• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ardi Veliu me “agjenci konsulence” për të paaftët dhe servilët

11:02 : 06/10/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED

Nga Boldnews.al

Edhe letrën e dorëheqjes së tij nuk dinte ta shkruante. Ia nisi kryeministrit një copë letre të shkruar të gjitha në gabime dhe mbi të gjitha as me numër protokolli, as kokë të institucionit e as vulë. Përtej kësaj, kjo ishte faza e fundit e një idiotësie personale që u shtri e gjitha në një polici pushteti dhe jo shteti.

Në letrën e dorëheqjes, Ardi Veliu thotë se ka “sakrfikikuar”, në vend që të shkruaj “sakrifikuar”, apo ndër të tjera shkruan se ka kërkuar “dorehqjen”, pra dorëheqjen. Më tej ai thotë se: “ne keto moment kam vendosur te mos kerkoj nje mandat tjeter”. E shkruar me shumë gabime, që tregon edhe nivelin personal të kryepolicit që ka drejtuar për katër vite, Veliu ka harruar se Policia e Shtetit nuk funksionon me mandat qeverisës.

Pak para se të zyrtarizohej shkarkimi i tij, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh në lidhje me Veliun se: “Do ta merrni vesh kur do t’i mbarojë kandili”. Kandili po i fiket kryepolicit Ardi Veliu. Shumëkush mund të mendojë se e përdorën dhe në fund e hodhën, si një limon jo vetëm të shtrydhur, por të kalbur tërësisht. Por jo, Veliu do jetë një nga emblemat e pushtetit të Rilindjes.

Ai nuk do të rrijë pa punë, një vend do ja gjejnë në polici, për ta mbajtur aty deri kur Rilindja të ketë frymë. Me gjasë ai do ti futet “biznesit” të ri. I mjafton të regjistrohet në QKR dhe të hapë “studio konsulence” për servilizëm dhe ngjitje në karrierë, pa pasur asnjë aftësi, por vetëm me lëpirje kap majat dhe çfarë majash, asaj të Rilindjes.

Lexo edhe:

Si kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun privat MSSC, kanë krijuar ombrella “të ligjshme” korrupsioni

Tregti me sende të vjedhura, lihet në fuqi dënimi me burg për shoferin e Ardi Veliut

Do të mbahet mend si kreu i policisë së shtetit që shkonte në vendet e ngjarjeve dhe numëronte gëzhojat e qitura nga krimi dhe numrin e viktimave. Do të kujtohet për mbytjen e qytetarëve me gaz lotsjellës në çdo protestë të mbajtur në vend. Do të kujtohet si njeriu që me paaftësinë e tij u shtoi punën agjencive funerale…

Është etaloni i njeriut të bindur politik, për mbrojtjen deri në shkelje të hapur ligjore të pushtetit, kur u shpreh se në ngjarjen në Elbasan që u mbyll me një të vrarë dhe katër të plagosur, nuk kishte materiale zgjedhore, ndonëse në automjetin e personazheve të krimit të lidhur me pushtetin u gjetën kopje të kartave të identitetit të zgjedhësve dhe përbri tyre edhe shumat e pagesave për një votë.

Dhe më e fundit do të kujtohet edhe për ditën e fundit të punës së tij, kur në mëngjes bie një avion që dyshohet se transportonte drogë nga Malësia e Madhe dhe në darkë vriten dy banorë të Elbasanit dhe si gjithnjë autorët largohen pasi kanë lënë pas edhe flakën e automjeteve që përdorin në kryerjen e krimit.

Do të mbahet mend edhe për kriminalizimin e thellë të policisë së shtetit dhe ngritjen në majë të drejtimit të të paaftëve. Atë e thirri Fatmir Xhafaj, duke i varur në kundërshtim me ligjin tre grada më shumë ngase i takonin për tu kthyer më pas me dëshirën e tij në një lodër pushteti, të cilën ai vetë ia pa hairin, ndonëse paaftësia e “kambales” siç i pëlqente ta quanin përfundoi edhe me një letër skandaloze dorëheqjeje.

Etiketa: ardi veliu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun privat MSSC, kanë krijuar ombrella “të ligjshme” korrupsioni

12:13 : 13/10/2025
AKTUALITET

Tregti me sende të vjedhura, lihet në fuqi dënimi me burg për shoferin e Ardi Veliut

16:28 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Mbyllja e News24, goditje ndaj lirisë së shtypit/ Noka: Ardi Veliut Iu vodhën 500 mijë euro në shtëpi

14:32 : 14/08/2025
AKTUALITET

Sulmi ndaj News24, Lubonja: Ardi Veliu i lidhur me krimin e organizuar! Plaçkitja, akt banditesk

16:59 : 12/08/2025
AKTUALITET

Bastisja e News24, gazetari ironizon Ardi Veliun: Më kthe xhaketat se kompjuterin s’di ta përdorësh

08:52 : 12/08/2025
AKTUALITET

Do kthehet në fabrikë armësh/ Policia rrethon godinën e News24, gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

07:55 : 09/08/2025
Para

Rrëzohet helikopteri ushtarak tunizian, raportohen 3 humbje jete

TË GJITHA

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

14:37 : 25/10/2025
Viktima

Po kontrollonte punimet e një ure, inxhinieri bie nga lartësia dhe humb jetën! Arrestohet drejtuesi teknik

14:14 : 25/10/2025

Sonte akrepat e orës kthehen pas

14:08 : 25/10/2025

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

14:02 : 25/10/2025

Këta janë 7 personazhet që pritet të jenë pjesë e “Big Brother VIP 5”

13:43 : 25/10/2025

Rama: Diella është shtatzënë, do të shtohet me 83 fëmijë

13:31 : 25/10/2025

Rama për DW: Balluku e pafajshme derisa të ketë një vendim të formës së prerë

13:22 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com