• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Profil / Ardi Veliu, kryepolici ushtar i rilindjes që iu fik kandili pas zgjedhjeve

21:56 : 05/10/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Ashtu sikurse ka ndodhur me të gjithë bashkëpuntorët e tjerë në punë të errëta, nuk kishte dyshim se Edi Rama do ta flakte një ditë edhe Ardi Veliun. Mister nuk ishte fakti se kjo gjë do të ndodhte, por vetëm periudha se kur do të bëhej e ditur.

Dhe koha që u zgjodh ishte perfekte: menjëherë sapo kryepolicin e përdorën për zgjedhtet e 25 prillit. Aty mbaroi me sa duket edhe misioni i një militanti besnik, të cilin deri në këtë datë, kryeministri e mbrojti me besnikëri që prej 5 shkurtit 2018, kur mori detyrën nga Haki Çakos, deri tani në vigjilje të shkarkimit.

Edi Rama nuk e shiti Ardi Veliun edhe pas dhunës mostruoze dhe shproporcionale që manifestoi në mitingjet e opozitës. Ai nuk e bëri këtë as pas rahjes kafëshërore që pësuan aktivistët e Aleancës për Teatrin, në natën e shembjes së tij. Ai i doli në mbrojte gomarllëqeve proverbiale të kryepolicit, që e justifikoi dhunën ndaj një adoleshenti me faktin se nëna aktore filmash kishte sjellje të papërshtatshme morale.

“Drejtori për të cilin kam konsideratën më të lartë për integritetin, profesionalizmin e rezultatet e arritura, në këtë rast ka gabuar pa diskutim. Drejtori ka gabuar e them pa asnjë rezervë ka gabuar, por jam më i prirur ti besoj ndjesës së tij publike…” deklaroi kryeministri pasi u mor vesh se fotot me pistoletë të aktores Zaida Çobo ishin sekuenca të një filmi artistik.

Ai madje aplikoi një standart të dyfishtë nga ai që përdori me ministrin e brendëshëm Sandër Lleshaj, në momentin e vrasjes së Klodian Rashës. “Ardi Veliu është një figurë për tu respektuar nga të gjithë se është i drejtë dhe i ndershëm, ndonëse jo i pagabueshëm. Ai nuk ka lidhje me krimin dhe korrupsionin që shpesh e ka njollosur uniformën e policisë së shtetit”, këmbënguli kryeministri pas protestave të forta të të rinve që tronditën Tiranën në 15 dhjetor 2020.

Lexo edhe:

“Jam shoferi i kancelares së SPAK-ut”, kërcënoi inspektorët e IMT-së, arrestohet një person në Tiranë

Kërcënoi gazetarin, Lul Morina paraqitet në policinë e Tiranës

Natyrisht që kjo dalje në krahë nuk qe e kotë. Polici militant duhej për një moment të vetëm. Besnikëria e tij e verbër ishte e nevojshme për betejën elektorale.

Dhe si një ushtar i bindur Ardi Veliu e justifikoi këtë. Të gjithë e mbajnë mend ngjarjen tronditëse të një vrasjeje politike në Elbasan në prag të zgjedhjeve. Të gjithë kujtohen gjithashtu se si kryepolici fshehu dhe manipuloi provat për të mos hedhur faj mbi mbështetësit e Taulant Ballës që u kapën duke blerë vota gjë që çoi më pas në përballje me armë.

Disa ditë para zgjedhjeve, ish polici i forcave Renea, Arbër Paplekaj, një vullnetar i mbrojtjes së votës në përbërje të grupeve të Partisë Demokratike, qëlloi për vdekje një eksponent të fushatës së Taulant Ballës në Elbasan.

Ndonëse ngjarja ishte shumë e rëndë, opozita pretendoi se njerëzit e saj ishin ndodhur aty, për shkak se viktima i shoqëruar nga një grup bashkëpuntorësh, me të shkuar kriminale, ishin duke shpërndarë para në këmbim të kartave të identitetit të votuesve.

Pra, ndonëse ajo që ndodhi nuk justifikohej, në gjenezë të krimit pretendohej të ishin ata që kishin ngritur banda me njerëz që gjoja “kërkoheshin” nga policia, për të manipuluar zgjedhjet.

Ky kishte qenë me kohë pretendimi i opozitës. Madje shefi i fushatës elektorale për Elbasanin, Gazmend Bardhi kishte bërë denoncim edhe në SPAK, kundrejt këtyre grupeve të gatshme që vidhnin vota në favor të rilindjes. Ndonëse të gjithë dëshmitarët pretendonin se grupi i mbrojtur prej Taulant Ballës kishte para, lista zgjedhësish dhe karta identiteti në makinat e tyre ku po kryenin blerjen e votës, drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu, ai që Edi Rama e ka mbrojtur publikisht edhe për të tjera skandale, gënjeu hapur publikisht në një konferencë shtypi para 25 prillit duke thënë se në vendngjarje nuk ishin gjetur prova për krimin elektoral.

Menjëherë opozita përgatiti edhe një video ku kujtoheshin deklaratat e Ardi Veliut një ditë pas incidentit që përfundoi me vrasjen e Pjerrin Xhuvanit.

Siç do të rezultonte më pas, në makinën e kapur nga njësia e mbrojtjes së votës së opozitës gjendeshin pashaporta, karta identiteti dhe para. Pra ata që mbronte kryepolici ishin një njësi e strukturuar për blerjen e votës.

Fillimisht media investigative BIRN nxori dëshmi se në vendngjarje ishin gjetur blloqe pagesash dhe dhe karta ID të qytetarëve.

Më pas gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, e cila ndoqi procesin e kësaj ngjarjeje, nxori dëshminë e prokurorit se provat që kishte fshehur Ardi Veliu ekzistonin. “Ne automjetin që Klement Xhaferri perdorte diten e ngjarjes se rënde të Elbasanit u gjeten karta identiteti, pasaporta dhe ID te qytetareve te ndryshem. Policia e fshehu kete fakt te rende”, shkruajti ajo në Facebookun e saj ku nxori edhe faksimile të dokumentit të prokurorisë.

Por të gjitha këto nuk vlenin më. Për aq kohë sa i duhej PS-së Ardi Veliu, jo vetëm fshehu provat, por dhe u stërmundua të krijonte përshtypjen në elektorat se në anën e krimit ishte opozita.

Ky nuk qe manipulimi i tij i vetëm. Emri tij doli së pari në dosjen e famshme “Babale” kur ai u përmendi si njeriu që tentoi të transformonte dëshminë e Fredi Alizotit për llogari të Fatmir Xhafës, ministrit që e kishte propoziar për këtë post. Edhe më pas, në rastin e vrasjes tragjike të Klodian Rashës, njoftimi i parë i rremë i policisë ishte se viktima mbante në dorë një armë.

Por të gjitha këto iu falën Ardi Veliut për ta zhytur në mëkat deri në ditën e zgjedhjeve.

Pas 25 prillit besnikëria e tij nuk ka më vlerë. Prandaj dhe për të njëjtin person që dikur kryeministri thoshte se kishte konsideratën më të lartë, sot ministri i brendëshëm flet si për dikë që i ka sosur flaka e kandilit./Lapsi.al/

Etiketa: policiprofilveliu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Jam shoferi i kancelares së SPAK-ut”, kërcënoi inspektorët e IMT-së, arrestohet një person në Tiranë

15:01 : 25/08/2025
AKTUALITET

Kërcënoi gazetarin, Lul Morina paraqitet në policinë e Tiranës

21:39 : 23/08/2025
AKTUALITET

Të shtënat me armë zjarri në Kombinat, policia: U qëllua në drejtim të një mjeti

13:12 : 22/08/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Policia dhe karrotrecët në Himarë bashkëpunojnë për të ‘rrjepur’ emigrantët/ VIDEO

23:04 : 21/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Zjarrfikësit çekë e sllovakë luftojnë zjarret në Tepelenë, policia dhe ushtria e Ramës rrethojnë News24

13:32 : 13/08/2025
AKTUALITET

Pushuesit konstatojnë një trup të pajetë në plazhin e Vlorës, mbërrin policia

10:15 : 13/08/2025
Para

Skandal/ UEFA "fshin" Kosovën nga harta, e lë pjesë të Serbisë

TË GJITHA

Aksident në aksin Fier-Lushnje, 5 makina përplasen njëra pas tjetrës

15:56 : 28/08/2025

Kanë burim të paligjshëm/ Pasuritë e sekuestruara të Kristian Konit arrijnë vlerën e 26 mln e 500 mijë€

15:45 : 28/08/2025

Tabaku: Pas 430 milionë të harxhuara qeveria pranon dështimin e inceneratorëve, rikthehet te landfilli

15:25 : 28/08/2025

EMRI/ Kërcënoi gjyqtarin e Lushnjes, ekstradohet nga Italia ‘ish-kandidati’ për Drejtor Policie

15:10 : 28/08/2025

Skema mashtruese “TXEX”! Policia: Qytetarët të bëjnë kujdes nga investimet online

14:57 : 28/08/2025

“Shqiponjat” arrestojnë një të mitur me d*ogë në Tiranë

14:40 : 28/08/2025

Zjarr në fshatin Brataj të Kukësit, rrezikohet Mali i Gjallicës

14:19 : 28/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com