• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ikën Ardi Veliu, polici i akuzuar për partitizim të Policisë së Shtetit

18:23 : 05/10/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dha dorëheqjen nga ky post në një letër të publikuar nga kryeministri Edi Rama, në të cilën thotë se dëshiron të largohet “për t’iu përkushtuar më shumë familjes”. Rama e pranoi dorëheqjen duke lënë të kuptohet se ka në plan t’i japë punë në pozicione të tjera shtetërore.

“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falënderoj nga zemra për kontributin e vyer,” deklaroi Rama.

“Në këtë moment kam vendosur të mos kërkoj një mandat tjetër dhe t’ju ofroj dorëheqjen time për t’iu përkushtuar më shumë familjes,” deklaroi Veliu në letrën e dorëheqjes. Edhe Veliu iu përgjigj vlerësimit të Ramës duke deklaruar në letrën e tij: “Mezi pres të punojmë sërish sëbashku në të ardhmen”.

Veliu u emërua drejtor në shkurt të vitit 2018 ndërsa drejtimi i Policisë së Shtetit prej tij u shoqërua me akuza për instrumentalizim partiak të kësaj strukture. Veliu ishte gjithashtu drejtori që pa degradimin e marrëdhënieve mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit në përplasje të dhunshme.

Në vitin 2019, në mënyrë të paprecedentë, Policia e Shtetit bombardoi me gaz lotsjellës banorët e Bregut të Lumit në Tiranë në mbështetje të një operacioni për të shembur banesa, pa marrë parasysh se në banesa kishte fëmijë. Në nëntor 2019, nën gaz lotsjellës përfunduan banorët e Unazës së Re.

Lexo edhe:

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

Ndërsa në maj të vitit 2020, Policia e Shtetit u akuzua se përdori dhunë të pajustifikuar kundër protestuesve gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar. Pak javë më vonë, Veliu u përball me kërkesa publike për dorëheqje pasi u regjistrua në parlament duke sulmuar një nënë në përpjekje të dukshme për të justifikuar dhunën policore kundër një fëmije 14 vjeçar. Veliu zbuloi se kishte gërmuar në median sociale të nënës së fëmijës së dhunuar nga policia për të gjetur se ajo ishte shfaqur në një video me pistoletë, duke lënë të nënkuptohet për atë që kritikët e quajtën, një përndjekje me biografi familjare si në kohën e komunizmit. Veliu deklaroi se ishte keqkuptuar.

Në dhjetor 2020, organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut i bënë thirrje atij të dënonte ndalimet policore dhe dhunën ndaj gazetarëve që po raportonin nga përplasjet e dhunshme mes të rinjve të zemëruar nga vrasja e një 25 vjeçari nga policia dhe forcave policore. Veliu heshti.

Kulmi i karrierës së Veliut me gjasa ishte ngjarja e 21 prillit 2021 në Elbasan, ku në një përplasje mes grupeve politike rivale u vra politikani lokal Pjerin Xhuvani. Veliu deklaroi se në vendngjarje nuk ishin gjetur prova për krime zgjedhore, në një kohë kur dokumenti i ekspertimit sugjeroi saktësisht të kundërtën. /BIRN/

Etiketa: ardi veliuBoldnewspolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

15:19 : 15/11/2025
AKTUALITET

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

14:21 : 15/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, e pësojnë 5 persona, mes tyre punonjës të OSHEE-së

13:39 : 15/11/2025
AKTUALITET

Ktheu lokalin në laborator droge, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë

12:30 : 15/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Digjen dy makina të parkuara në Shkodër, detajet

12:14 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mashtroi një person dhe i mori 21 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

12:00 : 15/11/2025
Para

Situatë kaotike te Laçi, titullari largohet nga klubi pas debatit me presidentin

TË GJITHA

“Kronika e një Shqipërie të nënshtruar”

09:09 : 16/11/2025

Këmbimi valutor 16 nëntor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:50 : 16/11/2025

SHBA dhe Koreja e Jugut finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve

08:45 : 16/11/2025

Debati rreth prosti*ucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

08:33 : 16/11/2025

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

08:17 : 16/11/2025

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

07:56 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com