• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Tensionet në veri, reagon policia e Kosovës: Situata në kufi është kthyer në normalitet

14:49 : 03/10/2021
në RAJONI

Lexo edhe:

Serbi-Shqipëri për Kualifikueset e Botërorit, kompanitë e basteve “vendosin në peshore” skuadrat

Terras dënon ndërhyrjen “armiqësore e përshkallëzuese” të Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka thënë se rrugët në drejtim të pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë liruar për qarkullim dhe se gjendja i është kthyer normalitetit.

“Gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, pas largimit të pengesave, lirimit të rrugëve për qarkullim dhe lëvizje të lirë i është kthyer normalitetit, përderisa njësitet policore patrulluese përfshirë ato kufitare vazhdojnë me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore”, thuhet në njoftim.

Të shtunën, më 2 tetor, janë zhbllokuar dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë. Pjesëtarët e KFOR-it e kanë marrë kontrollin në këto dy lokacione. Këto dy pika kufitare janë bllokuar nga serbët lokalë prej 20 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi.

Por, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtueshmëri më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut. Në një komunikatë për media, KFOR-i ka thënë se, nga kjo fundjavë e deri në dy javët e ardhshme, ky mision do të jetë prezent në këtë zonë, në përputhje me mandatin që ka.

Policia e Kosovës tha se në orët e mbrëmjes të së shtunës (2 tetor) ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, vizituan zyrtarët policorë në kampin Belvedere, të cilët ishin në detyrë në pjesën veriore të Kosovës.

“Ata kërkuan nga të njëjtit që të vazhdojnë punën dhe detyrat e tyre policore në shërbim të vendit dhe qytetarëve në mënyrë profesionale, ashtu siç është dëshmuar gjatë këtyre trembëdhjetë (13) ditëve, duke mos rënë pre e asnjë provokimi të kryer në forma të ndryshme nga ana e protestuesve”, thuhet në njoftim.

Më vonë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri Sveçla tha se “Policia e Kosovës, dëshmoi se është polici profesionale dhe e gatshme të mbrojë sovranitetin e shtetit dhe ofrojë rend dhe siguri anë e mbanë, pa dallim”.

Të shtunën u plotësua pika e parë e marrëveshjes për zgjidhjes e situatës së fundit në veri. Në marrëveshjen e arritur në Bruksel parashihet zbatimi edhe i dy pikave tjera. Njëra parasheh që palët duke filluar nga 4 tetori, të nisin së zbatuari përkohësisht regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.

Ndërkaq, pika e fundit parasheh që më 21 tetor të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajturi Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë. /REL

 

Etiketa: kosoveSerbitensione

Lajme të lidhura

SPORT

Serbi-Shqipëri për Kualifikueset e Botërorit, kompanitë e basteve “vendosin në peshore” skuadrat

15:58 : 11/10/2025
RAJONI

Terras dënon ndërhyrjen “armiqësore e përshkallëzuese” të Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

15:28 : 11/10/2025
AKTUALITET

Serbia bën prapakthehu, rikthejnë flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit

14:03 : 11/10/2025
AKTUALITET

Presion shtetëror ndaj gazetarëve shqiptarë, UGSH – autoriteteve serbe: Rrespetoni ligjin

13:14 : 11/10/2025
RAJONI

Votuesi kosovar mes bastioneve që po bien dhe krizës që vazhdon

09:50 : 11/10/2025
BOTA

Hungaria thotë se do të rrisë dërgesat me naftë në Serbi pas sanksioneve amerikane ndaj NIS-it

20:31 : 10/10/2025
Para

Konkurrenti i 'Për’puthen' i lidhur me një djalë jashtë programit?!

TË GJITHA

Kosovë, Albin Kurti emëron Vukmiroviç në detyrën e ministrit për Komunitete dhe Kthim

16:29 : 11/10/2025

Duhanpirja në nivel shqetësues, ekspertët: 38% e popullsisë mbi moshën 15 vjeç janë konsumatorë

16:20 : 11/10/2025

Biden i nënshtrohet terapisë me rrezatim ndaj kancerit të prostatës

16:13 : 11/10/2025

Avionët britanikë dhe amerikanë kryejnë mision 12-orësh pranë kufirit rus

16:08 : 11/10/2025

Serbi-Shqipëri për Kualifikueset e Botërorit, kompanitë e basteve “vendosin në peshore” skuadrat

15:58 : 11/10/2025

“Shkollat pa internet e laboratorë”/ PD: Mburrja e Ramës për arsimin, fasadë për të fshehur kolapsin

15:49 : 11/10/2025

Goditet organizata kriminale në Milano, kapen 50 kg drogë, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

15:39 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com