• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Sa e bashkuar është Gjermania sot?

11:28 : 03/10/2021
në BOLD BLOG, BOTA

Më 3 tetor 1991 u nënshkrua zyrtarisht bashkimi i Gjermanisë, një vit pas rënies së Murit të Berlinit. Marrëveshja përcaktoi modalitetet e bashkimit dhe nivelimin gradualisht të standardeve mes lindjes dhe perëndimit.

Që prej 31 vjetësh Gjermania është bashkuar. Të paktën në dokumenta ky hap u kurorëzua shpejt në mënyrë ceremoniale pas rënies së Murit të Berlinit. Por ajo që pasoi nuk i entuziazmoi të gjithë njësoj, kryesisht në lindje të Gjermanisë, ku ndërmarrjet u shkatërruan dhe shumë vetë humbën vendet e punës. Ajo që shumë njerëz të gjeneratës që sot janë në pension e ngrenë si shqetësim është, se jo gjithçka është zhvilluar aq mirë sa pritej: p.sh. ende ka dallime në paga, në lindje pagat janë më të ulëta se në perëndim të vendit. Edhe pensionet në lindje ende nuk kanë arritur nivelin si në perëndim. Ka ende shumë punë në këtë drejtim.

Megjithatë shumë gjëra në shumë drejtime kanë ecur me sukses, veçanërisht për brezin e ri. Shembulli i një familjeje nga të dyja anët e Gjermanisë, që kanë krijuar modelin e tyre të biznesit duke e realizuar projektin e jetës së tyre pavarësisht kundërshtive e provon më së miri këtë: Në lindje të Gjermanisë rreth 100km në perëndim të Berlinit gjendet ferma e parë në mbarë Europën e algave, sikurse na thotë familja. Në fermën e tyre në bregdet kultivohen mikroalgat, që konsiderohen si arma e së ardhmes në luftën kundër ngrohjes së Tokës. Këto alga deti mund ta thithin nga atmosfera dioksidin e karbonit e nga ana tjetër ato janë edhe një ushqim me vlerë.

Sipërmarrja e çiftit Jörg Ullmann dhe Kirstin Knufmann është specializuar për algat. Madje ata janë njohur me njeri-tjetrin pikërisht nga puna me algat. Kirstin Knufmann është themeluese e sipërmarrjes RawAndPure, që prodhon ushqime të shëndetshme cilësore bazuar edhe tek algat.

Ndërkohë Jörg Ullmann shpjegon, se si ai pati idenë që në territorin e firmës të instalonte edhe Start-Ups. E pikërisht në këtë moment erdhi Kirstin me idenë, që biznesin e saj që kishte ecur mirë ta vendoste në një hapësirë të re. Kësisoj përmes këtij kontakti lidhur me punën ne u njohëm dhe u lidhëm më shumë bashkë edhe përtej punës. Ishte si të thuash edhe dashuri me shikimin e parë, thotë ai.

Lexo edhe:

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

Kina kalon SHBA-në si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë

Ata të dy sot drejtojnë një sipërmarrje të suksesshme, gjë kjo jo e vetëkuptueshme në lindje. Sepse pas ribashkimit të Gjermanisë ekonomia në landet lindore të ish-RDGJ-së u rënua. Kirstin Knufmann: „Dallimet sot nuk janë aq të dukshme, megjithatë nëse u referohesh posteve drejtuese, vëren, se shumica janë të zënë nga gjermano-perëndimorët. Personalisht nuk mendoj, se kjo është keq, por besoj se tashmë me kalimin e kohës mund të rivendoset ekuilibri, sepse në fillimet e kthesës në lindje gjërat duheshin përpunuar njëherë.”

Ferma e algave është e suksesshme. Çifti i ri ka njohur fillimisht lindjen, ndërsa tani janë të suksesshëm në perëndim. Jörg Ullmann mundi të studiojë atë që dëshironte dhe të bënte punën që donte pas rënies së Murit të Berlinit. Edhe Kirstin Knufmann e konsideron bashkimin vërtetë si një fat të madh edhe për të perosnalisht. Ajo thotë, se nëse kjo nuk do të kishte ndodhur ajo nuk do të kishte jetën që ka sot me harmoninë në familje me bashkëshortin dhe fëmijët si dhe biznesin e suksesshëm. „Jam mirënjohëse dhe e gëzuar për shanset dhe mundësitë, që mu dhanë mua për përjetimin e të gjitha këtyre duke qenë në kohën e duhur në vendin e duhur. Bashkimi është për mua gëzim dhe mirënjohje”.

Për brezin e ri Gjermania e Bashkuar është e vetëkuptueshme. Ndarjen e Gjermanisë brezi i ri do ta mësojë vetëm nga librat dhe rrëfimet në famlije./DW

Etiketa: bashkimberlingjermania

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
BOTA

Kina kalon SHBA-në si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë

14:31 : 22/10/2025
BOTA

Spiegel: Gjermania planifikon të porosisë 15 avionë të tjerë F-35 nga SHBA

11:09 : 20/10/2025
BOTA

Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

17:09 : 18/10/2025
BOTA

Berlini jep miratimin, Gjermania do i shesë Turqisë 24 avionë luftarakë “Eurofighter”

15:13 : 17/10/2025
BOTA

Gjermania nis hetim ndaj “Temu”, dyshohet për manipulim çmimesh

19:03 : 12/10/2025
Para

“Nëna na detyroi të bëhemi prosti*uta”/ Historia e dhimbshme e dy motrave

TË GJITHA

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025

“21 Janari”/ Gazetarja zbulon çfarë deklaroi Lulzim Basha në SPAK

21:38 : 30/10/2025

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com