• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Na bëfshi Reformën Ulsi dhe Luigi

12:46 : 03/10/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Sot është ministër riosh i Drejtësisë. Dikur shihte plot ankth nëse Rama e kishte përfshirë ose jo në listën e deputetëve, por Ulsi Manja shkoi “ma nalt o burrë, ma nalt”… Sot ai është në krye të Reformës në Drejtësi, bashkë me ambasadorë, përfshi edhe Luigi Soreca-n e BE-së, flasin për suksese në drejtësinë e re.

Diskutojnë edhe me fjalë të mëdha, që dalin nga fjalori i tyre i pasur, që sigurisht i kanë të kultivuara nga leximet e shumta, por sërish mbi të tjerë shkelqen ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

E meriton të jetë aty ku sot është, si një kapacitet intelektual që ka dhënë në fushën e jurisprudencës, duke qenë një njohës i mirë ligjesh, aq sa për pak mund edhe ta kishin marrë në Komisionin e Venecias.

Ka ecur shumë, dikur një prokuror në rrethe e më pas iu fut thellë e më thellë politikës. Karriera i njohu një rritje të madhe kur u përfshi në përgjimet e dosjes 184, në zgjedhjet e parakohshme lokale në Dibër, më 11 shtator 2016.

Lexo edhe:

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Bashkë me Damian Gjiknurin, Ulsi Manja u vendos në Dibër, në zonën e tij dhe aty arritën një rezultat spektakolar. Ishin paksa keq në llogari, sepse blenë më shumë vota nga çfarë u nevojitej, për të mos e zhgënjyer “Bablokun e madh”, por kjo jo vetëm nuk u shkaktoi probleme, por përkundrazi, u vlerësuan edhe më shumë.

Në dosjen e përgjimeve, ndër të tjera Manja, atëherë vetëm një deputet i thjesht, e sot një ministër shumë i rëndësishëm, komunikonte me Shefin e Komisariatit Robert Aga, duke e falenderuar për “punën e bërë për zgjedhjet” dhe i premtuar se do e lëviznin në një detyrë më të lartë.

Por Aga ishte “modest” dhe si një “ushtar i Rilindjes”-sikurse e pohon vetë në komunikim, kërkonte një copë shef komisariati në Bulqizë (aty ku gëlon paraja nga miniera e kromit). “Un thash për ma nalt o burrë, ma nalt”-shprehej Maja, duke bërë haptas diskutime për punësime nepotike në radhët e policisë së shtetit.

Shumë menduan se ky ishte fundi i karrierës së Manjës, por në fakt ishte në kulmin e ngjitjes. U bë kreu i Komisionit të Ligjeve dhe më pas deputet në qarkun e Tiranës. Nuk mund të thuhet se eci vetëm me ndihmën e Ramës, sepse edhe në fushatë ai goditi, duke shpërndarë shishe vere me pamjen e tij.

Një publicitet i veçantë, që mund ta kopjojnë edhe kandidatët për kongresmenë në Amerikë. Gjithashtu vendosi edhe ti japë një tjetër luk fytyrës. Mjekra e rritur i transmetonte një miksim mes njeriut të aksionit të përditshëm me atë të “profesorëve” të katedrave të mëdha ndërkombëtare.

“Reforma në Drejtësi po jep rezultate dhe qeveria e re është e vendosur ta çojë përpara. Vetingu tregoi se sa i nevojshëm ishte. Reforma po jep frytet, ajo është një model unik në vendet e rajonit”.

Ky ishte qëndrimi prej një intelektuali me vizion i Ulsi Manjës, i cili tregoi edhe një herë se mbart botë të gjerë në formim.

Edhe ambasadori Luigi Soreca ndau të njëjtin mendim me ministrin mbi Reformën në Drejtësi, dhe gati gati e kishte të vështirë të jepte qëndrim tjetër, pasi më mirë se Maja nuk kishte kush ta artikulonte.

“Reforma po jep frytet, ajo është një model unik në vendet e rajonit”-theksoi me shumë zgjuarsi Manja, i cili ka kapur thelbin e vërtetë të drejtësisë së re. Është unike pasi në asnjë vend të rajonit drejtuesit e drejtësisë së re janë motra, vëllai dhe kunati i ministreshave dhe ish-ministreshave tona.

Është unik sepse ndosh që struktura më e lartë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e quajtur SPAK, në dy vite funksionim ka dënuar policë rrugorë që janë kapur me 500 lekë ryshfet dhe arrestuan një “peshk të madh” kanalesh të myzeqesë.

Dhe këto nuk janë pak.

Si Luigi Soreca ashtu edhe Ulsi Manja mbajtën fjalime të gjata me plot vlerë për temën: “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë”.

Ata dhanë shpresë dhe na shkundën si shoqëri se drejtësia e re jo vetëm kishte ardhur, por ajo ka bërë shumë punë.

Me këtë ritëm u duhet dhënë mbështetje dhe uruar: “Na bëfshi Reformën Luigi dhe Ulsi”.

Etiketa: drejtesiamanjasoreca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025
AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Blendi Fevziu: Drejtësia është në kaos, askush nuk mban përgjegjësi

21:35 : 27/10/2025
AKTUALITET

Drejtësia që prodhoi padrejtësinë

21:05 : 12/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Astrit Kalajës në Tiranë, Fox News: Simptomë e rrënimit të sistemit të drejtësisë

09:34 : 12/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025
Para

18-vjeçarja u v*a nga burri, reagon modelja: Çohu malsi, nuk kena bija...

TË GJITHA

Aleati kryesor i Putinit në Evropë! Vuçiç bisedë me Zelenskyn: Diskutuan për bashkëpunim

19:41 : 05/11/2025

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

19:35 : 05/11/2025

‘Barazia gjinore’/ Këshilli Ndërfetar kundër: Me rëndësi ruajtja e familjes dhe traditës shoqërore shqiptare

19:21 : 05/11/2025

“Është në hetim”: Kuvendi refuzon interpelancën me ministren Balluku

19:12 : 05/11/2025

Singapori nxjerr ligjin e ri: Kush mashtron dënohet me 24 rrahje me kamzhik

19:02 : 05/11/2025

Gjokutaj: SPAK po mbron Ballukun me akuza të buta për të mbajtur qeverinë në pushtet

18:52 : 05/11/2025

Ndryshime në Kadastër, jep dorëheqjen Nufi, e zëvëndëson e besuara e Ballukt

18:46 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com