• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prindërit e nxënësve në Tiranë peticion për zhvillimin e mësimit me orë të plota

11:05 : 30/09/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Komuniteti i prindërve të shkollave të arsimit parauniversitar në qarkun e Tiranës është organizuar në një nismë të përbashkët për mospranimin e vendimit të marrë nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë, mbi zhvillimin e procesit mësimor me orë të reduktuara.

Një peticion po firmoset nga prindërit e nxënësve të shkollave në kryeqytet, që kërkon zhvillimin e programeve lëndore me orare të plota – 45-minutëshe.

Peticioni i është drejtuar ministres së Arsimit Evis Kushi dhe asaj të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Po ashtu, dokumenti i është dërguar për dijeni Presidentit Ilir Meta, komisionit parlamentar të edukimit, kryeministrit Edi Rama dhe Avokatit të Popullit Erinda Ballanca.

Peticioni

“Ne, komuniteti i prindërve të nxënësve të arsimit parauniversitar dëshmojmë se pas dy viteve shkollore të zhvilluara në situatë pandemie, fëmijët tanë hasin probleme dhe mangësi në njohuritë e tyre, të cilat ne ia atribuojmë formave jo efektive të mësimdhënies. Të vetëdijshëm për situatën që po kalon vendi, por të shqetësuar për fatin e fëmijëve tanë, e konisderojmë si kusht të panegociueshëm zhvillimin e programit lëndor mësimor të plotë me orë 45 minutëshe gjatë vitit shkollor 2021 – 2022. Nisur nga zhvillimi i mësimit me 2 apo 4 turne 25 ose 30 minutëshe, dhe nga pamundësia e fëmijëve tanë për të përthithur informacionin që përmban programi lëndor i përcaktuar me Urdhrin e Ministrit Nr.6, dt 10.01.2018 konstatojmë se po shkelet e drejta themelore kushtetuese për arsim, bazuar në nenin 57 të Kushtetutës”, lexohet në peticion.

Lexo edhe:

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

“Vendimmarrja juaj dhe e institucioneve në varësinë tuaj është marrë në kundërshtim të plotë me nenin 6, pika 8 dhe nenin 62 të ligjit 69/2012 për Arsimin Parauniversitar duke cënuar të drejtën tonë si prindër për tu konsultuar mbi këtë vendimmarrje që prek drejtëpërdrejtë cilësinë e arsimimit të fëmijëve tanë. Vendimmarrja nuk është konsultuar as me Bordet dhe strukturat prindërore që njeh legjislacioni në fuqi. Gjithashtu konstatojmë se me vendimmarrjen tuaj keni cënuar barazinë në arsim duke diskriminuar një kategori të fëmijëve dhe duke favorizuar fëmijët e shkollave të tjera. Shteti shqiptar, bazuar në parimet kushtetuese duhet të garantojë kushte dhe mundësi të barabarta për të gjitha shkollat e arsimit publik dhe jopublik. Prandaj, bazuar në të drejtën që ligji dhe kushtetuta na njeh, si qytetarë, taksapagues dhe prindër, kërkojmë  Sigurimin e kushteve infrastrukturore për zhvillimin e programit lëndor (mësimit) me orare të plota (45minuta) për të gjithë nxënësit në shkollat e arsimit parauniversitar në Republikën e Shqipërisë. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, mbetemi në pritje të përgjigjes Tuaj 5 ditë kalendarike pas depozitimit të kësaj kërkese pranë institucioneve përkatëse. Me konsideratë, Përfaqësueset e komunitetit të prindërve”, shkruhet më tej në dokument.

Etiketa: nxenespeticion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

14:30 : 31/10/2025
AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Premtimet e Ramës ‘avulluan’! Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

08:35 : 19/10/2025
AKTUALITET

U shfaq në shkollë me armë, policia identifikon 15-vjeçarin: E kishte lodër

21:21 : 11/10/2025
AKTUALITET

Vlorë/ 17-vjeçari kapet me thikë në shkollë, procedohet penalisht

14:44 : 09/10/2025
AKTUALITET

Shpopullimi i Shqipërisë! Në 4 vite u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit

08:14 : 07/10/2025
Para

Përmbytje të mëdha në Slloveni, makinat “pushtohen” nga uji (VIDEO)

TË GJITHA

Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin/ Arrestohet “Duçja”, vëllai i deputetit. Në pranga dhe 2 të tjerë

12:35 : 01/11/2025

Ligji mbron, por realiteti ndëshkon/ Boshllëqet në mbrojtjen e nënave në punë

12:20 : 01/11/2025

EMRAT/ Po transportonin refugjatë nga Nepali, arrestohet në Gjirokastër dy rinj nga Tirana

12:08 : 01/11/2025

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

11:49 : 01/11/2025

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com