• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lali Eri pranon skandalin: Në tenderin 6 mln USD të pastrimit u përdorën dokumente të falsifikuara

15:20 : 30/09/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, ka pranuar më në fund skandalin; në tenderin 6 milionë USD të pastrimit të zonës 2 janë përdorur dokumente të falsifikuara. Një skandal i përmasave të mëdha, që nëse do të ndodhte në një shtet të konsoliduar do të kishim tashmë persona në burg.

Madje, edhe zyrtarë dhe përfaqësues të firmave private. Skandali i ngjason tenderit të Unazës së Madhe, ku u përdorën dokumente false. Dhe, kjo procedurë u “kopjua” nga vartësit e Lalit, të cilët kanë pranuar me sy mbyllur dokumentet e ngarkuara nga firma private. Boldnews.al ka siguruar në mënyrë ekskluzive dokumentet e këtij tenderi, ku para pak ditësh, vetë Bashkia e Tiranës ka bërë një njoftim në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Faksimile: Njoftimi i Bashkisë së Tiranës, për anulimin e tenderit të pastrimit të zonës nr.2 në Tiranë

Sipas dokumentit të mësipërm, Bashkia e Tiranës ka bërë një njoftim anulimi në Agjencinë e Prokurimit Publik. “Numri i referencës së procedurës me objekt ‘loti II’, shërbimi i pastrimit të zonës Tirana II”. Fondi limit i këtij loti ka qenë 548.694.815 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 6 milionë USD.

“Arsyet e anulimit bazuar në ligjin për ‘Prokurimin Publik’, mbështetur në vendimin e komisionit të prokurimit publik Nr. 264/2021, datë 08.06.2021, pika 3” thuhet në këtë dokument, që vijon se “Bashkia Tiranë, vijon me anulimin e procedurës së prokurimit me objekt ‘shërbimi i pastrimit të Tiranës, loti II”. Pra, një njoftim i thatë i një procedurë të majme. Hartimi i fjalive është bërë mjaft teknik, duke dashur të minimizpjnë skandalin e këtyre përmasave.

Lexo edhe:

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

Por, nëse KPP ka faktuar falsifikimin e dokumenteve, ku kanë qenë vartësit e Lali Erit? Apo janë bërë palë dhe kanë lejuar veprimet? A mbajnë përgjegjësi këta zyrtarë që kanë shpallur fitues të një tenderi një firmë me dokumente false?

Natyrisht, deri më tani janë bërë vetëm hetime administrative, por e çuditshme është se asnjë organ akuze nuk ka vepruar deri më tani. Ndoshta më vonë vihen në lëvizje, por heshtja dhe koha që po i lihet në dispozicion, të bëjnë të dyshosh se po favorizohet Lali Eri.

Faksimile: Vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik që faktoi se firma “Korsel” përdori dokumente të falsifikuara në këtë tender

Vendimi i anulimit i Bashkisë së Tiranës nuk përmëndte asnjë firmë, por numra vendimesh të KPP dhe të APP. Boldnews.al vijoi hulumtimin dhe siguroi edhe vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik, e cila i ka vënë vulën kësaj procedure të falsifikuar.

Në pikën e të këtij vendimi thuhet se “lidhur me pretendimet e operatorit ekonomik “Rej” SHPK mbi kualifikimin e operatorit ekonomik “Korsel” SHPK me argumentet se shkelja më e rëndë e kësaj procedure është fakti se shoqëria Korsel ka dorëzuar dokumentacion të rremë për qëllime kualifikimi ose të falsifikuara.

“Bazuar në dyshime të arsyeshme dhe informacionin që ne disponojmë shoqëria Korsel SHPK në përmbushje të kapaciteteve teknike në drejtim të disponueshmërisë së mjeteve krahas mjeteve të veta ka dorëzuar edhe mjete të marra me qira në Rumani.

– Konkretisht:
– MJETI RUMUM SIPAS TË DHËNAVE TË DEKLARUARA NË PROCEDURË NGA SHOQËRIA KORSEL SHPK
– MJETI RUMUM SIPAS TË DHËNAVE TË REGJISTRIT TREGËTAR RUMUN
– Targa TL29JTG
– Nr. Shasi ZCFCD70A405164626
– Targa TL 29JTG
– Nr. Shasi ZCFCD35A405164626
– Targa TL31JTG
– Nr. Shasi ZCFC470B105218439
– Targa TL31JTG
– Nr. Shasi ZCFC435B105218439
– Targa TL32JTG
– Nr. Shasi ZCFC470B805218437
– Targa TL32JTG
– Nr. Shasi ZCFC435B805218437

Pra siç vihet re shumë lehtësisht për mjetet me targa TL29JTG, TL31JTG, TL 32JTG shoqëria Korsel ka falsifikuar të dhënat pasi ato nuk janë të njëjtat me të dhënat e deklaruara në regjistrin tregtar rumun.

“Akti konkret është tepër i rëndë pasi shoqëria ka paraqitur të dhëna të rreme si për certifikatën e regjistrimit (lejet e qarkullimit), tipin e mjetit, peshat matëse dhe për policën e sigurimit” thuhet në vendimin e KPP-së.

Në fund, Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të s’kualifikojë firmën “Korsel”. Dhe, në këtë mënyrë, faktoi një skandal të madh, që i rëndon shumë Bashkisë së Tiranës.

Etiketa: plehratenderVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

20:00 : 04/10/2025
AKTUALITET

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

09:20 : 03/10/2025
Erion Veliaj i shoqëruar nga oficeri i BKH
AKTUALITET

Kërkoi lirinë në këmbim të garancisë pasurore, zbulohen arsyet që përdori Veliaj në Gjykatën e Lartë

18:26 : 02/10/2025
xr:d:DAFrgVhuuxY:8,j:8509951175233567203,t:23081409
AKTUALITET

Dekreti për zgjedhjet në Tiranë/ Ylli Manjani tregon skenarët: Çfarë mund të bëjë Veliaj

22:38 : 01/10/2025
AKTUALITET

Juristi Jordan Daci: Presidenti Begaj ka konsumuar një shkelje të rëndë kushtetuese

18:28 : 01/10/2025
Para

Redi shkakton debate të ashpra: Tola do burrë që ta rrahë tre herë në ditë

TË GJITHA

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025

Kontrata klienteliste? Pronat e shtetit lihen në degradim, shpenzohen mln për qira zyrash te privatët

21:48 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com