• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Furtunë në gotë uji

17:45 : 30/09/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, RAJONI

Nga Ilir Kalemaj

Në të njëjtën ditë që shefja e Komisionit Europian, gjermania Ursula von der Leyen, përgëzoi veten përmes një cicërime që gjakrat mes Kosovës dhe Serbisë u ulën falë ndërmjetësimit të saj dhe turit ballkanik që ajo sapo përfundoi, postoi një tjetër cicërimë në Twitter ku theksonte kënaqësinë që përuroi fillimin e punimeve nga Nish-i në Brestovac, nga Serbia në Kroaci, si pjesë të korridorit 10, që siç theksonte po vetë ishte një motor për ekonominë serbe krahas pjesë e linjës hekurudhore europiane.

Kjo sipas saj, ishte pjesë e planit ekonomik dhe investimeve në Serbi, një vend që shpesh shpërblehet për përfundimin e krizave që prodhon po vetë. Pra “karrota” që ndoshta jo rastësisht përkoi me detantën e arritur për çështjen absurde të targave e cila ishte një furtunë në gotë uji.

Kjo ndërsa flirton politikisht fare hapur me Rusinë dhe ekonomikisht me Kinën ndërkohë që të dyja këto vende, kush më shumë apo më pak e mbështesin në projekte të tilla irredentiste si “bota serbe” të fshehura fare mirë përmes eufemizmave të tillë si “Ballkani i Hapur”. Por natyrisht kjo është pjesë e diplomacisë shumë-vektoriale që Beogradi ka ditur ta luajë dhe madje perfeksionojë vitet e fundit, ndërsa faktori i hapërdarë shqiptar shpenzon ndonjëherë më tepër kohë duke u grindur mes vedi sesa me projekte vizionare përbashkuese dhe me politika të qarta që shkojnë përtej fasadave simbolike.

Ndërkohë nga Brukseli na vjen sihariqi që Serbia dhe Kosova kanë vendosur të zbusin situatën e nderë të javëve të fundit mbi regjimin e targave të përkohshme që e ka zanafillën apo duhej të ishte zgjidhur qysh nga marrëveshja ndër-shtetërore e 29 nëntorit 2011.

Lexo edhe:

Shqipëria dështon në infrastrukturë, arsim e shëndetësi, Raporti i Vjenës: Rajoni dekada larg BE-së

Bota dhe rajoni: sot dhe nesër

Pas shumë driblimeve duke ndenjur në vend, e motivuar më së fundmi nga reagimi jashtëproporcional i Vuciqit që është në pragfushate elektorale në Serbi dhe i duheshin ca pikë nacionaliste, kriza duket se mori një zgjidhje afatshkurtër duke pranuar regjimin e “stikerave” apo pullave në vend të targave të përkohshme dhe duke fshehur simbolet kombëtare të Serbisë dhe Kosovës respektivisht në Kosovë dhe Serbi. Ndërkohë Serbia tërhoqi barrikadat e veta të mbështetura nga paramilitarë me mbështetje politike edhe nga Federata Ruse ndërkohë që dhe Kosova tërheq trupat e saj speciale duke lejuar policinë kufitare të bëjë punën e saj nën garancinë e përkohshme të siguruar nga KFOR-i.

Nga ana tjetër, grupi teknik i punës do të vazhdojë me mbledhjet e rregullta duke filluar nga 21 tetori në Bruksel, për t’ia prezantuar në mënyrë holiste përfundimet formatit politik të dialogut për një zgjidhje të përhershme. Që natyrisht do të duhet dhe duhet të përfundojë me njohjen reciproke të të dy shteteve ose së paku me njohjen nga pesë shtetet e ngelura nga BE dhe pezullimin permanent të proceseve lobuese për ç’njohje nga ana e Beogradit. Çka në vetvete do t’i hapte rrugë përfundimisht antarësimit të Republikës së Kosovës në Kombet e Bashkuara, NATO dhe në terma më afatgjatë edhe BE.

Etiketa: balkan i hapurrajoniursula

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria dështon në infrastrukturë, arsim e shëndetësi, Raporti i Vjenës: Rajoni dekada larg BE-së

11:11 : 05/07/2026
AKTUALITET

Bota dhe rajoni: sot dhe nesër

13:55 : 29/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria, sërish e humbur në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n

08:13 : 09/04/2026
AKTUALITET

Lista e vendeve më të sigurta në botë, ku renditet Shqipëria

22:38 : 04/12/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025
AKTUALITET

RCC: Startup-et, Shqipëria ngec në garën rajonale

11:01 : 21/10/2025
Para

Koronavirusi/ 13 v*ktima dhe 669 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

TË GJITHA

Debate në Këshillin Kombëtar të PD-së, Kuçana përplaset me Berishën për Flamur Nokën

19:41 : 15/07/2026

“Protesta ka detyruar Ramën të bëjë hapa prapa”, aktivisti: Mbreti ka dalë lakuriq

19:31 : 15/07/2026

Votohet sot kupola drejtuese e PD-së, Berisha prezanton EMRAT e kandidatëve

19:16 : 15/07/2026

Mbahet sot protesta e 46-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:04 : 15/07/2026

Grabitet exchange te “Vorri i Bomit”, punonjësja merr 5 mijë euro

18:48 : 15/07/2026

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

18:32 : 15/07/2026

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

18:21 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş