• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tenderi i Olta Xhaçkës, 156 mln lekë për përkthime shqip-anglisht dhe anasjelltas. Ku janë përkthyesit zyrtarë?

16:00 : 28/09/2021
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministria e Jashtme, e drejtuar nga Olta Xhaçka ka hapur një tender për të përkthyer materiale nga gjuha angleze në shqip dhe anasjelltas.

Boldnews.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi. Anglishtja prej kohësh është kthyer pothuajse në një gjuhë zyrtare, veçanërisht në rekrutimin e punonjësve në administratë, çka do të thotë se ata që janë rekrutuar në Ministrinë e Jashtme, duhet të jenë më të kualifikuarit mes të kualifikuarve, përsa i takon kriterit të gjuhës së huaj.

Në jo pak raste, pikërisht ky institucion shfaqet si mjaft i angazhuar edhe për të “shuar” konfliktet kudo në Botë, por na rezulton se nuk paska disa punonjës apo specialistë që të angazhohen për të përkthyer materialet nga shqipja në anglisht apo anasjelltas.

E ndërsa gjendet koha për të hartuar qindra faqe për tenderin e përkthimit, nuk arrihet të identifikohen 10 punonjës të Ministrisë së Jashtme për të përkthyer dokumentet lidhur me BE!

Lexo edhe:

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

Dhe çuditërisht kjo ndodh kur në organigramën apo strukturën e institucionit ka edhe një sektor, atë të përkthimit.

Foto: Struktura e punonjësve të Ministrisë së Jashtme, ku përfshihet sektori i përkthimit

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Ministria e Jashtme ka hapur një tender me objekt “përkthim i legjislacionit të Bashkimit Evropian”. Fondi për këtë tender është 13.128.666 lekë pa TVSH, ndërsa po t’i shtosh edhe TVSH-në shuma shkon në 156 milionë lekë të vjetra.

Një shumë e konsiderueshme duke parë objektin që është për përkthim, në një kohë që në Ministrinë e Jashtme janë të punësuar qindra punonjës, të cilët kanë në CV-të e tyre mbrojtjen e gjuhës angleze.

Faksimile: Tenderi i hapur në APP, ku Xhaçka kërkon një firmë private për të përkthyer materiale

Madje, janë shkolluar edhe në universitete prestigjioze në botë, teksa për të përkthyer disa faqe kjo ministri harxhon miliona lekë.

Në dokumentet shoqëruese, Ministria e Jashtme kërkon përkthimin e legjislacionit evropian nga gjuha angleze në atë shqiptare dhe anasjelltas. Boldnews.al hulumtoi dokumentet ku rezulton se ministria kërkon përkthimin e legjislacionit të BE-së anglisht-shqip të 6412 faqe.

Gjithashtu, kërkon edhe përkthimin e 188 faqeve nga gjuha shqipe në atë angleze. Megjithatë, ajo që bie erë në gjithë këtë histori është pikërisht objekti: përkthimi!

Faksimile: Ministria kërkon përkthim për 6600 faqe shqip-anglisht dhe anglisht-shqip për 12 muaj

Pyetja që lind është po sektori i përkthimit në Ministrinë e Jashtme, i cili është në varësi të Drejtorisë së BE-së pse nuk angazhohet për të bërë detyrën?

Dhe nëse ka mungesë stafi, me këtë shumë të akorduar dhe me pagat mesatare në këtë ministri, Xhaçka mund të punësonte 20 përkthyes dhe redaktorë.

Koha e ka treguar që këto tendera fitohen nga i njëjti subjekt. A do të ndodhë edhe këtë vit? Boldnews.al do të vijojë të ndjekë këto procedura!

Etiketa: ministria e jashtmeperkthimtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

20:00 : 04/10/2025
AKTUALITET

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

09:20 : 03/10/2025
AKTUALITET

SPAK mësyn në Bashkinë e Peqinit, zbardhet tenderi me flamur të kuq që po hetohet

14:00 : 24/09/2025
AKTUALITET

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

09:53 : 19/09/2025
AKTUALITET

Tenderi 100.000 euro i luleve ‘smart’ të Roskovecit, a iu rikthye kujtesa kryetares Bufi?/ VIDEO

21:41 : 12/09/2025
AKTUALITET

U krijua nga Arben Pëllumbi i PS/ OSSH “qeras” me 6 mln euro “Ferro Betonin” e Ilir Shtufit

13:06 : 08/09/2025
Para

Ishte i rrethuar nga RENEA, qëllon vetem me armë Aldi Rama

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com