• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjermani/ Humbësit dhe fituesit e zgjedhjeve të së dielës

08:50 : 28/09/2021
në AKTUALITET, BOTA

Bundestagu i 20-të do të vijojë pa shqiptarë, por edhe pa një mbështetës të fuqishëm të Ballkanit. Fituesja e vërtetë e zgjedhjeve të së dielës ishte Afërdita Suka.

Bundestagu i ri do të vijojë të jetë pa deputetë me prejardhje shqiptare. Asnjëri nga katër kandidatët nuk arriti të fitonte shumicën e duhur, për t’u bërë ligjvënës në rang federal.

Kastriot Krasniqi, socialdemokrat dhe i vetmi kandidat i drejtpërdrejtë shqiptar  me prejardhje nga Kosova për Bundestagun Gjerman, nuk arriti të mblidhte më shumë vota se konkurrenti i tij nga Unioni Kristian Demokrat, Hermann-Josef Tebroke.

Kastriot KrasniqiKastriot Krasniqi guxoi dhe kandidoi për mandat të drejtpëdrejtë, por elektorati i tij i qëndroi besnik deputetit kristiandemokrat.

Krasniqi nuk hyn dot në Bundestag as nëpërmjet listës së landit, megjithëse dega socialdemokrate e këtij landi do të dërgojë në Bundestag gjithsej 49 deputetë, pra, 9 më shumë se pas zgjedhjeve të 2017-ës. 30 do të jenë me mandat të drejtpërdrejtë dhe 19 nëpërmjet listës. Kastriot Krasniqi ishte i 45-ti në listë, dhe shanset që të hynte nëpërmjet listës edhe më përpara kishin qenë të vogla.

Krasniqi: “Duhet punuar më shumë me votuesit”

Lexo edhe:

Gjermani/ Sulm me thikë në një tren në Bavari, raportohet për të plagosur

Polonia kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë, Tusk: Durimi polak ka marrë fund!

29-vjeçari nga Kosova megjithatë nuk deziluzionohet nga kjo humbje. Ai i tha Deutsche Welles se përvoja me fushatën ishte e jashtëzakonshme: “Kam mësuar shumë gjëra dhe jam bërë 20 vjet më i ditur”, thotë Krasniqi. Por nëse ka një gjë, të cilën herën tjetër do ta bëjë më mirë, ajo do të jetë puna me votuesit në fushatë. Duhet të komunikoj më shumë me njerëzit dhe të jem më pranë tyre”, tha politikani kosovaro-gjerman.

Krasniqi e ka një ngushëllim: Fitoren e socialdemokratit Olaf Scholz, megjithëse me një epërsi shumë më të vogël, në krahasim me besnikun e Angela Merkelit, kryetarin aktual të Unionit Kristian Demokrat, Armin Laschet.

Gjoka: “Humbje katastrofale”

As tre kandidatët e tjerë me prejardhje shqiptare, siç pritej, nuk arritën të hynin në Bundestag. Kolë Gjoka, i Unionit Kristiandemokrat, ishte shumë poshtë në listën e landit, saqë të mund të hynte në Bundestag. “Kjo pritej”, thotë Gjoka, “por nuk pritej humbja e thellë e CDU-së në landin Schleswig-Holstein. Për ne kjo është një gjendje katastrofale dhe ne tani duhet të reflektojmë thellë për shkaqet e humbjes.”

Kolë Gjoka, CDU; kandidat për deputet në zgjedhjet për Bundestagun 2021Kolë Gjoka, CDU; kandidat për deputet në zgjedhjet për Bundestagun 2021

Deputetët e CDU-së fituan në landin gjermanoverior vetëm dy nga gjithsej njëmbëdhjetë qarqet elektorale të landit. Shtatë i shkuan Partisë Socialdemokrate të Olaf Scholz-it dhe një e fitoi kreu i të Gjelbërve, Robert Habeck. Një nga politikanët e CDU-së, Johann David Wadephul, i njohur edhe për një politikë kritike ndaj qeverisë së Shqipërisë, nuk arriti ta fitonte mandatin e tij të drejtpërdrejte. Por Wadephul mbetet deputet edhe në Bundestagun e 20-të, sepse ai ishte deputeti kryesor i qarkut. Edhe të tjerë politikanë të këtij fraksioni që kanë qenë të angazhuar me politikat evropiane, si Peter Beyer, CDU, Florian Hahn, CSU, Gunther Krichbaum, CDU, Michael Brand, CDU, Katja Leikert, CDU,sërish do ta kenë nga një vend në parlament. Se sa i fuqishëm do të jetë grupi parlamentar i CDU/CSU-së në Bundestagun e ardhshëm, kjo do të varet nga negociatat për krijimin e qeverisë. Gjasat e deritanishme flasin më shumë për një koalicion që në Gjermani quhet semafor, pra, mes socialdemokratëve, të gjelbërve dhe liberalëve.

Sarrazin humb mandatin

Dafina Berisha, kandidatja 21-vjeçare e përzgjedhur nga socialistët e rinj në Hamburg, sikurse Kolë Gjoka, qysh në fillim nuk kishte shumë shanse për të hyrë në Bundestag. Socialdemokratët e Hamburgut do të dërgojnë në Bundestag këtë radhë gjithsej pesë deputetë, katër prej tyre të zgjedhur me mandatë të drejtpërdrejtë dhe vetëm një nga lista, sekretarin e shtetit për punë të jashtme Niels Annen. Dafina Berisha ishte e nënta në listë.

Dafina Berisha SPD Olaf ScholzDafina Berisha me kandidatin per kancelar Olaf Scholz

Një figurë e njohur nga Hamburgu që nuk arriti të fitonte një ulëse në Bundestag është ish-deputeti i të Gjelbërve, Manuel Sarrazin, raportues për Evropën Lindore dhe Juglindore në Bundestagun e mëparshëm, i cili ka qenë shumë i zëshëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Sarrazin nuk arriti të fitonte kundrejt socialdemokratit, Metin Hakverdi, në qarkun elektoral Harburg-Bergendorf, ku banojnë edhe shumë shqiptarë. Hakverdi është gjithashtu raportues për Shqipërinë në komisionin e BE-së.

Me largimin e Manuel Sarrazin-it nga Bundestagu Ballkani Perëndimor humb një mbështetës të fortë. Por miqësia e Të Gjelbërve ndaj Ballkanit Perëndimor pritet të vijojë. Të Gjelbrit ishin të vetmit që në programin e tyre elektoral kishin përmendur edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, krahas integrimit të rajonit në BE. Një mbështetës i fuqishëm i politikave të zgjerimit ishte edhe Michael Roth, ministri gjerman i Evropës, i cili arriti të mbronte mandatin e drejtpërdrejtë me një rezultat më se të bindshëm prej 43,6 përqind.

Manuel Sarrazin, raportuesi i Të Gjelbërve për Ballkanin Perëndimor e humbi mandatin e tij në Bundestag. Manuel Sarrazin, raportuesi i Të Gjelbërve për Ballkanin Perëndimor e humbi mandatin e tij në Bundestag.

Një shqiptare në parlamentin e Landit në Berlin

Fituesja e vërtetë e mërgatës shqiptare në këto zgjedhje ishte Afërdita Suka, edhe pse jo nga zgjedhjet e Bundestagut, por ajo doli fituese nga zgjedhjet për Landin e Berlinit, të cilat u zhvilluan po të dielën, më 26 shtator. 40-vjeçarja e lindur në Suharekë, jo vetëm që  arriti të fitonte një mandat të drejtpërdrejtë për partinë e saj të Gjelbër, por theu edhe një bastion të përhershëm të socialdemokratëve në zonën Tempelhof-Schöneberg.

Afërdita Suka do të jetë kështu  deputetja e parë shqiptare në Parlamentin e Landit të Berlinit dhe e dyta deputete me prejardhje shqiptare në nivel landi, pas socialdemokratit Sami Musa, me prejardhje gjermano-kosovare, i cili fitoi në shkurt të vitit të kaluar një ulëse në parlamentin e Hamburgut.

Shqiptarja që theu bastionin e socialdemokratëve në Berlin

“Rezultatin e prita me mirënjohje dhe përulje të madhe,” i tha Afërdita Suka DW, pas fitores, e lodhur, por e kënaqur, pas një nate feste pa gjumë, dhe një fushate gjithashtu me pak gjumë. “Kam pasur një ekip të mrekullueshëm dhe kemi punuar shumë në terren. Vetëm gjatë kësaj fushate kemi takuar mbi 32 mijë familje duke vizituar derë më derë”, thotë Afërdita Suka për DW e pyetur për çelësin e suksesit të saj.

Përkrahje nga komuniteti shqiptar

Të lumtur dhe të përmbushur me fitoren e berlinezes me origjinë nga Suhareka  janë edhe Dr. Sahadete-Limani Beqa, si komunikologe, së bashku me të shoqin, Dr. Fahri Beqa, shef i klinikës “Herzpraxis Berlin Hohenschönhausen”. Limani – Beqa arriti të mobilizojë disa figura të njohura të kulturës si artistin bashkëkohor Petrit Halilaj, botuesen Feride Berisha (PA) dhe fotografen Mimoza Veliu (Jamin). “Por merita kryesore e Afërditës, nuk ishte puna me median, por puna e madhe në terren dhe besimi që kishin gjermanët tek ajo, për shkak të punës së suksesshme në nivel komunal”, thotë Limani-Beqa.

Etiketa: Gjermani

Lajme të lidhura

BOTA

Gjermani/ Sulm me thikë në një tren në Bavari, raportohet për të plagosur

18:31 : 03/07/2025
BOTA

Polonia kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë, Tusk: Durimi polak ka marrë fund!

09:19 : 03/07/2025
BOTA

“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C

18:15 : 02/07/2025
BOTA

Kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

10:38 : 30/06/2025
BOTA

SPD kërkon përgatitjen e procesit për ndalimin e AfD

10:04 : 30/06/2025
RAJONI

Zhduket 13-vjeçarja, ambasada e Kosovës në Gjermani: Nëse keni informacion kontaktoni menjëherë policinë

08:57 : 30/06/2025
Para
Foto: Instagram

“Top Channel” konfirmon datën e nisjes së “Big Brother VIP” (Foto)

TË GJITHA

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025

Horoskopi, e premte, 4 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/07/2025

Mbyllen mbi 500 biznese në dy vite në Korçë

22:56 : 03/07/2025

Më të mira kundër fryrjes së stomakut, zbuloni 6 ushqimet më të mira për të lehtësuar shqetësimet

22:51 : 03/07/2025

Presidenti i Lille e konfirmon zyrtarisht: Zhegrova ka kërkuar largimin!

22:47 : 03/07/2025

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

22:43 : 03/07/2025

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com