• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Kur vrasësi i policit pozonte me kryeministrin Edi Rama

15:38 : 28/09/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Aldi Rama është 21-vjeçari i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së oficerit të Krimit në Lezhë, Saimir Hoxha, këtë të Martë.

Pas krimit, në media është publikuar një fotografi e disa viteve më parë, ku i riu pozonte me kryeministrin Edi Rama.

Në foton e shpërndarë në rrjetin social FB, vëmendjen e tërheq komenti i një të afërmi të 21-vjeçarit, i cili thotë se Aldi është bërë shumë më i keq se Rama.

Në një foto tjetër, i riu shfaqet me armë zjarri.

Ngjarja

Efektivi i policisë Saimir Hoxha u qëllua për vdekje me armë zjarri gjatë një kontrolli territori për drogë. “Në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi Saimir Hoxha, 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë”, njoftoi policia.

Aldi Rama, 21 vjeç është identifikuar si autori i dyshuar i ngjarjes. I riu ka qenë i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Burime policore thanë se sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, një patrullë policia ka ndaluar një automjet. Nga makina është qëlluar me armë zjarri. I plagosur mbeti oficeri i Krimeve Saimir Hoxha. Babai i dy fëmijëve u dërguar në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2021/09/edzGp99uvqFdWzOVBijj_28_60960ba0b4a941eb3067ea911f7041a7_video_360p_converted.mp4

Pamje nga vendngjarja

Kërkimi

Për kapjen e të riut janë të angazhuara dhe forca speciale të policisë, si dhe mjete ushtarake e helikoptërë. Makina e dyshuar se është ëprdotur nga i riu është gjetur e braktisur, ndërsa dyshohet se ai fshihet në një zonë të pyllëzur në Kune.

Referuar raportimeve mediatike, 21-vjeçari ka qëlluar me armë gjatë ndjekjes ndaj helikopterit të policisë, por ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

Reagimet nga politika

Lidhur me ngjarjen reaguan dhe aktorë kryesorë politikë në vend.

Presidenti Ilir Meta u shpreh se “lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë, që ka dëmtuar seriozisht vitet e fundit imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të jetë një prioritet absolut dhe të mbështetet nga të gjithë”

PD e quajti ngjarjen “një tragjedi e paralajmëruar”. “Prej vitesh punonjësit e policisë që shërbejnë me ndershëmri në mbrojtje të rendit dhe sigurisë janë braktisur nga shteti i gjunjëzuar përpara krimit, i cili është në revansh për shkak të modelit të bashkëpunimit me krimin të frymëzuar nga ky regjim i korruptuar. Prej vitesh, Shqipëria e sunduar nga Edi Rama është kthyer në vendin kryesor të prodhimit të kanabisit në Europë, pasojat e këtij vullneti të mbrapshtë politik janë shkatërruese për shoqërinë dhe institucionet tona. Që krimi të mos guxojë, që rendi dhe siguria të kthehet në normalitet, zgjidhja që kemi përpara është vetëm një, ndarja përfundimtare e politikës nga krimi dhe ndëshkimi i modelit të ndërtuar nga Edi Rama, i cili ka shkaktuar dhe shkakton vetëm dhimbje dhe pasiguri në familjet shqiptare”, u shpreh deputeti demokrat, Enkeljed Alibeaj.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se efektivi i policisë u vra nga “narkobandat e qeverisë”:

“Oficeri i policise Sajmir Hoxha po kontrollonte per parcela droge ne Ishullin e Lezhes dhe u qellua per vdekje nga narkonbandite qe ruanin keto parcela te mbjella me inkurajimin direkt te Edvin Droges, i cili per qellime elektorale u zotua se do te legalizonte mbjelljen e Kanabisit si bime medicinale. Ai nxiti keshtu shumfishimin e siperfaqeve te mbjella por dhe te narkobandave te armatosura te lidhura me narkoqeverine e narkoshtetit dhe kreun e tij te meduzës”, u shpreh Berisha.

Etiketa: Aldi RamaEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025
AKTUALITET

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama paguan vizitën e Adams/ Revoltë në Nju Jork: Asnjë kryebashkiak nuk duhet të pranojë dhuratë nga qeveritë e huaja

12:28 : 08/10/2025
Para
Pic: AP

Këngëtari R. Kelly shpallet fajtor në të gjitha akuzat për abuzim seksual dhe shantazh

TË GJITHA

Von der Leyen i mbijeton votëbesimit në Parlamentin Evropian

13:38 : 09/10/2025

Ballist Morina apel lojtarëve të Kombëtares para sfidës me Serbinë: Mos u bëni pjesë e maskaradës….

13:34 : 09/10/2025

‘Shqipëria Bëhet’ bashkohet protestës së banorëve të Kurdarisë përpara Parlamentit

13:21 : 09/10/2025

Marrëveshja për paqen në Gaza, Kallas: Një shans i vërtetë për t’i dhënë fund luftës

13:20 : 09/10/2025

Nobeli për Letërsinë i shkon autorit hungarez, László Krasznahorkai

13:09 : 09/10/2025

Ishte në proces gjyqësor me të birin, 49-vjeçarja në Fier dhunon avokatin e djalit

13:06 : 09/10/2025

102 kontejnerë me mbetje toksike, nis marrja e mostrave në Porto Romano

13:03 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com