Refuzimi për të vijuar lidhjen, ka bërë që i riu nga Shkodra, Fadil Likaj, ti hedhë granatën në tavolin e lokalit, vajzës Kostandina Zanaj.
Fatmirësisht mosplasja e granatës, ka sjellë shmangien e një tragjedie të rëndë, pasi në të kundër jo vetëm studentja Zanaj do ishte dëmtuar, por mund të kishte dhe pasoja të tjera tek njerëzit që ndodheshin në lokal.
Zbardhet e plotë dinamika e këtij krimi të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Vlorë, ku Fadil Likaj nga Shkodra tentoi të vrasë me granatë dhe më pas me pistoletë, studenten nga Berati Kostandina Zanaj.
Fati ka shpëtuar këtë të fundit pasi granata e hedhur në tavolinë, nuk ka shpërthyer.
Lidhja
Mësohet se studentja Zanaj teksa është pyetur në polici, ka ka pohuar faktin se ka rreth 1-javë që qëndronte në qytetin e Vlorës, pasi vazhdon studimet e larta në universitetin “Ismail Qemali”.
Zanaj ka shtuar se kishte disa muaj që njihej dhe bisedonte kryesisht me anë të telefonit me Fadil Likaj, dhe se kohët e fundit kishte dashur ta ndërpriste këtë njohje, pasi sjellja e tij ka qenë e bezdisshme dhe shqetësuese për të dhe këtë fakt ia kishte komunuikuar me telefon, Fadil Likajt.
Ky i fundit nuk e kishte pranuar vendimin e studentes dhe për këtë gjë ata e kishin lënë të takoheshin për herë të fundit në qytetin e Vlorës.
Dita e sqarimit
Ditën e ngjarjes në 25 shtator 2021, studentja ka pohuar në polici, se rreth orës 11:30-12:00 ka shkuar e vetme te lokal “C…” ku kishte menduar të takonte, Fadil Likaj.
Më pas aty ka ardhur dhe Fadili dhe së bashku janë ulur në një tavolinë në ambientin e brendshme.
Pasi janë takuar, studentja ka pohuar në polici se i ka thënë Fadil Likajt fjalët -“…çfarë ke për të më thënë pasi çdo gjë mes nesh ka marrë fund…!”.
Dhe pas kësaj pa thënë asnjë fjalë, Fadil Likaj, ka nxjerë nga çanta e tij marsup një send që studentja, nuk e ka njohur se çfarë ishte, por e ka shquajtur si me formë vezake dhe ngjyrë të errët.
Këtij sendi studentja, ka pohuar se Fadil Likaj i ka hequr diçka dhe e ka hedhur përdhe pranë saj.
E frikësuar nga ky veprim dhe nga ky send, studentja ka deklaruar se ka kërkuar ndihmë te personeli i lokalit dhe në këtë moment. Fadil Likaj, ka nxjerrë po nga çanta e tij marsup një pistoletë të vogël me ngjyrë gri dhe e ka qëlluar Kostandinën në pjesën e kokës.
Gjuajtje nga e cila ajo është rrëzuar në tokë. Në këtë moment, Fadil Likaj, sipas saj është larguar me vrap dhe pas tij është ngritur dhe ajo vetë dhe kishte konstatuar se nga koka po i dilte gjak.
Pse?
Pasi është ngritur ajo pohon se ka dalë nga lokali dhe me anë të një autoambulance është transportuar për mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë.
Në polici studentja ka treguar se motivi i kësaj ngjarje është fakti se, Fadil Likaj, nuk pranonte në asnjë mënyrë ndërprerjen e marrëdhënies së njohjes mes tyre pavarësisht dëshirës së saj.
Konstandina Zanaj nga goditja me armë ka pësuar një plagë gërvishtëse në pjesën e kokës, por pa i shkaktuar dëme serioze. Fadil Likaj, është munduar të largohet me shpejtësi, por i ka rënë pistoleta.
Ndërsa është ndaluar nga personat që ndodheshin të pranishëm në lokal, të cilët ju vunë nga pas, ku mes tyre ishte dhe oficeri i policisë Artur Maze.
Pranon sulmin
Likaj ka pranuar autorësinë e ngjarjes duke dhënë shpjegime në polici. Ai ka treguar se mëngjesin e 25 shtatorit është nisur nga shtëpia e tij në Shkodër drejt Vlorës, ku me vete ka marrë dy granata dore luftarake dhe një pistoletë që i mbante pa lejë. “…kam shkuar në hotel “….”, në qytetit të Vlorës rreth 200-metra larg vendit të ngjarjes, ku kam marrë një dhomë duke bërë dhe pagesën.
Në këtë dhomë unë kam qëndruar për disa minuta, deri sa Kostandina Zanaj më ka lajmëruar për tu takuar…”-ka treguar autori i krimit. Likaj ka vijuar në dëshminë e tij se pasi është takuar me studenten, mes të dyve është zhvilluar një bisedë e shkurtër dhe këtu i irrituar Fadil Likaj, ka nxjerë nga çanta një prej granatave të dorës luftarake dhe pasi i ka hequr unazën e siguresës së saj e ka hedhur përdhe në drejtim të Kostandinës.
Granata nuk e ka realizuar shpërthimin dhe këtu autori ka nxjerrë nga çanta armën e zjarrit pistoletë dhe me të ka qëlluar në drjetim të kokës së shtetases Kostandina Zanaj, veprim nga i cili arma ka realizuar vetëm 1 qitje.
Në vendgjarje policia gjeti dhe sekuestroi një granatë me unazë të hequr dhe të paplasur si dhe jë granatë tjetër brenda në marsup dhe një pistoletë “Zastava”.
Tashmë prokuroria e Vlorës për Fadil Likaj, ka ngritur akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa lejë të armëve e municioneve”. Për këto akuza prokuroria i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës “arrest në burg”.
/Oranews/