• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pa rregullore dhe afate të shkelura të komisioneve, debate në KLGJ

18:08 : 22/09/2021
në AKTUALITET, VETTING

Mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ nisi të mërkurën me një debat mes anëtarit Alban Toro dhe kryetares Naureda Llagami lidhur me përfundimin e mandateve të anëtarëve të komisioneve dhe mungesën e një rregulloreje të brendshme, gati tre vjet pas konstituimit.

Kryetarja e KLGJ-së, Llagami bëri me dije se anëtari Alban Toro kishte dorëzuar kërkesë për trajtimin në mbledhjen plenare tejkalimin e afatit dy vjet e gjysmë të mandatit të anëtarëve të komisioneve, si dhe mungesën e rregullores së brendshme.

Në pikën 12 të nenit 62 të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” përcaktohet se “anëtarët e komisioneve i ushtrojnë funksionet e tyre pranë komisioneve për dy vite e gjysmë nga dita e zgjedhjes”.

“Pretendohet se nuk është marrë masa, por mund të ishte kërkuar dhe më parë. Në muajin korrik kur ishte data për ndryshimin e komisioneve, prioritet ishte procedura për promovimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë dhe të Apelit,” tha Llagami.

Ajo theksoi gjithashtu se KLGJ kishte si standard parësor funksionalitetin e Këshillit karshi parashikimeve ligjore dhe se ndryshimi i anëtarëve të komisioneve do të sillte një lloj tranzicioni, duke cenuar efektivitetin në trajtimin e prioriteteve.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Arben Agovi

Projektbuxheti 2026/ KLGJ: 2 miliardë lekë më pak nga ai që kemi kërkuar

“…Menduam ta trajtojmë pasi të zgjidhen çështjet e Gjykatës së Lartë dhe të Apeleve,” tha Llagami dhe shtoi se duhej që paraprakisht të këshillohet me partnerët ndërkombëtarë lidhur me trajtimin e këtyre çështjeve të ngritura nga Toro.

Këshilltari Toro replikoi me kryetaren e KLGJ-së, duke pretenduar se ajo bënte ‘monologje për çështje ligjore’.

“Ajo që quhet ‘Kushtetuta e Këshillit’, që është rregullorja duhet të dalë në dritë të diellit. Ka gjë më të rëndësishme se ajo që Këshilli të ketë një rregullore?’pyeti Toro.

“Ju e trajtuat se duhen pyetur partnerët ndërkombëtarë nëse duhet zbatuar ligji apo jo. Për komisionet ligji e ka përcaktuar afatin. Ligji diskutohet në Këshill dhe jo me partnerët,“ shtoi ai, ndërsa sqaroi se komisionit që po harton rregulloren i ka kaluar afati.

Llagami shpjegoi se akti i rregullores nuk është ende formal, pasi nuk përmban mendimet dhe reflektimet e anëtarëve. “Kur unë t’i kem të gjithë dhe komisioni t’i reflektojë komentet unë do isha e para që do e përfshija në rendin e ditës,” tha ajo.

“Nuk e di pse insistoni kur ende rregullorja nuk është në formën finale. Rregullorja nuk është në draft dhe mungon se çfarë mendimi do kenë partnerët ndërkombëtarë që ju çuditërisht nuk doni t’i pyesni”, shtoi Llagami.

Lidhur me tejkalimin e afatit ligjor të mandatit të anëtarëve të komisioneve, Llagami u shpreh se tashmë është praktikë e njohur e Këshillit konsultimi me partnerët ndëkrombëtarë. “Ligji ka vërtetë shumë gjëra, por ne jemi koshientë për prioritetet që ka Këshilli,” tha Llagami. Ajo vërejti se ishte dakordësuar për prioritetet dhe u shpreh se parimi i funksionalitetit është mbi parimin ligjor.

Kryetari i komisionit që po harton rregulloren e brendshme të KLGj-së, Maksim Qoku i pranoi vonesat. Ai shtoi se në korrik u kishte kërkuar komente anëtarëve të Këshillit, por deri tani nuk kishte mbërritur asgjë. Sipas Qokut, është duke u përpiluar relacioni përfundimtar që do të kthehet në draft për të cilin sygjeroi të debatohet në seancë plenare. /BIRN/

Etiketa: debateKLGJllagami

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Arben Agovi

14:12 : 12/11/2025
AKTUALITET

Projektbuxheti 2026/ KLGJ: 2 miliardë lekë më pak nga ai që kemi kërkuar

11:48 : 11/11/2025
AKTUALITET

Tensione në drejtësi, kreu i KLGJ nuk  fton në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj Sokol Sadushin!

19:24 : 23/10/2025
AKTUALITET

Pas 3 muajsh, KLGJ cakton nëpër gjykata 42 magjistratët e rinj

13:32 : 22/10/2025
AKTUALITET

KLGJ zvarrit emërimin e magjistratëve të rinj, ndërsa stoku i çështjeve rritet

14:06 : 16/10/2025
AKTUALITET

Zvarritja e gjyqeve/ KLGJ shqetësohet për “gjuhën e urrejtjes”, por mali i dosjeve po shtohet

15:09 : 13/10/2025
Para

Ja pse është e dëmshme të flini pranë telefonit

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com