• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Planifikohet at*ntat ndaj kryeministrit Zaev, detaje nga ngjarja

11:10 : 20/09/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE, RAJONI
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Shërbimet Sekrete të Greqisë kanë shmangur një atentat ndaj kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev. Vetëm pak muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës nga Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev, Shërbimet Sekrete të Greqisë i kanë shpëtuar jetën kryeministrit të Maqedonisë së Veriut pasi kanë zbuluar një tentativë për ekzekutimin e tij.

Lajmin në fjale e ka bërë me dije gazeta Vradhini e së dielës e cila u referohet burimeve të saj në Ministrinë e Jashtme të lidhura ngushtë me Shërbimin Inteligjent të Greqisë. Sipas këtyre burimeve, pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Shkupit me 69 vota më 20 qershor (Marrëveshja u nënshkrua në 12 qershor në fshatin Psarades të Florinës në Prespë), tensioni politik arriti kulmin në vendin fqinj.

Opozita e udhëhequr nga VMRO, me lider Kristian Mickovskin (i cili zëvendësoi Nikolla Gruevskin, por që atëherë konsiderohej një përkrahës i tij), e kishte polarizuar klimën në një nivel të rrezikshëm, në një vend ku tentativat për vrasje nuk ishin të panjohura.

Mediat greke raportojnë se shërbimet sekrete greke informojnë kryeministrin e atëhershëm Alexis Tsipras se ka lëvizshmëri të madhe në Shkup, kundër Zaevit dhe Athina menjëherë lajmëron shërbimet amerikane, të cilat i dinin reagimet, por nuk njihnin thellësinë e tyre.

Gjithashtu janë vënë re përpjekjet e organizatave të fuqishme të Maqedonasve të Australisë dhe Kanadasë qe jo vetëm shprehnin zemërimin e tyre por edhe kanë financuar reagimet në Shkup, si dhe janë përpjekur të mos ratifikohet marrëveshja në parlament.

Lexo edhe:

“Në beteja ka edhe humbje”/ Ali Ahmeti reagon për herë të parë pas zgjedhjeve

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush, ku fitoi?

Përpjekja dyshohet se u financua pikërisht nga këto organizata të huaja dhe ishte planifikuar nga zyrtarë të inteligjencës të vendeve të treta, të cilët shfaqen në Shkup, si agjentë tregtarë ose drejtues të medias.

Në të njëjtën kohë, shërbimet e inteligjencës greke informojnë Ministrinë e Jashtme se “një veprim agresiv kundër Zoran Zaev është i pashmangshëm“, pa asnjë provë të vërtetuar që çon në diçka më specifike.

Kryeministri i atëhershëm Tsipras udhëzon Ministrinë Jashtme të informojë autoritetet kompetente të vendit fqinj, dhe Ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov, ishte i pari që u informua dhe me pas ka njoftuar edhe kryeministrin , Zoran Zaev në detaje.

Sipas gazetës kanë qenë vetë agjentët amerikanë që kanë marrë në mbrojtje kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe u kanë dërguar mesazhe ambasadave të huaja dhe VMRO -së që ata ”dinë gjithçka”. Dhe ne ato muaj Zoran Zaev kishte të njëjtën mbrojtje si presidenti amerikan, ndaj dhe siç duket është hequr dorë nga tentativa për vrasje e planifikuar ndaj tij.

Padyshim sipas mediave greke ky zbulim jep vetëm majën e ajsbergut dhe ka ende shumë aspekte të çështjes. Lajmi në fjalë publikohet nga të gjitha mediat e Greqisë , pasi bëhet fjalë për një zhvillim që pasoi një prej marrëveshjeve më të rëndësishme në Ballkan në dekadat e fundit e cila u arrit me shumë përpjekje e diplomaci nga të dyja palët dhe pati e vazhdon të ketë reagime kundër dhe pro saj.

Etiketa: Maqedonisherbimet sekrete te greqisezoran zaev

Lajme të lidhura

RAJONI

“Në beteja ka edhe humbje”/ Ali Ahmeti reagon për herë të parë pas zgjedhjeve

15:09 : 24/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush, ku fitoi?

08:23 : 20/10/2025
RAJONI

Sot zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ja sa parti dhe kandidatë marrin pjesë

08:17 : 19/10/2025
RAJONI

Ndikimi rus në zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut i kufizuar, por me rreziqe

08:15 : 15/10/2025
BOTA

Cilat janë rezultatet e Dialogut Strategjik mes Shkupit dhe Uashingtonit?

15:20 : 02/10/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Maqedoni, humbin jetën dy adoleshente shqiptare

15:03 : 23/08/2025
Para
Foto: Instagram

Zbulohet data e dasmës së Rudina Dembacajt me Mark Frrokun, dalin detajet e para (Foto)

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com