• Kontakt
Monday, June 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Eurostat: Çmimet e larta, 13.5% e shqiptarëve nuk plotësojnë nevojat për ekzaminim mjekësor

11:16 : 20/09/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Pesë përqind e shqiptarëve vetë-deklaruan në vitin 2019 se ata nuk kanë mundësi që të plotësojnë nevojat për ekzaminime shëndetësore, pasi janë shumë të shtrenjta.
Shifrat janë publikuar në sistemin e të dhënave të Eurostat. Pesha është rritur në krahasim me 2017-n, viti i parë që ka raportuan Eurostat për Shqipërinë, kur ky tregues ishte 12.5%. Përqindja më e lartë është në Veri, me 21.3%.

Më pas renditet Jugu i vendit me 11.6% dhe më të ulëtën e ka Qendra, me 9.3%.
Në krahasim me shtetet e tjera të rajonit dhe Europës, përqindja e personave që vetë-deklarojnë se nuk kanë mundësi të kryejnë ekzaminime shëndetësore, pasi janë shumë të shtrenjta, është shumë më e lartë.

Pas nesh renditet Kosova, me 8.45 (për vitin 2018), Serbia e ka këtë tregues 2.6%, Turqia 2.4%, Maqedonia e Veriut 1.6%, Mali i Zi 0.1% (për vitin 2018). Të lartë e ka këtë tregues edhe Greqia, në 7.5%, ndërsa për vendet e tjera të Europës nuk shkon më shumë se 4%. P.sh. në Itali, përqindja e personave në pamundësi për t’u ekzaminuar është 1.3%, ndërsa në Spanjë, Maltë, Suedi, Slloveni është zero.

Të tjerë tregues të Bankës Botërore, me të dhëna më të hershme, nxjerrin në pah se Shqipëria ka performancën më të keqe, pasi banorët shpenzojnë nga xhepi për shërbime shëndetësore më shumë se të gjithë (të dhënat e 2014), ndërsa shteti ka shpenzimet më të ulëta për frymë për sistemin e shëndetësisë.

Shpenzimet e drejtpërdrejta nga xhepi arrijnë 50% për shqiptarët, më të lartat në rajon dhe në krahasim me mesataren europiane, ndërsa shpenzimet publike për frymë për shëndetësinë ishin 304 dollarë, më të ulëtat në rajon dhe shumë poshtë mesatares së vendeve të BE-së.

Lexo edhe:

“S’kanë me çfarë t’i mbajnë”/ Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë

Teliti: Eurostat zhbën propagandën e ERTV, kriza ekonomike fshihet pas fasadave

Shqipëria renditet edhe në vendin që kishte më pak mjekë për 10 mijë banorë në Europë, edhe në vitin 2019, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të përditësuara në shkurt 2021, me treguesi që është 16.5. Ndonëse me rritje, në krahasim me vitin 2016, kur ky tregues ishte 12.2, sërish Shqipëria ka më pak mjekë në dispozicion të popullatës së saj, të paktën dy herë më pak se mesatarja e Europës prej 47.6 mjekësh për 10 mijë banorë.

Këta faktorë ndikuan negativisht gjatë periudhës së pandemisë. Deri në fund të marsit 2021, Shqipëria renditej në vendin që kishte rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë. Duke përfshirë dhe tremujorin e parë të vitit 2021, vdekjet për 54 javë pandemi (për periudhën nga 2 marsi 2020 deri në 15 mars 2021) u rritën me 41%, ndërsa shteti i dytë pas nesh me rritjen më të lartë është Çekia, me 25% e ndjekur nga Sllovakia me 24%.

Eurostat: Pandemia nxori në pah pabarazitë

Për shtetet e Bashkimit Europian, ky treguesi i pamundësisë për mos marrjen e ekzaminimeve shëndetësore është matur edhe për vitin 2020. Sipas Eurostat, pandemia e COVID-19 ka nxjerrë në pah pabarazitë sistemike si midis Shteteve Anëtare të BE-së ashtu edhe brenda tyre. Ndërsa disa njerëz patën fatin të vazhdonin të punonin me kohë të plotë nga shtëpia (dhe në disa raste madje ishin në gjendje të kursenin më shumë nga të ardhurat e tyre se zakonisht), punonjësit e vijës së parë dhe kryesore u përballën me rreziqe të mëdha shëndetësore.

Shumë njerëz në punësim të pasigurt ose që punojnë në sektorë/biznese të ndikuar nga bllokimet e njëpasnjëshme u përballën me të ardhura të reduktuara, punë me kohë të shkurtër (skema pushimi/pushim të përkohshëm/papunësi teknike) dhe papunësi.

Sipas Eurostat, ndikimi asimetrik i pandemisë në shumë raste ka përkeqësuar pabarazitë ekzistuese: disa grupe në shoqëri janë prekur shumë më ashpër se të tjerët, për shembull, të moshuarit, të rinjtë, prindërit e fëmijëve të vegjël (veçanërisht prindërit e vetëm), ata që marrin rroga të ulëta, gra, emigrantë ose persona me aftësi të kufizuara.

/Monitor/

Etiketa: ekzaminim mjekesorEurostat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“S’kanë me çfarë t’i mbajnë”/ Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë

15:40 : 12/06/2026
AKTUALITET

Teliti: Eurostat zhbën propagandën e ERTV, kriza ekonomike fshihet pas fasadave

17:05 : 06/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria e dyta në Evropë për bllokimet në kufi, 12.4 mijë qytetarëve iu refuzua hyrja në BE

17:41 : 12/05/2026
AKTUALITET

Shifrat e EUROSTAT për varfërinë, Tabaku: Qeveria e korruptuar po bjerr ekonominë

09:03 : 03/11/2025
AKTUALITET

Vendi ka humbur një të tretën e popullsisë! 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

08:04 : 16/09/2025
AKTUALITET

Shërbimet celulare në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

08:55 : 14/09/2025
Para
Genc Pollo, foto marrë nga FB i autorit

Pse jam për Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike

TË GJITHA

Përplasja për diasporën, Zhupa: Shqiptarët nuk mashtrohen me video propagandistike

18:20 : 22/06/2026

Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

18:03 : 22/06/2026

Protesta/ Këlliçi nxjerr pamjet: Socialistët po nxisin konfliktin me videot e sajuara të emigrantëve

17:59 : 22/06/2026

Kina nis hetimet, prani kimikatesh në pelenat Babycare, Huggies dhe Bibabebe

17:47 : 22/06/2026

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesin e mundshëm të Kupës së Botës, cili shtet kryeson listën

17:37 : 22/06/2026

Zbardhet dëshmia e vajzës së Fatos Lubonjës për dosjen “Partizani”

17:27 : 22/06/2026

Inteligjenca izraelite zbulon një komplot iranian ndaj ish-kreut të Shin Bet, Ronen Bar

17:03 : 22/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetcasibommeritbet girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişmeritking girişjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet