• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bukë me djathë dhe korrupsion me etikë

15:36 : 20/09/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Foto-FB

Foto-FB

Nga BoldNews.al

Ministrat dhe kryeministri bënë një paradë nga kryeministria drejt presidencës. U betuan aty se do të zbatonin ligjet e vendit dhe kushtetutën. Pak a shumë një betim që nuk do të vjedhin dhe nuk do të abuzojnë me pushtetin. Dhe nëse betimi dhe shkeljet do të viheshin në kandar dhe për çdo shkelje të kishte një ndëshkim, me siguri e gjithë shpura qeveritare do ishte shtatë pash nën dhe’, duke pritur momentin për të kaluar nga purgatori i ferrit.

Po duhet mbuluar me shfaqje batërdia me paranë publike që nuk është më aq publike, kur përfundon në arkën e madhe të politikës drejtuese dhe një grupi të vogël bizensmenësh oligarkë. Megjithatë Rama e ka fort merak imazhin. Ai u kërkoi ministrave të tij që të mos drekojnë nëpër restorante ndërsa janë në orar zyrtar të punës, udhëtimet jashtë vendit ti kryejnë në avionë me “popullin e thjesht”, apo edhe të kenë etikë në sjellje.

Nuk duhet të pranojnë dhurata, ose nëse ua japin “me zor” atëherë duhet ti dërgojnë në magazinën e qeverisë, si suvenire që do i shërbejnë “mëkëmbjes së shtetit”. Pra ministrat në publik mund të shfaqen duke ngrënë bukë, djathë dhe ndonjë koqe domate, sepse vetëm në atë mënyrë “shkrihen me popullin”. Kjo u duhet për shfaqje, ndërsa pasi të kenë ngrënë këtë “drekë varfanjakësh”, do të hedhin firma mbi tendera qindra milionë euro që të mbyt me erën e korrupsionit.

Po darka e famshme e Dybait në restorantin ku pjek mishin e artë Nusreti i famshëm nuk do të shkojnë? Me rregullin e ri të Ramës i bie që të mos i shohin më me sy restorantet, por kjo është vetëm një hi i madh propagandistik për të mbuluar edhe më shumë sytë e qytetarëve. I ndodh që të ketë edhe nga ata bashkëpunëtorë të ngushtë që ti tradhëtojë shpirti. Emblematiku është Eduard Shalsi i cili në vitin 2013 u shpreh se: “ne nuk do të vjedhim aq hapur”.

Lexo edhe:

Mori ryshfet për të ndikuar tek gjyqtari/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim avokatin Bardhi Koçi

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Ndodhi që u vodh, u abuzua, u rrënua çdo pasuri kombëtare fare hapur, në sy të publikut dhe pa asnjë farë ndëshkimi. Droga mori dhenë dhe trafikantët e saj u graduan deputetë në Parlament apo si kryetarë bashkishë në vend. Tashmë me “etikën e re”, që në fakt është fort e vjetër pasi si “rregull i shkruar” është që nga viti 2013 në qeverinë Rama 1, nuk do të lejohen më këto shfaqje “perverse” që shkaktojnë tollovi tek njerëzit.

Nuk është çudi që patronazhistët tu vihen këmba këmbës ministrave të qeverisë dhe më pas foto me dreka, darka luksoze dhe qejfe në kabaretë e natës tia dërgojnë si provë Ramës. Duhet kujdes i madh, Rilindja po kalon në një tjetër fazë, abuzimi duhet të jetë me etikë. Vidhni, por mos u shfaqni. Merrni bukën me vete, por më pas dërgoni miliona auro në llogaritë bankare personale të vendeve offshore. Ama kujdes! Vidhni o vidhni, por për ta mbuluar, mos shisni p… me paranë e vjedhur.

Etiketa: etikekorrupsion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mori ryshfet për të ndikuar tek gjyqtari/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim avokatin Bardhi Koçi

10:17 : 06/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

15:20 : 05/08/2025
AKTUALITET

Skema/ Endri Puka favorizoi Bankersin kur ishte drejtor i Albpetrol, përfitoi 1.4 mln euro

16:10 : 03/08/2025
BOTA

Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

11:24 : 03/08/2025
Në foto: Ceno Klosi në SPAK
AKTUALITET

Dumani/ Vazhdojnë hetimet ndaj Ceno Klosit

22:00 : 31/07/2025
AKTUALITET

Dhoma amerikane kritika për klimën e biznesit: S’ka punonjës të kualifikuar, ka korrupsion dhe burokraci

17:55 : 31/07/2025
Para

Bilanci ditor i Covid, 6 humbje jete dhe 48 raste të reja në Kosovë

TË GJITHA

Pesë gazetarë në mesin e 20 të v*arëve nga sulmet izraelite në Gaza

15:51 : 25/08/2025

U kap me një automjet të vjedhur, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

15:41 : 25/08/2025

Bardhi publikon PAMJET: Korrupsioni dhe krimi i organizuar lidhin Ballukun me terroristët elektoralë

15:27 : 25/08/2025

Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë

15:11 : 25/08/2025

“Jam shoferi i kancelares së SPAK-ut”, kërcënoi inspektorët e IMT-së, arrestohet një person në Tiranë

15:01 : 25/08/2025

Tender 3 mln euro për roje private! AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së Daniel Shimës?

14:58 : 25/08/2025

Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro

14:55 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com