AstraZeneca jep lajmin e mirë, krijon ilaçin e ri që shëron kancerin e gjirit

Gjigandi farmaceutik britanik AstraZeneca njoftoi rezultatet “novatore” të një ilaçi të ri për kancerin e gjirit, për të cilin thonë se zvogëlon rrezikun e vdekjes ose përparimit të sëmundjes me 72 përqind, në krahasim me trajtimet aktuale.

Kompania e ilaçeve tha se rezultatet e provës së saj të ilaçit Enhertu në trajtimin e kancerit të gjirit aktualisht të pashërueshëm treguan “një prirje të fortë drejt mbijetesës së të prekurit dhe përmirësimit të tij”.

AstraZeneca tha se Enherthu, kur shoqërohej me kimioterapi, u tregua se ishte dy herë më efektive në kontrollin e sëmundjes se sa trajtimi me antitrupa që është standardi aktual i ilaçeve kundër kësaj sëmundjeje.

Tre të katërtat e 500 pacientëve të marrë në provë nga e gjithë bota të cilët ishin trajtuar me Enherthu nuk treguan progres të sëmundjes pas 12 muajsh, krahasuar me 34.1% të atyre që u trajtuan me TDM1. Për më tepër, mbijetesa u përmirësua nga 7.2 muaj në 25.1 muaj.

Në total, 94.1% e pacientëve që u trajtuan me Enhertu mbijetuan 12 muaj trajtim, krahasuar me 85.9% të pacientëve me TDM1. Susan Galbraith, nënkryetare ekzekutive e Kërkimit dhe Zhvillimit të Onkologjisë në AstraZeneca, i quajti rezultatet “novatore”.

“Këto të dhëna të pashembullta përfaqësojnë një ndryshim të mundshëm të paradigmës në trajtimin e kancerit metastatik pozitiv të HER-2 dhe ilustrojnë potencialin që Enhertu të transformojë më shumë jetë pacientësh në mjediset e mëparshme të trajtimit”,  tha ajo.

LEXO EDHE  Gjysma e të shtruarve në Infektiv janë 35-55 vjeç, si paraqitet gjendja

Enhertu u miratua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në 2019 për kancer të gjirit të paoperueshëm ose metastatik HER-2 nëse pacienti nuk i përgjigjej trajtimit standard dhe të paktën dy opsioneve të tjera të kombinimit.

“Me rezultatet e jashtëzakonshme të këtij studimi, Enhertu mund të bëhet standardi i ri i trajtimit të kujdesit për pacientët me kancer metastatik të gjirit HER-2 që janë pozitiv pas kimioterapisë standarde”, tha Dr Sunil Verma, nënkryetar dhe shef klinik global i kërkimit të kancerit të gjirit në AstraZeneca.

Sipas organizatës jofitimprurëse amerikane Breastcancer.org, rreth një në tetë gra do të përballen me kancer invaziv të gjirit gjatë jetës së tyre, megjithëse shkalla e përgjithshme e vdekjeve ka rënë gjatë viteve, kryesisht për shkak të përparimeve të trajtimit dhe zbulimit të hershëm përmes kontrolleve.

Në vitin 2021, rreth 250,000 raste të reja të kancerit invaziv të gjirit pritet të diagnostikohen te gratë në SHBA dhe rreth 40,000 gra në SHBA janë në gjendje të rëndë.

Për më tepër, ka rreth 360,000 raste të reja të kancerit të gjirit të diagnostikuar dhe 92,000 vdekje çdo vit në Evropë. Në Izrael, rreth 4.500 gra diagnostikohen çdo vit dhe 900 vdesin.