• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbledhja e parë e qeverisë, Rama u kërkon ministrave zbatimin e kodit etik: Kush e shkel, të lirojë vendin

10:52 : 18/09/2021
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e parë të qeverisë, ka preferuar që të flasë për Kodin e Etikës. Rama ka kërkuar nga të gjithë anëtarët e kabinetit që të respektojnë Kodin e Etikës, duke filluar nga udhëtimet jashtë shtetit, deri te pushimet.

Po ashtu u ka kërkuar që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos drekojnë në orarin e punës. Penalizimet për ata që shkelin rregullat, do të jenë të rënda pasi në rast përsëritje mund të shkarkohen nga detyra.

“Të gjithë qytetarë ta dinë, qeveria ka një Kod Etik që është një mënyrë jetese për ministrat për respektin ndaj qytetarëve. Në rast se një ministër e thyen këtë rregull duhet që të kërkojnë ndjesë publike, dhe në rast se përsëritet duhet të lirojë vendin. Dua të theksoj se këto rregulla vlejnë për mua dhe i kam respektuar këto 8 vite dhe nuk e kam problem që t’i repsketojë dhe për 4 vite të tjera”, tha Rama.

Udhëtimet

“Nuk mund të organizohen festa me paratë e shteti, apo që të ndërmarrin udhëtime turistike ku postojnë foto. Asnjë udhëtim me lekët e shtetit, për asnjë drejtues institucioni. Për çdo shkelje etike do të parashikohen ndëshkime dhe sanksione. Të gjitha shpenzimet e çdo institucioni që nuk raporton shpenzimet kur udhëton jashtë, nuk do të paguhet nga shteti. Nuk mund të ikësh dhe të vish për punë shteti dhe të mos regjistrohet asgjëkund”, tha Rama.

Lexo edhe:

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

“Asnjë anëtar i qeverisë nuk duhet të udhëtojë në biznes klas, pushimet jashtë vendit, jo darka në restorante kur janë në punë në Tiranë. Do të përcaktohen shprehimisht të gjitha detajet për të gjitha këto çështje. Duhet përcaktuar se bashkëshortët dhe fëmijët e anëtarëve të kabinetit nuk mund të përdorin sallën VIP të aeroportit përveçse kur janë me ministrat. E njëjta gjë vlen edhe për përdorimin e makinave zyrtare.Nëse nuk respekton një prej këtyre pikave ministri përgjegjës duhet të kërkojë ndjesë, në rast përsëritje duhet të japë dorëheqjen, shtoi kreu i qeverisë.

“Mos kundërshtoni ligjet e qeverisë”

“Në procesin e diskutimeve në Kuvend është absurde që një ministër të kundërshtojë ligjin e qeverisë se medemek dëmton sektorin që ai mbulon. Ka vetëm një sektor, dhe ky sektor është Shqipëria”, shtoi.

“Mos u merrni me akuzat e opozitës”

Rama u ka dhënë porosi ministrave që të mos merren me akuzat e opozitës. Më tej, u ka kërkuar që të mos shkelin ligjin, pasi do të përballen me pasojat, por u shpreh se do të mbështesë dhe do të mbrojë këdo kur sulmohet padrejtësisht. Po ashtu, u kërkoi të gjithëve që të mbajnë larg familjet nga zyrat e shtetit dhe të mos bëjnë favore për askënd.

“Politika nuk ka lindur si një mollë sherri, por si një mundësi që qeniet njerëzore të bëjmë punë. Ne kemi 4 vite kohë për t’i bërë gjërat që nuk janë bërë siç nuk janë bërë me parë. Nuk duhet të humbasim asnjë orë kohë për akuzat e opozitës, e lagu s’e lagu. Shumë shpejt do të kemi një faqe online të re dhe çdo ministër duhet që çdo ministër do të përgjigjet me shkrim për çdo akuzë dhe do të mbajë përgjegjësi ligjore dhe morale. Unë po të jap një porosi, ministër nuk bëhesh vetë dhe të bën kryeministri. Kush shkel në dërrasë të kalbur punën e ka me organet ligjzbatuese. Kjo është porosia ime, unë do të mbështesë të gjithë për të arritur objektivat e përbashkëta. Do të ruaj të gjithë, por askush nuk duhet që askush të shkel në dërrasë të kalbur. Familja ime nuk ka punë me shtetit, ndaj u lutem që të mbani dhe ju larg familjet tuaja dhe të mbani larg familjet nga zyrat e shtetit”, tha Rama.

Etiketa: kodi etikRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025
Para

Manjati i pasurive të paluajtshme shpallet fajtor për vra*jen e shoqes

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com