• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasja në PD, Lubonja: Ja kush e groposi Berishën, po luhet me intriga

19:55 : 17/09/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, analisti Fatos Lubonja, komentoi vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha, për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Sipas tij, kjo lëvizje do e dobësojë Partinë Demokratike dhe do të forcojë më tej, pushtetin e Edi Ramës.

“Nuk kam parë politikan shqiptar që të vendosë interesin e Shqipërisë mbi atë personal, kjo nuk diskutohet, ky është problemi. E dyta edhe sa i përket sinqeritetit, çdo politikan shqiptar, duhet t’ia kthesh ato që thotë së prapthi për të gjetur ndryshimin.

Kritika ime kryesore qëndron në faktin se unë duke parë metodën si u hoq Berisha shoh dy probleme të mëdha, 1 që ka të bëjë me raportin e amerikanëve me Edi Ramën dhe qeverinë, ku çdokush mund të ndihet i rrezikuar që një intrigë që mund të bëj një lider i pushtetshëm, që ka arritur të krijoj ca lidhje me disa lobingje amerikane, mundet të të rrëzojë si rivalin e vet me ndihmën amerikane.

E dyta mënyra se si e hoqi Lulzim Basha nuk është mënyra që do të doja unë dhe nuk është mënyra për t’u forcuar opozita, përkundrazi, unë shoh një opozitë që dobësohet. Padyshim Berisha është përgjegjës për shumëçka që po ndodh në Shqipëri që fillojnë qysh herët, është krijuar një sistem për të cilin kanë kontribuar dhe kanë vendosur nga një ingranazh dhe tani, në vend që kjo parti dhe këta njerëz, të paktën duke u nisur nga preteksti amerikan, për korrupsionin si rrezik për vendin, duhet të ishte bërë analizë për të gjithë këtë korrupsion”, tha Lubonja.

Lexo edhe:

“Po grabiten toka me VKM të manipuluara”, PD: Ja si Bashkia Kamëz i rrëmben pronën qytetarit

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

Analisti e sheh aksionin politik të Sali Berishës me skepticizëm, pasi është i mendimit se një Berishë 3, nuk do ndërtojë një PD konkurruese.

“Ne shqiptarët e kemi marrë se me amerikanët nuk do të luftohet. Këtu s’bëhet fjalë për luftë ushtarake, apo politika amerikane në një kuptim më të gjerë sepse ne jemi pjesë e NATO-s, e Evropës, s’ka lëvizur kurrë asgjë në këtë drejtim. Në këtë aspekt, këtu bëhet më shumë fjalë për intriga politike, që lidhen sa me interesat që Edi Rama i ka zgjidhur këtyre, sigurisht edhe me të kaluarën.

Berisha padyshim ka të gjithë mëkatet e veta, lëvizja e tij dobëson PD dhe nga kjo fërkon duart Edi Rama. Unë luftën e Berishës e shoh me skepticizëm sepse ai në këtë rast ka të drejtë për metodat që thash, por nuk shoh mundësinë që një Berishë 3 të ndërtojë një PD siç do të doja unë ta ndërtonte. Këtu është problemi më i madh. Unë tani i shoh më të dobët, sepse në vend që të merren me mazhorancën do të merren me njëri-tjetrin. Berisha del dhe bën deklarata që stonojnë.

Ai thotë për të gjitha përjashtimet që janë bërë ia vendos fajin Bashës, do të ketë një përçarje, nuk kanë vizion, ata merren me Ramën me njëri-tjetrin dhe jo me korrupsionin. Ndodhemi në pikën më të dobët politike, ndërsa Rama në pikën më të fortë të pushtetit të tij, një pushtet që abuzon. Kemi një dështim të Evropës, Amerikës dhe këtu kanë ardhur talebanët.

Talebanët janë i gjithë krimi i organizuar që po pastron paratë dhe ka kapur shtetin”, përfundoi Lubonja.

Etiketa: BoldnewslubonjaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Po grabiten toka me VKM të manipuluara”, PD: Ja si Bashkia Kamëz i rrëmben pronën qytetarit

10:59 : 05/10/2025
AKTUALITET

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

20:49 : 04/10/2025
AKTUALITET

Do garojnë me kandidat nga shoqëria civile, Sula për 9 nëntorin: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

19:34 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Të hetohen!”/ PD: Në dy tendera të OSSH-së, fitues i njëjtë dhe mungesë konkurrence

14:56 : 04/10/2025
AKTUALITET

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

14:31 : 04/10/2025
AKTUALITET

Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Sot vendosim modelin për garën elektorale në Tiranë

13:55 : 04/10/2025
Para

Kurti: Pse e duam reciprocitetin, nuk e di kur do e takoj më Vuçiç

TË GJITHA

Rekrutimi i vajzave nga Kolumbia për prost*tucion, Europol: Ja si u zbulua rrjeti

11:26 : 05/10/2025

Edi Rama u konsultua me “l(u)araskat e Soros” për projekt-ligjin “Prindi 1 dhe 2” (Dokumenti)

11:20 : 05/10/2025

Makina e vjedhur në Gjermani zbulohet në Korçë, nën procedim një 26-vjeçar

11:18 : 05/10/2025

Krim në familje në Fier, djali plagos babanë!

11:09 : 05/10/2025

EMRAT/ Dy kushërinjë dhunojnë me grushte dhe sende të forta 52-vjeçarin, arrestohen në flagrancë

11:01 : 05/10/2025

“Po grabiten toka me VKM të manipuluara”, PD: Ja si Bashkia Kamëz i rrëmben pronën qytetarit

10:59 : 05/10/2025

“Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë“, “Plisat” motivojnë Kombëtaren për ndeshjen ndaj Serbisë

10:55 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com