Bashkëshorti i Angela Martinit flet për herë të parë pasi ra në pranga: Gruaja ime nuk flinte e as nuk hante

Instagram Post

Dragos Savulescu, bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martinit, ra në prangat e policisë në muajin gusht pas një periudhe të gjatë si i arratisur.

Biznesmeni rumun u arrestua në Mykonos, por më pas u la i lirë nga autoritetet greke pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali. Gjykata italiane e mori vendimin për Dragos Savulescu-n, pavarësisht çdo pretendimi nga autoritetet rumune. Angela dhe Dragos kanë zbuluar se ai ka fituar përfundimisht pafajsinë në Greqi dhe se gjykata greke ka bllokuar përpjekjen e Rumanisë për ekstradimin e Dragos.

Së fundmi, Dragos dhe Angela Martini kanë dhënë një intervistë për median greke “Protothema”. Biznesmeni rumun e ka konsideruar të paligjshëm kërkesën e Rumanisë duke theksuar se ka ndërmend që të ngrejë padi ndaj autoriteteve rumune.

“Përveç faktit që kam humbur para dhe kohë, kam vuajtur shumë nga sulmet që vijnë nga media, të cilat bazoheshin në lajme të rreme. Ajo pësoi dëmtime psikologjike, gruaja ime as nuk mund të flinte dhe të hante.

Shëndeti ynë, imazhi ynë, jeta jonë e biznesit u prek. Ne duhet t’i kërkojmë qeverisë rumune të paguajë për këtë dëm serioz dhe mendoj se kemi shumë arsye legjitime për ta pretenduar këtë. Përveç kësaj, është çështje parimore të mos lejojmë që një regjim të shkatërrojë imazhin dhe jetën tonë. Ne duhet të inkurajojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, pasi ne nuk jemi viktimat e vetme të regjimit, ka shumë të tjerë që po përjetojnë të njëjtën gjë,” u shpreh ai.

LEXO EDHE  Ardit Çuni i premton Beniadës se do e tradhtojë vetëm dy herë, reagimi i modeles (Video)