Përplasjet në PD/ Shehi: Ja çfarë duhet të bënte Lulzim Basha

I ftuar në ‘Opinion’ deputeti Dashamir Shehi, ka komentuar përplasjet brenda PD, mes kryetarit Lulzim Basha dhe liderit historik Sali Berisha.

I pyetur nga Fevziu se çfarë duhet të kishte bërë Basha, Shehi tha se duhet të kishte gjetur një rrugë tjetër dhe jo atë të largimit të Sali Berishës, e mira do të ishte që ky i fundit të largohej si ‘kalorës’.

Pjesë nga diskutimi:

Fevziu: Çfarë po ndodh në PD?

Shehi: Për këtë duhen pyet këta të PD-së.

Fevziu: Ju jeni më shumë brenda PD-së se shumë të tjerë…

Shehi: Unë jam në opozitë shumë më tepër se ata në PD. Kjo ëhstë një situatë e mbarsur në PD. Gjithnjë kështu janë bërë gjërat nën rrogoz, po mbaheshin nën suazën normale të disa rregullave. Kohët e fundit janë shkelur disa rregullave. Rregulli i fundit ishte ky që kur humb zgjedhjet ikën. Basha dhe nga ana formale nuk i ka ndjekur. Bëri një kongres formal, zgjodhi ca organe formale, këto nuk janë organe për mua. Ai duhet të kishte hapur lojën për të gjitha palët. Këta zgjodhën disa organe formale. Një Kshill Kombëtar që ka 500 vetë ëhstë tallje, një kryesi që ka 40 vetë ëhstë tallje, një aprti që ka 4 nënkryetarë ëhstë tallje, pse kush jemi ne Kina. Ata duhet të kishin analizuar ku kemi gabuar për 8 vite, si do t’i afrojmë qytetarët.

Fevziu: Çfarë duhet të bënte Basha?

LEXO EDHE  Berisha: Rama i mbylli dyert e Europës Shqipërisë, emëroi ministër Saimir Shullazin

Shehi: Edhe ajo e kryetarit ëhstë derivat i kësaj situate. Zoti Basha duhet të bënte udhëheqësin të thërriste udhëheqësin tjetër që kjo mos shkarkohej tek partia. Hyra në parlament me qefin të godas Edi Ramën dhe po merremi me njëri-tjetrin. Përtej qendrimit të Berishës të cilin nuk e aprovoj, por Berishës qoftë ata që i kanë prurë letrat, qoftë Basha vetë duhet ta linin të largohej si kalorës  se ka qenë dy herë president dy herë kryeministër, me këtë rast edhe Shqipërisë i kanë rënë puplat. Unë nuk mendoj se Berisha mund të kthehet. MUnd të iniciojë si një lloj katalizatori që gjërat që nuk janë thënë në PD të thuhen, këtë mendoj. Ne kemi bërë një opozitë pa llogjikë normale.