A do të merrni drejtimin e PD? Ja ç´thotë Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha iu shmang një pyetjeje të drejtëpërdrejtë pasditen e sotme nëse do të merrte ose jo drejtimin e Partisë Demokratike.

Në takimin me anëtarët e PD, i cili çeli edhe turin e takimeve të Berishës me anëtarët demokratë, ish-Kryeministri u pyet nëse do të ishte i gatshëm të drejtonte Partinë Demokratike pas largimit të Lulzim Bashës?

LEXO EDHE  Grenell akuza UNMIK-ut: Shpërdorim i taksave të SHBA! Me Trump nuk do kishte tensione

“Nuk e vendos unë, e vendosin demokratët”, ishte përgjigjia e Berishës, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi, por pa e pohuar atë prerazi.