• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koncensionarët e Ilir Beqajt/ “Pegasus” e “Evita”, 2.5 mln euro pa garë për testet anti-covid

13:53 : 15/09/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Në Qershor 2016, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u shfaq në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ku njoftoi se ishte krijuar mundësia për kryerjen e analizave të gjakut sipas teknikës NAT, nëpërmjet një sistemi të ri testimi.

Teknika NAT shërben për të identifikuar viruset në gjak, përfshirë edhe Sars Cov-2, përgjegjës për Covid-19.

Aparaturat e reja do të funksiononin nëpërmjet përdorimit të kiteve dhe reagenteve, të cilat institucioni shëndetësor do t’i blinte nëpërmjet tenderave publikë.

Prej pesë vitesh, këto tendera janë fituar në të gjithë rastet nga kompania “Pegasus” e Janis Karathanos, i cili, nëpërmjet një kompanie tjetër, ka fituar koncensionin e Laboratorëve Shëndetësorë në kohën e ministrit Ilir Beqja.

Lexo edhe:

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

Përkeqësohet gjendja e Ilir Beqjas pas infeksionit të lëkurës, shtrohet në QSUT

“Boldnews.al” ka konsultuar të dhënat zyrtare, në bazë të të cilave “Pegasus” ka fituar mbi 2.5 milionë euro për kite e reagente për analizat e teknikës NAT, në procedura thuajse pa garë dhe me oferta afërsisht në fondin limit.

Ndërsa në dy vitet e fundit, “Pegasus”, në bashkëpunim edhe me “Evita” shpk, një tjetër përfitues fillestar i koncensionit të Hemodializës po në kohën e Beqjas, kanë fituar tenderat për teknikën NAT pa garë dhe me 100 përqind të fondit limit.

Duket qartë se bashkimi Pegasus-Evita e kanë pasur të sigurt fitoren e tenderave të Qendrës Kombëtare të Transufizionit të Gjakut dhe nuk kanë ulur, as formalisht, ofertën e tyre.

Tenderat për “Pegasus”

Në Maj të vitit 2018, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, zhvillon një tender të mbyllur, me procedurën e negocimit, pa shpallje paraprake, pra pa garë, për blerje kite dhe reagente për testimin me metodën NAT.

Fondi limit ishte 13.496.000 lekë të reja pa TVSH. Të dhënat zyrtare tregojnë se fituesi i tenderit ishte “Pegasus”, i cili ofroi ofertën saktësisht me fondin limit.

Në foto: Në Maj 2018, “Pegasus” fiton tenderin pa garë për blerje kite e reagente për testimet me metodën NAT

ak muaj më vonë, në Nëntor 2018, “Pegasus” fiton një tjetër procedurë për blerje kitesh e reagentesh për testimet me metodën NAT, për një vlerë prej 62.5 milionë lekë të reja.

Në vitin 2019, “Pegasus” e Janis Karathanos merr pjesë në tenderin e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në bashkëpunim me “Evita” shpk, një kompani që zotërohet në shumicë nga një shoqërie e regjistruar në zonat e njohur si off-shore.

Në atë procedurë, me fond limit 68.8 milionë lekë të reja, bashkimi i operatorëve “Pegasus-Evita” paraqesin ofertën më të lartë, në rreth 99 përqind të çmimit të vendosur nga autoriteti kontraktor.

Megjithatë, konkurrenti i vetëm i tyre u eleminua nga gara dhe përfundimisht, “Pegasus-Evita” u shpallës sërish fitues.

Në dy vitet pasuese, 2020 dhe 2021, kompanitë “Pegasus” dhe “Evita” kanë fituar pa garë procedurat për blerje kitesh dhe reagentesh për testimet me metodën NAT, për një total prej më shumë se 140 milionë lekë të reja.

Në foto: Në periudhën 2020-2021, “Pegasus”, në bashkëpunim me “Evita”, kanë fituar pa garë tenderat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut

Në pesë vitet e fundit, “Pegasus”, si operator i vetëm apo në bashkëpunim me shoqërinë “Evita”, ka përfituar mbi 280 milionë lekë të reja ose rreth 2.5 milionë euro, pa garë reale, duke krijuar një lloj situate, të dyshuar “monopol”.

Etiketa: Evitailir beqajPegasus

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025
AKTUALITET

Përkeqësohet gjendja e Ilir Beqjas pas infeksionit të lëkurës, shtrohet në QSUT

11:47 : 23/07/2025
AKTUALITET

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

14:22 : 17/07/2025
AKTUALITET

Ilir Beqaj prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

10:40 : 15/07/2025
AKTUALITET

Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët! Historiku i IEVP Durrës

14:02 : 29/06/2025
AKTUALITET

Sterilizimi/ Kërkohet nga 10 vite burg për Rrjepajn e Rrapajn, SPAK jep pretencën për 8 të pandehur

15:46 : 25/06/2025
Para

Votimi i qeverisë së re, Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 7 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 06/09/2025

Shqiptarët të fiksuar pas duhanit, renditen të dytët pas maqedonasve

22:46 : 06/09/2025

VIDEO/ Tensione në “Astir”, disa persona përplasen me policinë, ka arrestime

22:35 : 06/09/2025

“Ishin 4 agjentë”/ Mësuesi rrëfen se si u zhvatën banorët e Divjakës nga “firmat piramidale” online

22:23 : 06/09/2025

The Telegraph: Vjosa në rrezik serioz, kompanitë e papërgjegjshme të naftës e ndotin sistematikisht

22:09 : 06/09/2025

Vrasje me armë zjarri në Kosovë, viktima dhe autori ndodheshin brenda një makine (EMRAT)

21:52 : 06/09/2025

Pse super të pasurit po zgjedhin Italinë

21:35 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com