Interi mposhtet nga Real në “San Siro”, Ajax shkatërron Sportingun në transfertë

Interi edhe pse zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë në San Siro, ra në fund ndaj Realit të Madridit.

Ishte një ndeshje shumë e luftuar, me dy skuadrat që dominuan në disa fraksione njëra-tjetrën. Real Madrid shtoi marshet në fund dhe gjeti golin me talentin Rodrygo, që mbylli me sukses një aksion shumë të bukur në minutën e 90.

LEXO EDHE  Mbyllen ndeshjet e Europa League, supersfida Leicester-Napoli dhuron spektakël por jo fitues. Ja të gjitha rezultatet

Edhe Ajax ishte spektakolar. Djemtë e Ten Haag tundën rrjetën plot pesë herë në Lisbonë ndaj Sporting, duke triumfuar 5-1. Porto dhe Atletico Madrid morën nga një pikë, pas barazimit 0-0.