Arrestohen 3 shqiptarët në Greqi, po kalonin kufirin me çantat e shpinës me drogë

Mediat greke bëjnë me dije se Policia ka arrestuar 3 shqiptarë përkatësisht 33, 45 dhe 50 vjeç në një zonë malorë në Follorinë pasi dyshihet se ata kishin kaluar kufirin me këmbë nga Shqipëria duke mbajtur çanta shpine me nga 29 pako kanabis secila.

LEXO EDHE  Emri/ U kap në shtëpi bari, dënohet me dy vjet burg shqiptari

Policia i arrestoi në flagrancë dhe u sekuestroi tre celularë, tre karta sim dhe shumat e parave prej 50 euro dhe 3 600 lekë shqiptare.

Materialet për hetimin e tyre do të dërgohen në prokurorinë e Kastorias.