• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjukanoviç: Vuçiç e do Kosovën pa shqiptarë dhe Malin e Zi pa malazezë

20:10 : 11/09/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të dëshironte që në projektin e “Serbisë së Madhe” ta kishte Kosovën por pa shqiptarë dhe Malin e Zi por pa malazezë. Sipas tij, Vuçiçi e konsideron kthimin e Malit të Zi në Serbi kompensimin e vetëm për Kosovën.

Mali i Zi kohëve të fundit është përballur me turbulenca politike e etnike, që nxitën frikën për luftë civile me pushtetin aktual që po akuzohet se po punon në mohim të shtetësisë dhe kombit malazias. Javën e shkuar, Mali i Zi ishte pranë konfliktit me qytetarë që ishin kundër inaugurimit të mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi në qytetin historik të Cetinës. Pala malazeze që është kundër ndërhyrjeve serbe po e akuzon presidentin serb Aleksandar Vuçiç për destabilizimin. Këtu bën pjesë edhe Gjukanoviç që e ka cilësuar shumë serioze situatën e fundit.

Në një intervistë për “Jutarnji”, Gjukanoviç ka thënë se Serbia dhe Rusia po duan ta vënë nën kontroll Malin e Zi, në çfarëdo mënyrë që mund të bëhet.

“Serbia sepse mendon se është koha e duhur për të bërë rivizatim kufijsh në Ballkan e Rusia që të dërgojë mesazh për NATO-n, BE-në e shtetet në rajon”, ka thënë ai.

Duke i konsideruar jo të sinqerta deklaratat e Vuçiçit se Serbia e njeh pavarësinë e Malit të Zi, Gjukanoviç ka thënë se Mali i Zi për Serbinë është një lloj kompensimi në mënyrë që të pranojë Kosovën e pavarur. Megjithatë, ai ka thënë se Serbia do të donte kthimin e Kosovës, por pa shqiptarët, e kthimin e Malit të Zi, por pa malazezët si kombe.

Lexo edhe:

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

“Numrin ia mora mikut tonë të përbashkët Vuçiç”, Noka zbardh mesazhin e Ramës për Sinisha Mihajloviç

“Ata do të donin ta kishin Kosovën, por pa shqiptarët. Siç do ta donin Malin e Zi, por pa malazezët. Është e qartë se për Beogradin, Mali i Zi do të ishte kompensimi i vetëm real për Kosovën”, ka thënë ai. Gjukanoviç megjithatë ka shtuar se pa Malin e Zi në “botën serbe” projekti i Serbisë së Madhe është “përgjithmonë i vdekur”. “Do të sigurohemi për këtë”, ka deklaruar ai.

Etiketa: gjukanovicmali i ziVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025
AKTUALITET

“Numrin ia mora mikut tonë të përbashkët Vuçiç”, Noka zbardh mesazhin e Ramës për Sinisha Mihajloviç

12:28 : 16/10/2025
RAJONI

REL: Dronë në qiell, tension në tokë

11:51 : 14/10/2025
RAJONI

Shqipëria i mundi në Serbi, Vuçiç: S’më zuri gjumi nga zemërimi, u pendova që nuk shkova në stadium

16:39 : 12/10/2025
BOTA

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025
RAJONI

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025
Para

3 tërmete brenda pak orëve në rajon, sizmiologët: Ky fenomen mund të vazhdojë për muaj të tërë

TË GJITHA

Samiti i BE-së/ Merz thirrje për më pak burokraci: Na duhet një kthesë e vërtetë kulturore

11:55 : 24/10/2025

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025

SPAK zbulon pse mungoi Altin Dumani në seancën çelëse të legjislaturës së re parlamentare

11:51 : 24/10/2025

Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Duhet të rishqyrtohet çështja për të parë sa vota kam marrë

11:44 : 24/10/2025

Tregtimi i pesticideve, bllokohen 3.9 tonë produkte për bimët në Durrës dhe Lezhë

11:42 : 24/10/2025

Abuzimet me fondet e IPARD II, SPAK: Kemi regjistruar procedim penal

11:35 : 24/10/2025

Skandal në QSUT/ Biopsitë vonoheshin mbi 1 muaj se kështu e kërkonte Majlinda Ikonomi (Dokumentat)

11:28 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com