Deklaratat e Berishës/ Basha: Më dyfishuan dhimbjen, shpresoj …

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur para mediave menjëherë pas votimit të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Basha tha se në këtë parlament dominon krimi. ndërkohë i pyetur nga gazetarët ër deklaratat e Berishës. basha tha se i vjen keq që një gjë të tillë e dëgjon nga njeriu nqë i ka qendrur në krahë.

‘Brenda në sallë ndodhen sot njeërëzit që kanë minuar demokracinë shqiptare, duke nisur nga edi rama, shkatërruesi i zgjedhjeve, i rendit Kushtetues dhe reformës në drejtësi, që duhet të ishte para drejtësisë. Para Drejtësisë duhet të ishin bashkë me të monstrat e korrupsionit, Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri. Para drektësisë duhet të ishte Taulant Balla, kryeshefi i bandave të elbasanit, të gjithë e dinë se aifiguron në listën e zezë të interpolit për pastrim parash dhe trafik droge. Duhet të ishin para drejtësisë autorët famkeq të dosjes 339, përfaqësuesit e bandës së Dibrës dhe Durrësit. Jashtë kësaj salle duhet të ishin edhe 3 bedelët e Tom Doshit dhe dy bedelët e Aqif Rakipit. Jashtë kësaj salle dhe para drejtësisë duhet të ishin të gjithë ata që kanë grabitur djersën e shqiptarëve ër tu pasuruar si sheik me mafien e inceneratorëve që u ka mbylur gojën mediave të pavarura, njëri prej të cilëve kërkon ti ikë drejtësisë duke dorëzuar mandatin, tjetri Alqi Bllako. KJo nuk ëhstë mazhorancë, por pakica e krimit dhe korrupsionit. Ne kemi vetëm 1 detyrë, këtë sallë dhe gjithçka jashtë saj ta kthejmë në një fushë betejë me dhe për qytetarët shqiptarë deri në largimin e këtij regjimi që ka marrë peng Shqipërinë. Sot mund të duket si ditë e vështirë për të folur ëpr këtë betejë, por një gjë ëhstë e sigurtë se pakica që ka marrë pneg vullnetin e shqiptarëve ëhstë dhe mbetet pakicë, detyra jonë ëhstë që shumicën ta modilzjmë në një betejë pa kthim’, tha Basha.

LEXO EDHE  U denoncua i rrëmbyer, policia gjen ‘mbretin’ e Instagramit në Tiranë! Identifikohen autorët

Pyetjet:

Gazetarja: Në 8 vite nuk ja dolët të poshtni Ramën dhe u kthyet sërish në parlament me Ramën? Si do ta largoni duke grisur fletët?

Basha: Detyra ime ëhstë të bëj gjithçka kundërs së keqes.

Gazetarja: Ju nisët një betejë me Sali Berishën.

Basha: Kam ndjekur me dhimbje të madhe deklaratën e Sali Berishës. Dhimbja që ndiej në nivel personal që jam detyruar të marr dje ëhstë dyfishuar sot nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha. Shpresoj që koha tëjetë ilaçi më i mirë, dhe të fokusohemi tek armiku i madh që është regjimi i edi ramës.

Gazetarja: A ka një pazar mes jush dhe Ramës?

Basha: Shpreh dhimbjen më të thellë që tezat e kundërshtarit tim i kam dëgjuar nga goja e Sali Berishës.

Gazetarja: A rrezikon PD të përçahet?

Basha: PD është e bashkuar.