• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë ka brenda mishit të sufllaqeve? Të vërtetat e cilësisë dhe sigurisë

11:01 : 07/09/2021
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

Sufllaqet janë një ushqim i shpejtë mjaft popullor në Shqipëri i huazuar nga Greqia dhe Turqia. Mishi shërbehet me pite, sallatë, patate të skuqura dhe salca të ndryshme. Në dukje, kjo pjatë është për të lëpirë gishtat. Në të vërtetë, a do ta dini çfarë ka brenda në mishin që po hani?

Shumë njerëz besojnë se shtresat e puthitura të mishit të përpunuar janë me të vërtetë prej mishit të pulës, viçit ose derrit dhe të pasuruar me erëza nga më të ndryshmet.

Në teori, mishi për përgatitjen e donerit duhet të jetë prej pule, viçi, qengji ose derri. Por, janë pikërisht erëzat dhe salcat që e maskojnë mjaft mirë përmbajtjen e vërtetë të donerit.

Në rastin e donerit të pulës, është jashtëzakonisht e vështirë të kuptosh nëse mishi është i importuar ose vendas.

Kjo pikërisht në këtë kohë kur e gjithë bota ashtu si edhe Shqipëria është tronditur nga lajmet e importit të mishit të kalbur apo me salmonelë nga Brazili.

Lexo edhe:

Turistë të sufllaqeve dhe marketeve, INSTAT: Ulet konsumi tek restorantet

“Kripa nga deti në faturë”, 4 sufllaqe 40 mijë lekë në Himarë

Çfarë ka brenda mishit të sufllaqeve

Në 15% të rasteve mishi i reklamuar si pule, përmbante edhe mish viçi.Në raste të tjera, doneri i mishit të viçit përmbante edhe mish derri.

Nga pikëpamja shëndetësore, ajo që duhet të dini është se doneri nuk përgatitet nga copa të mirëfillta mishi pa dhjamë.

Përkundrazi, shumica e donerëve që shihni në treg përgatiten nga mbetjet e mishit të viçit, derrit, pulës siç janë, këmbët, veshët, gjuha, bishti dhe mbetje të tjera të pazakonta që kasapët duhet t’i hedhin në plehra.

Gjatë prodhimit, mishi ose pjesë të tij përpunohen me erëza dhe shtypen duke marrë një formë cilindrike. Gjë që e bën të pamundur përcaktimin e prejardhjes së vërtetë të mishit, ose vërtetësinë e pretendimit të shitësve dhe prodhuesve. E si të mos mjaftonte kjo, prodhuesit e donerit kanë shumë mangësi në shpjegimin e përbërësve dhe përqindjeve të duhura në produktet që ata shesin.

Cilësia dhe siguria

Donerët në të vërtetë kanë një përmbajtje shumë të lartë kripe dhe dhjami, që e bën masën shtazore më të lëngshme. Një porcion me doner përmban 14.7 gramë kripë, më shumë se dyfishin e sasisë së lejuar ditore të kripës që është 6 gramë.

Niveli i yndyrës është gjithashtu shqetësues: 117.2 gramë yndyrë. Ndërkohë që doza ditore e lejuar për meshkujt është 95 gramë dhe për femrat 70 gramë. Kjo sasi është e barabartë me një shishe 750 ml me vaj vegjetal. Cilësia e këtij të fundit është për t’u diskutuar.

Nga ana tjetër, kur vjen puna te servirja e donerit, masa cilindrike zhvishet dalëngadalë ndërkohë që mishi rrotullohet dhe piqet.

Në shumë dyqane ku xhiroja nuk është shumë e madhe, një doner i plotë nuk shitet brenda ditës. Kjo do të thotë se ai paketohet, ruhet në frigorifer, në rastin më të mire. Ose vendoset të piqet sërish të nesërmen ose të pasnesërmen në varësi të shitjeve. Pra, i njëjti mish, ngrohet dhe ftohet çdo ditë deri në copën e fundit.

Për fat të keq, pavarësisht studimeve dhe vëzhgimeve është krejt e pamundur të dish plotësisht se çfarë përmban me të vërtetë ai ‘mal’ mishi në cilindër.

Fakte ushqimore

Një racion me doner përmban 175 kalori, 11.5 yndyrna, 60 mg kolesterol, 265 mg kripë. Po ashtu përmban 2 gramë karbohidrate, 0.5 gramë fibër, 0.5 gramë sheqer dhe 16 gramë proteina.

Nëse njeriut i nevojiten normalisht 2,000 kalori në ditë.Një racion me doner ofron 25% të dozës së lejuar ditore të yndyrnave të ngopura, 20 për qind të kolesterolit, 10 për qind të kripës dhe 30 përqind të proteinave.

Është e qartë që doneri nuk është zgjidhja ideale për një shëndet të mirë, por si gjithmonë, kjo mbetet në dorën e konsumatorit. Është ai që mban frerët e shëndetit të vet. /AgroWeb/

 

Etiketa: boldewshostdomainsufllaqete vertetat e cilesise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Turistë të sufllaqeve dhe marketeve, INSTAT: Ulet konsumi tek restorantet

19:26 : 15/09/2024
AKTUALITET

“Kripa nga deti në faturë”, 4 sufllaqe 40 mijë lekë në Himarë

17:59 : 22/07/2024
AKTUALITET

Veliaj i dhuron Arbana Osmanit katin e parë të Piramidës për restorant

15:13 : 17/10/2023
SHOW BIZ

“E bija tatuazh një sufllaqe”/ Kamera e fshehtë, Diola Dosti “shpërthen” në lot: Do humbas kujdestarinë (VIDEO)

21:33 : 29/09/2023
AKTUALITET

AKU bllokon 535 kg mish në Tiranë, gjobit 3 mln lekë “Fast Food-in”

12:13 : 29/12/2022
RAJONI

Sufllaqja 4 euro në Selanik, ushqimi i preferuar i grekëve luks për shumë qytetarë

10:08 : 09/06/2022
Para

Gjendet i pajetë në apartamentin e tij aktori i famshëm, nipi e gjen pas dy ditësh (FOTO)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Kryetari i PD-së duhet të mbajë përgjegjësi”, Rudina Hajdari: Të mos përsëritet e njëjta kasetë

21:11 : 15/05/2025

Lajm i trishtë! Mjeku i njohur pediatër ndërron jetë në krye të detyrës në QSUT

21:07 : 15/05/2025

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

21:07 : 15/05/2025

Formacionet zyrtare/ Barcelona dëshiron titullin, Espanyol në fushë për t’i prishur festën

20:57 : 15/05/2025
Foto ilustruese

Operacion antidrogë në Itali, shkatërrohet grupi italo-shqiptar

20:49 : 15/05/2025

Presidenti i Emirateve të Bashkuara: Do të investojmë 1.4 trilionë dollarë në SHBA

20:47 : 15/05/2025

Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu

20:44 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com