• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Ceremonia fetare shkakton trazira në Mali të Zi

11:51 : 05/09/2021
në LAJMI I FUNDIT, RAJONI, VIDEO
Pamje: AP

Pamje: AP

Në një situatë të tensionuar, në Cetinje të Malit të Zi është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, shkroi në rrjetin social Instagram se ka bërë shugurimin e Joanikijes duke u lutur për paqen e të gjithëve, paqen e të gjithë botës, dhe mbi të gjitha për paqen e këtij qyteti.

Më 4 dhe 5 shtator protestuesit kanë kundërshtuar mbajtjen e kësaj ceremonie në qytetin e Cetinjës.

Ata dolën në rrugë dhe vendosën barrikada në hyrje të qytetit për të penguar arritjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe nga Podgorica në Cetinje.

Por, Porfirije dhe Joanikije u transportuan me helikopter deri në Manastirin e Cetinjës.

Lexo edhe:

Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

Tender fiktiv? E paralajmëroi “Boldnews”, Lluca fiton 1.5 mln euro në Bashkinë Kavajë

Janë raportuar edhe përleshje me policinë malazeze. Forca të shumta të sigurisë janë vendosur në qytet.

Përveç ndasive brenda përkrahësve të Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj të Malit të Zi, ceremonia ka nxitur përplasje edhe mes udhëheqësve shtetëror.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq tha se ngjarjet në Cetinje janë një përpjekje për veprime terroriste dhe porositësit dhe organizatorët janë udhëheqja më e lartë e Partisë Demokratike të Socialistëve në bashkëpunim me grupet e organizuara kriminale.

“Sulmi ndaj policisë është një sulm ndaj shtetit”, shkroi Krivokapiç në rrjetin social Twitter.

Krivokapiç vjen nga Fronti Demokratik pro-serb, parti kjo që udhëheq me qeverinë malazeze, pasi vitin e kaluar rrëzoi Partinë Demokratike të Socialistëve, pas 30 vjetësh në pushtet.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, nga Partia Demokratike e Socialistëve, arriti në Cetinje më 4 shtator. Ai kishte thënë më herët se do të shkonte në protestë nëse Kisha Ortodokse Serbe nuk heq dorë nga ceremonia. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe harmonisë shumëetnike.

Pse u kundërshtua ceremonia e shugurimit në Cetinje?

Kisha Ortodokse e Malit të Zi është nën Kishën Autoqefale të Serbisë. Ajo synon pavarësimin nga Kisha Ortodokse Serbe.

Qyteti Cetinje, dikur ka qenë kryeqendra e Malit të Zi, ndërsa sot konsiderohet si kryeqyteti kulturor dhe historik i këtij vendi.

Vlladimir Veljkoviç, një historian nga Serbia që merret me studimet e fesë i tha Radios Evropa e Lirë se pretendimet e Kishës Ortodokse Serbe (KOS) dhe Kishës Ortodokse Malazeze kryqëzohen në Cetinje.

“Në radhë të parë Cetinje është kryeqyteti i vjetër i Malit të Zi dhe nga ana tjetër është gjithashtu selia e peshkopëve malazezë, gjegjësisht Mitropolia e Malit të Zi, dhe tani padyshim që kemi dy koncepte të ndryshme lidhur me simbolikën e Cetinjës“, thotë Veljkoviq.

Kjo nuk është hera e parë që ka pasur tensione në këtë qytet.

Më 1992, Mitropoliti i atëhershëm Amfilohije dërgoi anëtarë të armatosur të formacioneve paramilitare nga Serbia, të udhëhequra nga Zheljko Raznatoviq (i njohur si Arkan), në ambientet e Manastirit të Cetinjës, me arsyetimin se duhet të mbrohet nga “separatistët malazezë”.

Në 30 vjetët e fundit, festat fetare në atë qytet, shënohen në praninë e forcave të shumta policore, pasi përkrahësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj malazeze jo-kanonike festojnë të ndarë.

Në fillim të marsit, një grup qytetarësh qëndruan në rrugë derisa delegacioni i Qeverisë së Malit të Zi, vendosi një kurorë me lule mbi varrin e mbretit Nikolla, sovranit të fundit malazez. Qytetarët thërrisnin “çetnikë!” dhe “Mali i Zi nuk do të jetë kurrë bregdeti i detit serb”.

Sesioni i parë pranveror i Parlamentit të Malit të Zi më 25 mars, i cili zakonisht mbahet në Cetinje, u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Derisa zyrtarët po mbërrinin në qytet, rreth dyqind qytetarë u mblodhën dhe brohoritën “Kjo nuk është qeveria jonë” dhe “Tradhti”.

Cetinja ishte i vetmi qytet në Malin e Zi me shumicë ortodokse, në të cilin nuk u organizuan tubime protestuese të Kishës Ortodokse Serbe kundër Ligjit për Liritë Fetare gjatë vitit 2020.

Miratimi i këtij ligji pati shkaktuar tensione të larta në Mal të Zi.

Kisha Ortodokse Serbe ka mbështetjen e një pjese të elitës politike në Mal të Zi dhe pretendon pronësinë e shumë kishave dhe manastireve të cilat i konsideron si të vetat.

Ligji për liritë fetare, ishte miratuar në vitin 2019, në kohën kur në pushtet ishte partia e Gjukanoviqit, dhe kërkonte nga komunitetet fetare të dëshmojnë se janë pronarë të pronave para vitit 1918.

Qeveria e re – që doli pas zgjedhjeve të gushtit 2020 – e ndryshoi ligjin me qëllim që të sigurohet se pronat do të mbeten në dorën e Kishës, që selinë e ka në shtetin fqinj, Serbi.

Kush e kundërshtoi ceremoninë në Cetinje?

Shoqatat kombëtare malazeze, pothuajse e gjithë opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Millo Gjukanoviç dhe përfaqësuesit e komunës së Cetinjës e kundërshtuan ceremoninë e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Ata e shohin ceremoninë si një simbol të “pushtimit” të Malit të Zi dhe një përpjekje për ta futur Malin e Zi në të ashtuquajturën “botë serbe”.

Këtë ide e shfaqi për herë të parë ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Vulin tha në një tubim të partisë së tij më 18 korrik, se “detyrë e këtij brezi politikanësh është të krijojë botën serbe” dhe “t’i bashkojë serbët kudo që jetojnë”.

Kundërshtuesit e ceremonisë kanë kërkuar që ajo të mbahet në çdo qytet tjetër malazez, përveç Cetinjës.

Ky qytet nga malazezët konsiderohet si qendër kulturore dhe historike.

Mitropoliti Joanikije i tha Radios Svetigora më herët se “Mali i Zi nuk është vetëm Cetinje”.

“Ata ende nuk kanë krijuar shtetin e tyre të quajtur Cetinje”, tha Joanikije.

Komuniteti Ndërkombëtar kërkoi uljen e tensioneve

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje të gjithë aktorëve, veçanërisht udhëheqësve politikë në Malin e Zi, që të ndihmojnë në uljen e tensioneve.

Kështu është thënë në një përgjigje të Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.

“Të gjithë, veçanërisht udhëheqësit politikë, duhet të bëjnë pjesën e tyre për të ulur dhe jo për të tensionet pasi siguria publike është thelbësore”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Më parë, Zyra e Kombeve të Bashkuara në Malin e Zi dhe Bashkimi Evropian shprehën shqetësim sa i takon tensioneve në rritje, retorikës përçarëse dhe mungesës së tolerancës.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve, veçanërisht atyre që mbajnë pozita me autoritet dhe ndikim, të ofrojnë kontribut të drejtpërdrejtë në qetësimin e tensioneve dhe ndërtimin e besimit”, ka thënë koordinatori i Përhershëm i OKB-së, Peter Lundberg, në emër të ekipit të OKB -së në Mal të Zi.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE) Ana Pisonero tha se nxitja e ndarjeve etnike dhe fetare dhe mungesa e tolerancës janë “të rrezikshme për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve”.

Çfarë thonë ekspertët?

Paul McCarthy, nga Instituti Republikan Ndërkombëtar, fajëson të gjitha palët për përshkallëzimin e tensioneve në prag të ceremonisë së organizuar nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila, siç thotë ai, duhet të zbusë retorikën, shkruan Zëri i Amerikës.

Ndërsa Edward Joseph, nga Universiteti Johns Hopkins, e sheh situatën aktuale si vazhdim të përpjekjeve për të ndryshuar orientimin pro-perëndimor të qeverisë malazeze, me mbështetjen e Beogradit dhe Moskës.

Serbia dhe Mali i Zi kanë qenë pjesë e një federate deri më 2006, kur Mali i Zi shpalli pavarësinë.

Mali i Zi është pjesë e NATO-s dhe aspiron që të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

/REL/

Etiketa: Boldnewsceremoni fetaremal i zitrazira

Lajme të lidhura

Shkrime promocionale

Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

12:18 : 30/04/2025
AKTUALITET

Tender fiktiv? E paralajmëroi “Boldnews”, Lluca fiton 1.5 mln euro në Bashkinë Kavajë

09:18 : 28/04/2025
AKTUALITET

Akuzohet për vjedhje, arrestohet shqiptari në Mal të Zi

18:53 : 22/03/2025
AKTUALITET

Hetimi/ “Eco-Elb” i dha 400 mijë euro, “Ergi” dyshohet për keqmenaxhimin e landfillit Elbasan

07:38 : 06/03/2025
RAJONI

Opozita malazeze bllokon seancën e Kuvendit dhe miratimin e buxhetit

14:57 : 21/01/2025
RAJONI

Përplasje politike/ Opozita në Mal të Zi bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese

08:46 : 22/12/2024
Para
Foto-FB

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Meta apel ‘për ndërtimin e një Shqipërie më të dhembshur dhe njerëzore’

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com