• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Humor nga Rama/ Tirana pret edhe turistë, jo vetëm afganë

15:46 : 05/09/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Një fundjavë me fat kjo për një grup turistësh të huaj, të cilët më në fund plotësuan ëndrrën e tyre për të parë një nga sheshet më moderne të një qyteti futurist, që ka arritur të fitojë çdo çmim ndërkombëtar e ndërplanetar.

Qytet që ka arritur majat e zhvillimit falë përkushtimit të një kryebashkiaku të papërtuar e të përulur – virtyt që i ka mbetur që prej punës së hershme si shitësh fiqsh – dhe liderit Edi Rama, figura e të cilit tanimë ka marrë një shkëlqim historik si ajo e Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Për punët e mëdha që ka bërë për vendin, sidomos në efiçencën e përdorimit të fondeve publike në dobi të kombit, qytetarët i besuan një mandat të tretë qeverisës, si askujt me parë.

Këtë të Diel, një grup turistësh patën fatin që pas disa viteve pritjeje, u përzgjodhën me anë të një shorti elektronik për të vizituar Tiranën. (Që prej qeverisjes së Rilindjes, për shkak të kërkesave të larta nga turistë nga i gjithë globi, hidhet një short për të përzgjedhur një numër të caktuar vizitorësh, që mund të shohin bukuritë e Tiranës për çdo fundjavë).

Lexo edhe:

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

“Shqipëria jashtë loje”: Të fundit në garën për fondet e BE-së për shkencën dhe inovacionin

Amerikanë, britanikë, qytetarë nga Zimbabvet, por edhe australianë, ishin fatlumët që u zgjodhën të vizitonin Tiranë më 4 dhe 5 Shtator 2021. Ata u shprehën të mahnitur me ç’ka u panë sytë. Në këtë mënyrë, dëshmuan faktin që dihet botërisht: Tirana tanimë është perla e turizmit botëror!

Dhe s’ka si të jetë ndryshe kur në këtë qytet ngrihen madhështore kulla të larta të konceptuara nga arkitektët më me zë të planetit, ndërthuret në mënyrë mbresëlënëse transporti urban, ku trafiku i pak viteve më parë tanimë është një makth i harruar, një trashëgimi kulturore që mbrohet me fanatizëm – dhe me të drejtë! Pa harruar emocionin e lundrimit me gondola në Lanë, me një aromë aq të këndshme që do të shoqërojë tërë jetën (për efekt të kundërmimit erëmirë të luleve të mbjella buzë lumit). Gëzimin, kryeqytetit ja shtojnë qytetarët që shfaqen të qeshur vesh më vesh, nga fati i madh që u ka rënë për pjesë të jetojnë pikërisht këtu… në Tiranën tonë të dashur e madhështore.

Por, kryeministri Edi Rama, pavarësisht aftësive të tij prej shtrigani babaxhan, ka një tjetër virtyt që ka e treguar edhe këtë të Diel. Përmes faqes së tij në FB, që tanimë është kthyer më të ndjekurën e rrjetit social, ai foli modestish.

“Tirana po bëhet çdo ditë e më shumë turistike. Një destinacion kurioz për të huajt që me një shëtitje të thjeshtë të dalin të gjithë grupe-grupe para syve”, shkroi Rama në FB.

Kulmi i modestisë! Ky njeri i ndritur nuk e shfrytëzon mundësinë të bëjë propagandë, duke mos e përmendur në asnjë çast punën e tij të pametë që tanimë i ka dhënë kryeqytetit një shkëlqim verbues për armiqtë.

Disa nga këta të fundit, sigurisht shumë të paktë në numër, u shfaqën rishtas me komentet e tyre në FB-në e liderit.

“Un s’po shoh ça ka me pa këtu. Nejse të huajt mbase e kuptojnë… Dil një xhiro nga bulevardi ri çfarë skandali keni lënë, si ne mesjetë, pa drita, tharë vendi komplet… Je aq budall sa edhe afganëve i thua turist… Destinacion për afganët dhe bangladeshët”, ishin disa nga komentet dashakeqësve të atyre që përpiqen të hedhin baltë mbi punën e tij.

Megjithatë, shumica e reagimeve ishin realiste e patriotike: Me qytetarë të ndërgjegjshëm të cilët përgëzonin me të drejtë kryeministrin për devotshmërinë ndaj popullit. Emigrantë të penduar që deklaronin se do të ktheheshin sa më parë për të jetuar në Atdhe. Nuk munguan as komentet e anëtarëve të Rilindjes. Më i spikaturi ishte i një patronazhi, i cili i uronte jetë të gjatë kryeministri Edi Rama.

 

Video e postuar nga kryeministri Edi Rama në FB

Etiketa: Edi Ramatiranaturiste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

12:35 : 30/07/2025
Gjatë një kërkimi shkencor në fushën e arkeologjisë
AKTUALITET

“Shqipëria jashtë loje”: Të fundit në garën për fondet e BE-së për shkencën dhe inovacionin

11:57 : 30/07/2025
AKTUALITET

A po vë gjobë Policia? Delvina Gas të gjitha punimet me leje dhe të ligjshme, impianti ka përfunduar 3 vjet më parë

12:30 : 29/07/2025
AKTUALITET

Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një ‘precedent të rrezikshëm’

09:23 : 29/07/2025
AKTUALITET

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet në qershor

08:14 : 29/07/2025
AKTUALITET

11 Maji/ Këlliçi vijon akuzat: KQZ paradhomë e Ramës! Nuk ka pavarësi institucionale

21:42 : 28/07/2025
Para

Bie nga çatia, ndërron jetë 60-vjeçari në Elbasan

TË GJITHA

Dhunoi të bijën 19-vjeçare, arrestohet nëna

12:54 : 30/07/2025

Fier/ Ushtroi dhunë ndaj vajzës së saj, arrestohet nëna 38-vjeçare

12:54 : 30/07/2025

Tjetërsimi i pronës, GJKKO dënon me 2 vite burg Jorgo Goron

12:40 : 30/07/2025

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

12:35 : 30/07/2025

Nën akuzë pronarët e 8 “Exchange” në Elbasan, sekuestrohen 540 mijë euro dhe dy armë

12:28 : 30/07/2025

55-vjeçari konsumon fotoksinë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërron jetë në spital

12:18 : 30/07/2025

Andia Ulliri kërkon mandatin e deputetes, zhvillohet seanca në KAS

12:01 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com