• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U martua Arbri, dasma që la Tiranën pa gjumë. Veliu i Ramës dhe Çuçi i Ministrisë pse nuk ndërhynë?

11:34 : 04/09/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

U martua Arbër Hajdari, shkelet jo vetëm ora policore, por lihet një qytet i tërë pa gjumë.

Deri rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, veç zhurmave të shkaktuara nga fishekzjarret që hidhen në raste gëzimesh si një traditë “alla-shqiptare”, zona të tëra në kryeqytet janë detyruar të dëgjojnë muzikën që vinte nga Pallati i Brigadave në Tiranë.

Festë e madhe, hare e muzikë në kohë Covid, që është kthyer si gogoli për qytetarët, që duhet të mbyllen në banesat e tyre në orën 23:00 deri në 06:00, në kuadrin e masave të vendosura nga Komiteti Teknik. Por jo vetëm kaq! Ndërsa baret dhe restorantet detyrohen që në orën 22:00 të mbyllin muzikën, kur martohet Arbri, djali i Kryeinspektorit të Ramës, Shkëlqim Hajdarit, ligji mund të shkelet.

Me qindra telefonata në sallën operative të Policisë së Tiranës nuk zgjidhën dot problemin që kishin banorët e kryeqytetit, për të fjetur të qetë, derisa me vendim të Komitetit të Ramës, mbyllen në orën 23:00 në banesa. Askush nuk reagoi, të paktën deri në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm, ku ndoshta organizatorët e dasmës, pasi e kishin qelbur zbatimin e rregullave të vendosura nga Rama, menduan të lenë të flenë qytetarët.

Ndoshta brenda eventit festiv i kanë zbatuar me përpikmëri ato masat e distancimit fizik, ndoshta në hyrje të Pallatit të Brigadave të ftuarve mund t´i kenë bërë edhe tamponët nëse janë ose jo me Covid, por për veshët e qytetarëve, ligji u shkel. Ai ligji që po t´a shkeli qytetari i thjeshtë apo pronari i një bar kafeje apo restoranti i zbarkojnë në derën e lokalit jo një apo dy policë, por dy furgona, pastaj i vendosin një gjobë dhe Policia e Ardi Veliut e nxjerr si sukses në luftën ndaj “armikut”.

Lexo edhe:

POSÍ, ka edhe për Ty! Credins Bank & Mastercard lançojnë fushatën më të re me fokusin e rritjes së pagesave digjitale në Shqipëri

10 dyqane Jumbo në Shqipëri, tashmë edhe në Qendrën Emerald

Nuk dihet nëse Veliu i Policisë së Ramës apo Bled Çuçi i Ministrisë së Brendshme, ishin të pranishëm në festë, por ajo që dihet është se policia nuk veproi.

Nuk ndërhyri për të detyruar të paktën të ulnin volumin e muzikës, që dukej se i bënte karshillëk çdo banori në Tiranë, që fatmirësisht ose fatkeqësisht ndodhej në hapësirën ku dëgjoheshin këngët e dasmës. Nuk dihet sepse nuk ndërhyri, por me siguri ata policët e sallës operative janë urdhëruar që të bëjnë sikur nuk dëgjojnë, qoftë edhe ankesat e atyre dhjetra qytetarëve, të shqetësuar nga muzika, që nuk ndalej.

As më shumë dhe as më pak u shkel ligji, ai për të cilin Komiteti Teknik i Ekspertëve na kujton çdo ditë me njoftimet zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, kur lajmërohen rastet e reja me Covid-19.

Pak javë më parë Veliu u shfaq në Vlorë, atje ku pati një revoltë të bizneseve që kërkonin jo të mbanin hapur muzikën deri në orët e para të mëngjesit, por të shtynin qoftë deri në mesnatë orarin. Dhe ta mendosh që bëhej fjalë për kulmin e sezonit turistik.

Nuk u lejuan, i shkoi Veliu dhe i bindi si “Dordomuz”. Po dje çfarë ndodhi? A e ka dëgjuar Ardi Veliu muzikën, po Bled Çuçi? Nëse jo, duket se kanë të nevojshme një vizitë mjekësore për pragun e dëgjimit.

Por nëse e kanë dëgjuar dhe nuk kanë ndërhyrë, atëherë zgjidhja qenka e lehtë: doni të mbani muzikën hapur deri në mëngjes, mjafton të ftoni Arbrin, ose një Arbër tjetër, që ka babain Kryeinspektor të Ramës, ose një zyrtar të këtij niveli pranë Kreut të Qeverisë.

Atëherë mund t´i bëni karshillëk Veliut dhe Çuçit, madje mund t´i merrni edhe në telefon dhe mundësisht aparatin ta ofroni pranë bokseve. Të jeni të sigurtë, s´do keni asnjë reagim dashakeqës.

Etiketa: arbriBoldnewsdasma

Lajme të lidhura

Shkrime promocionale

POSÍ, ka edhe për Ty! Credins Bank & Mastercard lançojnë fushatën më të re me fokusin e rritjes së pagesave digjitale në Shqipëri

16:27 : 29/05/2025
Shkrime promocionale

10 dyqane Jumbo në Shqipëri, tashmë edhe në Qendrën Emerald

18:48 : 22/05/2025
Shkrime promocionale

Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

12:18 : 30/04/2025
AKTUALITET

Tender fiktiv? E paralajmëroi “Boldnews”, Lluca fiton 1.5 mln euro në Bashkinë Kavajë

09:18 : 28/04/2025
AKTUALITET

Hetimi/ “Eco-Elb” i dha 400 mijë euro, “Ergi” dyshohet për keqmenaxhimin e landfillit Elbasan

07:38 : 06/03/2025
SHOW BIZ

“Rozana të ka mbajtur në kurriz deri këtu ”/ Arbër Hajdari-Livias: Je lojtare e dobët!

22:18 : 22/02/2025
Para
Foto ilustruese

Shira të rrëmbyeshëm dhe rrufetë, kur pritet të nisë nesër stuhia në Shqipëri? Zonat e rrezikuara

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com