SHBA, Shtëpia e Bardhë plan prej 65 miliardë dollarë kundër pandemive të ardhshme

Shtëpia e Bardhë propozoi një plan prej 65 miliardë dollarë për të luftuar kundër pandemive të ardhshme.

“Ekziston një mundësi e arsyeshme që një pandemi më e keqe se COVID-19 mund të ndodhë në dekadën e ardhshme”, theksoi Eric Lander, drejtor i Zyrës së Shkencës, Teknologjisë dhe Politikës.

LEXO EDHE  Portugalia heq masat anti-Covid

“Për herë të parë në historinë e vendit tonë, ne kemi mundësinë të transformojmë aftësitë tona në betejë”, shtoi ai.

“Ne duhet të fillojmë përgatitjet tani”, nënvizoi Eric Lander, drejtor i Zyrës së Shkencës, Teknologjisë dhe Politikës.