E rëndë/ Nënë dhe bir humbin jetën brenda ditës nga koronavirusi! Emrat (Foto)

Betejën me COVID-19 e kanë humbur ditën e sotme në Kosovë edhe dy pjestarë të së njëjtës familje nga Rahoveci. Ata janë nënë e bir, Avni dhe Zehra Ahmeti, personat që shihni në foton e mëposhtme.

Lajmin e ka bërë publik kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Ahmeti.

LEXO EDHE  Apeli i presidentes së KE për vendet anëtare

“E nderuara familje Ahmeti, me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurve tuaj, Avniut dhe zonjës Zehra. Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi për ndarjen nga jeta të familjarëve tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! Bashkë ndjejmë me ju! Ngushëllime!”, shkruan Latifi.