• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Uragani i fuqishëm ‘Ida’ mbërrin në Luiziana

21:31 : 29/08/2021
në BOTA

Uragani Ida, një stuhi e rrezikshme e kategorisë 4, mbërriti të dielën në brigjet e shtetit Luiziana, në pjesën veriore të Gjirit të Meksikës, në 16 vjetorin e shkatërrimit që solli në këtë qytet Uragani Katrina.

Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganëve tha se Ida arriti vijën bregdetare duke sjellë erëra me shpejtësi deri në 240 kilometra në orë.

Paralajmërimet për rrezikshmërinë e uraganit ishin në fuqi për Intracoastal City, Luiziana, në grykëderdhjen e Lumit Pearl, si dhe në Liqenin Pontchartrain, në Liqenin Maurepas dhe qytetin metropolitan Nju Orlins.

Më 29 gusht 2005, Uragani Katrina mbërriti në bregun e Luizianas si një stuhi e kategorisë 3. Katrina shkaktoi 1800 viktima, çau argjinaturën mbrojtëse dhe solli përmbytje shkatërrimtare në Nju Orlins. Sistemi federal i argjinaturave të qytetit është përmirësuar që nga ajo kohë.

Përpara mbërritjes së Idas, Guvernatori i Luizianës Bel Edwards paralajmëroi ata që gjenden në trajektoren e saj që të përgatiteshin për t’u strehuar, në vend që të përpiqeshin të evakuoheshin.

Lexo edhe:

E rëndë/ Zjarr në banesën shumëkatëshe, 19 persona të vdekur, mes tyre 9 fëmijë

Trazitarit në Kazakistan, arrestohet ish-kreu i antiterrorit

“Nëse jeni në trajektoren e Uraganit #Ida, puna juaj e vetme tani është të qëndroni të sigurt aty ku jeni. Gjeni vendin më të sigurt në shtëpinë tuaj, kalojeni stuhinë aty dhe qëndroni atje derisa stuhia të jetë larguar”, shkruante ai në Twitter.

Guvernatori Edwards shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe tha se 5 mijë forca të Gardës Kombëtare ndodhen në gatishmëri përgjatë bregdetit për përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Për më tepër, 10 mijë punonjës të linjave elektrike janë në gatishmëri për t’iu përgjigjur ndërprerjeve sapo të kalojë stuhia.

“Do përplaset tek ne drejtpërdrejt”, tha Bebe McElroy për agjensinë e lajmeve Associated Press ndërsa përgatitej të largohej nga shtëpia e saj në fshatin bregdetar të Luizianës, Cocodrie. “Unë thjesht sillem rrotull duke u lutur, duke thënë: ‘Zot i dashur, vetëm kujdesu për ne’.”

Kryebashkiakja e Nju Orlinsit, LaToya Cantrell urdhëroi njerëzit që jetojnë jashtë sistemit mbrojtës të qytetit të evakuohen.

“Trajektorja e parashikuar tregon se është drejtuar drejt Nju Orlinsit. Jo mirë”, tha Jim Kossin, shkencëtar në “The Climate Service”, një kompani private konsulence.

Nga juglindja e Luizianës deri në Misisipi dhe Alabama, reshjet totale mund të shkojnë nga 20 – 40 centimetra, me më shumë se 50 centimetra të mundshme në disa zona, tha shërbimi qeveritar i motit. Shirat e dendur dhe stuhitë mund të shkaktojnë përmbytje të përhapura në zonë.

Në Alabama, Guvernatorja Kay Ivey shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për zonat bregdetare dhe perëndimore në këtë shtet.

Spitalet në zonat që shtrihen në veriore të Gjirit të Meksikës tani përballen me fatkeqësi natyrore pasi po luftojnë me një rritje të pacientëve me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, për shkak të variantit shumë ngjitës delta.

“COVID-i me siguri e bën më të komplikuar këtë stuhi”, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, Mike Hulefeld, nënpresident ekzekutiv dhe drejtues i operacioneve në spitalin Ochsner Health.

Që nga fillimi i pandemisë, Luiziana ka patur 679’796 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 12’359 vdekje, sipas Qendrës për Koronavirusin, të Universitetit Johns Hopkins. Sipas qendrës për statistikat e vaksinave, vetëm 41.01% e gati 4.7 milionë banorëve të këtij shteti janë të vaksinuar.

“Sërish e gjejmë veten duke u përballur me një fatkeqësi natyrore në mesin e pandemisë”, i tha agjensisë së lajmeve Associated Press, Jennifer Avegno, zyrtarja kryesore e shëndetësisë për Nju Orlinsin.

Ida mbërriti në tokë të premten në Kubë dhe deri të shtunën kishte filluar pastrimi. U rrëzuan pemë dhe u dëmtuan ndërtesa, por nuk u njoftuan raste vdekjesh.

Etiketa: bota boldnews host domain

Lajme të lidhura

BOTA

E rëndë/ Zjarr në banesën shumëkatëshe, 19 persona të vdekur, mes tyre 9 fëmijë

22:42 : 09/01/2022
BOTA

Trazitarit në Kazakistan, arrestohet ish-kreu i antiterrorit

22:31 : 08/01/2022
BOTA

Ishin infektuar me koronavirus, ndërrojnë jetë dy vëllezërit e famshëm fancezë

20:50 : 04/01/2022
BOTA

SHBA parandaloi sulmin terrorist në Kabul/ Droni hodhi në erë makinën bombë që do të shpërthente pranë aeroportit

16:40 : 29/08/2021
BOTA

Uragani Ida ‘frikëson’ SHBA, nisin evakuimet e banorëve

21:29 : 28/08/2021
BOTA

Nuk ndalet terrori në Kabul, raportohet për një shërthim të tretë

21:27 : 26/08/2021
Para

Milan-Cagliari/ 5 gola në pjesën e parë, Giroud realizon dopietë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com