• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Yuri Kim tremb amerikanët në Shqipëri me pleqtë e Lazaratit

16:34 : 24/08/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një apel i shpërndarë mesditën e kësaj të Marte nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në të cilin njoftohen qytetarët amerikanë që të anashkalojnë udhëtimet në “zonën e rrezikshme të Lazaratit”, krijon përshtypjen se administrata e Yuri Kim ka një problem me azhurnimin e informacionit në Shqipëri.

Lazarati, një fshat në Gjirokastër, i cili deri para 7 vitesh ishte e vështirë për t’u kontrolluar nga policia për shkak se ishte shndërruar në bazë të kultivimit të narkotikëve, tashmë është një territor i qetë.

Në fshat jetojnë vetëm banorë të moshës së thyer, ndërkohë që të rinjtë dhe sidomos “baronët e drogës” që fshiheshin në atë vend, u larguan pas ndërhyrjes policore të Qershorit 2014.

Operacioni në Lazarat mori një përmasë jo vetëm lokale, por edhe ndërkombëtare.

Lexo edhe:

No Content Available

Madje, për atë që u konsiderua si sukses i madh, ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, organizoi një takim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me Presidentin amerikan, Barak Obama, në 20 Prill 2016, ndërkohë që “fara” e Lazaratit ishte shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, duke kanabizuar të gjithë vendin.

Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u takuan në Prill 2016 me Presidentin amerikan, Barak Obama, pas operacionit “Lazarati” dhe kur “Lazaratizimi” ishte shndërruar në fenomen kombëtar

Operacioni “Lazarati” nuk ishte më i miri i mundshëm, pasi Policia dështoi të arrestonte bosët e vërtetë që kontrollonin kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve nga fshati në drejtim të qyteteve të tjera të vendit, si edhe jashtë kufijve kombëtarë.

Megjithatë, ai operacion e shndërroi fshatin në një zonë të kontrolluar nga Policia dhe tashmë prej vitesh atje jetohet normalisht, me banorë të varfër, të cilët mundohen të sigurojnë jetën me punë fshati.

Por, për Ambasadën Amerikane në Tiranë, duket se informacioni mbi ish-fshatin rebel nuk është azhornuar prej të paktën 7 vitesh.

Në mesazhin e dërguar për qytetarët amerikanë në 24 Gusht 2021, Ambasada shkruan: “…Situata me sigurinë në Lazarat vijon të mbetet e paqëndrueshme për shkak të krimit dhe dhunës së lidhur me kultivimin e marijuanës. Policia lokale ka mundësi të limituara për të mbrojtur dhe asistuar udhëtarët.

Qeveria amerikane nuk është në gjendje të ofrojë shërbime emergjente për qytetarët amerikanë në Lazarat pasi punonjësve të qeverisë amerikane u ndalohet të udhëtojnë atje”.

Në foto: Mesazhi i shpërndarë nga Ambasada Amerikane në Tiranë për “rrezikun Lazarat”, datë 24 Gusht 2021

Ky mesazh duket se është shumë prapa në kohë dhe, madje, vë në dyshim edhe “mitin” e krijuar në Shqipëri se autoritetet amerikane kanë informacion të bollshëm, të përditësuar dhe të detajuar për çdo zhvillim në Shqipëri.

Në fakt, vendi ynë nuk përbën interes madhor për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjithçka kanë nevojë në Uashington është që Ballkani, përfshirë edhe Shqipëria, të jetë një rajon i qetë dhe me demokraci minimale, ose më saktë “stabilokraci”, për të mos u krijuar kokëçarje në planet gjeo-politike.

Sa për çështjet e tjera, përfshirë edhe “Lazaratin e rrezikshëm”, janë thjesht disa detaje lokale, për të cilat drejtuesit e Uashingtonit ua kanë lënë t’i trajtojnë përfaqësuesit e tyre në vendet e Ballkanit.

Etiketa: kim lazarat boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

‘Kam parë vd*kjen me sy ...’/ Flet vajza që mbeti e plagosur në atentatin që ju bë Bledar Muçajt (Foto)

TË GJITHA

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

22:10 : 18/09/2025

Berisha: Me Ramën s’ka zgjedhje, por tek të Tiranës do futemi! Opozitës i duhet kandidat i përbashkët

21:54 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com