Një prej personave të arrestuar në operacionin “e dështuar” të policisë së Tiranës, në vendin e quajtur “Varri i Bamit”, është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit të Tiranës.
Taulant Çoku, është i vetmi që ka lënë qelinë, ndërsa nga “arrest në burg”, Apeli i Tiranës ka caktuar për të masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Të gjithë personat e tjerë të arrestuar në operacionin anti-kokainë të grupit që kishte në kontroll zonën, Gentian Kore, Altin Gega dhe Erjon Prengaj janë lënë në burg nga Shkalla e Dytë e Gjykatës së Tiranës.
Ndërsa, Taulant Çoku, ka deklaruar se ka qenë në brendësi të biznesit që jepte makina me qira për punët e tij, dhe se nuk kishte asnjë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike që bëhej nga anëtarët e tjerë të grupit.