Një lokal në Elbasan është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10, në fshatin Vidhas. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri ka rënë në lokalin e shtetasit me inicialet G.Ll., 61 vjeç.
Forcat e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.