• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Studimi i ri/ Teoricienëve të konspiracionit u mungojnë aftësitë e të menduarit kritik

21:32 : 21/08/2021
në NDRYSHE

Sa më shumë që njerëzit besojnë tek teoritë e konspiracionit, aq më keq dalin ata në testet e të menduarit kritik. Këtë e ka konfirmuar një studim i ri. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se teoricienëve të konspiracionit u mungon inteligjenca.

Përkundrazi atyre u mungojnë aftësitë për të analizuar dhe vlerësuar objektivisht një situatë. Lajmi i mirë është se njerëzit mund t’i mësojnë këto aftësi, dhe në një farë mase të nxirren nga ajo situatë, por kjo është sigurisht e ndërlikuar.

Teoritë e konspiracionit nuk janë asgjë e re. Por ato kanë një shtrirje dhe intensitet më të madh me shfaqjen e mediave sociale. Siç e shpjegon Entoni Lantian, profesor i asociuar i psikologjisë në Universitetin Nanterre në Paris, dhe bashkëautor i studimit të ri: “Teoritë e konspiracionit iu referohen përpjekjeve për të shpjeguar shkakun përfundimtar të një ngjarjeje të rëndësishme (sociale, politike, klimatike etj), përmes akuzimit të një koalicioni të fshehtë njerëzish apo organizatash të perceptuara si dashakeqe dhe të plotfuqishme, që i kanë planifikuar dhe zbatuar fshehurazi këto ngjarje”.

Për shembull, ekziston një teori konspirative e vazhdueshme, sipas së cilës figura të errëta në qeverinë amerikane ishin bashkëpunëtore në sulmet e 11 shtatorit 2001, kur avionët e rrëmbyer nga terroristët u përplasën mbi 2 kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, Pentagon dhe një fushë në Pensilvani.

Teoria e konspiracionit QAnon mbi një rrjet global pedofilësh satanikë të drejtuar nga elitat politike, është aq e përhapur dhe e fuqishme, sa që çoi në zgjedhjen në Kongres të një besimtareje të fortë të saj, republikanes Merxhori Grin.

Lexo edhe:

Gjinekologu që la shtatzënë fshehurazi 21 gra, historia me pacientet e tij

A jeni inteligjent? Ja shenjat që e tregojnë këtë

Pastaj është teoria se pandemia e Covid-19 u krijua me qëllim nga shkencëtarët kinezë. Studiuesit francezë kryen 2 studime, ku ata vlerësuan aftësitë e të menduarit kritik të 338 studentëve universitarë, duke përdorur një version francez të një testimi të njohur si Eseja e Testimit të Mendimit Kritik Ennis-Weir.

Më pas ata vlerësuan prirjet e studentëve drejt bindjeve konspirative, dhe vlerësimin e aftësive të tyre në të menduarit kritik. Mendimi kritik ka të bëjë me analizën dhe vlerësimin objektiv të një situate, ndaj kërkon një numër aftësish njohëse.

Këtu përfshihet aftësia për të menduar në mënyrë sistematike, për të parë këndvështrime të tjera, për të ndryshuar mendje kur shfaqen prova të reja, për të identifikuar informacionin thelbësor përkundrejt atij të parëndësishëm, për të identifikuar dhe hedhur poshtë gabimet logjike,për të qenë i vetëdijshëm për paragjykimet dhe për t’i shmangur ato, dhe për të parë përtej të dukshmes.

Asnjëra nga këto nuk është veçanërisht e lehtë. Ajo që zbuluan studiuesit, ishte një lidhje e fortë midis aftësive më të ulëta të të menduarit kritik, dhe një tendence të shtuar drejt besimit të teorive të konspiracionit. Por kjo nuk është një ide e re. Përkundrazi, ajo mbështetet në mënyrë bindëse mbi kërkimet e mëparshme.

Kështu, një seri studimesh të botuara në vitin 2014 , arritën në përfundimin se mësimi i të menduarit analitik mund të mbrojë dikë nga miratimi i teorive të konspiracionit. Një studim i vitit 2017, zbuloi se të menduarit analitik mund t’u mësohej me sukses fëmijëve 10-12 vjeç.

Është vërtet e mrekullueshme pasja e një “kure” ndaj mendimeve të rrezikshme, por si mund t’i nënshtrohen asaj ata që kanë nevojë?Një seri eksperimentesh në vitin 2016, krijuan një “lidhje të fuqishme” midis nevojës së një personi për t’u ndjerë i veçantë unik, një mentaliteti konspiracionist,dhe miratimit të besimeve specifike të komplotit.

Me fjalë të tjera, dëshira për t’u parë si unikë dhe të veçantë, shërben si një motivim për teorizimin e konspiracioneve. Kjo vë në dyshim natyrën e një besimi në gjëra absurde. Mund të jetë një rast ku për disa njerëz, egoja tejkalon çdo gjë tjetër. Kjo gjë vlen të merret parasysh kur vëmë në dyshim sjelljen dukshëm vetë-shkatërruese të teoricienëve të famshëm të komplotit.

Vitin e kaluar, shefi i famshëm i kuzhinës dhe teoricieni i konspiracionit Pit Evans u pushua nga puna nga “Channel Ten”, pikërisht ditën që do të fillonte xhirimet. Shkak u bë postimi i një simboli neo-nazist në profilin e tij në Instagram.

Llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram janë mbyllur që prej shpërndarjes së dezinformatave në lidhje me koronavirusin. Ndërsa dukshmëria e tij në publik së bashku me të ardhurat kanë rënë, edhe vetë Evans ka mbetur i penduar nga ai gjest. Ju mund të pyesni veten:”Çfarë po i thoshte mendja atij?”.

Etiketa: ndryshe boldnews host domain

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Gjinekologu që la shtatzënë fshehurazi 21 gra, historia me pacientet e tij

20:27 : 04/02/2022
NDRYSHE

A jeni inteligjent? Ja shenjat që e tregojnë këtë

22:37 : 23/01/2022
BOTA

Gruaja nxjerr shëtitje burrin e lidhur si qen, rrjeti ‘shpërthen’ me kritika (Video)

18:33 : 14/01/2022
NDRYSHE

Mbushi 119/ Ja sekretet e Tanakës, gruas që jetoi nëpër histori

21:34 : 03/01/2022
NDRYSHE

Pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve/ Çfarë duhet të bëni në 2022, nga telefoni, te ish-i

16:40 : 31/12/2021
BOTA

Çmenduri! Ndalohet për 11 ditë e qeshura dhe alkooli në Korenë e Veriut

16:49 : 16/12/2021
Para

Perimja e së ardhmes, ja çfarë thonë shkencëtarët

TË GJITHA

Brazili “lan në ar” Ancelottin, zbulohet rroga dhe bonusi për fitoren e Kupës së Botës

19:23 : 13/05/2025

Lapaj: Jemi pranë fitores së një mandati në Fier, do ja marrim PS-së

19:13 : 13/05/2025

Mbi 60 mijë zarfe të numëruara të Diasporës, ja rezultatet e deritanishme

19:04 : 13/05/2025

“The Sun”: Mourinho kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Manchester United

19:01 : 13/05/2025

FOTOLAJM/ Skema e “trenit bullgar” në Tiranë, pamje të tjera nga KZAZ 40

18:53 : 13/05/2025

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë: Tani është koha e tyre për të shkëlqyer!

18:46 : 13/05/2025

Zgjedhjet/ Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja rezultatet

18:32 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com