Një aksident i rënë është regjistruar në aksin Levan-Fier, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Toyota” dhe një “Volkswagen”. Përplasja ka qenë mjaft e fortë duke shkaktuar dëme të mëdha te të dyja makinat.
Si pasojë e përplasjes është devijuar trafiku në një tjetër rrugë në zonën e Levanit. Ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.
“Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan–Fier, janë përplasur automjetet tip ‘Toyota’ dhe ‘Volkswagen’, ku për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.