Mësohet se i është vënë zjarri një masivi me ferra e shkurre në Pogradec të cilat në brendësi kishin edhe goma të vjetra makine.
Ndërhyrja e zjarrfikësve në kohë ka arritur të izolojë zjarrin i cili rrezikoi edhe një servis aty pranë, ndërsa raportohet se ndotja e ajrit si pasojë e djegies së gomave është e lartë.
Në vendngjarje mësohet se ndodhet edhe policia.