• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sa miliardë lekë më shumë u mblodhën gjatë 7 muajve të parë të vitit 2021?

12:55 : 16/08/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Treguesit fiskalë të muajve janar – korrik 2021 tregojnë se në buxhetin e shtetit janë mbledhur 47.7 miliardë lekë më shumë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 7-mujore (Janar – Korrik 2021) reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Të ardhurat totale për 7-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 102 % të planit të 7-mujorit.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për 7-mujorin e vitit 2021, u realizuan në masën 96.4 % të planit të periudhës.

Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin e shtatë të vitit 2021 rezultoi në rreth 29.9 miliardë lekë.

Këto të dhëna tregojnë që ekonomia po ringrihet gjatë këtij viti. Ndërkohë janë institucionet e rëndësishme financiare ndërkombëtare, si FMN apo Agjencia S&P që në vlerësimin e tyre të fillimit të gushtit konfirmuan për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+”, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”.

Lexo edhe:

Horoskopi, e enjte, 3 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

U vra nga vjerri, zbulohet pas 17 vitesh koka e një kufome të gjetur pranë autostradës në Itali

Rimëkëmbja e ekonomisë është reflektuar edhe në tregun e punës, ku sipas të dhënave, numri i të punësuarve në Qershor 2021 arriti në 710,464 persona, nga 667,761 persona që ishte në Qershor 2020.

Performanca Paraprake 7-Mujore e të Ardhurave dhe Shpenzimeve

Të Ardhurat

Të ardhurat totale për 7-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 281.4 miliardë ose 102 % të planit të 7-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të adhurat kanë rritje prej 47.7 miliardë lekë.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 101.8 miliardë lekë, 19.4 miliardë lekë ose 23.5% më shumë se 7-mujori 2020, si dhe 6.7 miliardë lekë ose 7% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 7-mujorin e vitit 2021.

Sipas Analizës së 60 grup mallrave, 49.9% të kontributit në totalin e të ardhurave doganore e zënë 5 produkte dhe përkatësisht: karburant importi 23.8%; cigaret 13.1%; metalet bazë dhe artikujt prej tyre 5.9%; automjetet e përdorura me 4.4%; plastika dhe artikujt 2.8% të të ardhurave.

Ndërkohë, ndikimin më të madh në rritje krahasuar me 7-mujorin e vitit 2020 e kanë dhënë të ardhurat nga importi i karburante, automjetet e përdorura, metalet bazë dhe artikujt prej tyre, cigaret, veshje dhe tekstile dhe materialet e ndërtimit, me efekt +11.3 miliardë lekë si rezultat i rritjes së sasisë së importuar dhe ndryshimit të çmimit.

Të ardhurat nga TVSH në import për 7-mujorin rezultojnë 68.3 miliardë lekë, 14.3 miliardë lekë ose 26.4% më shumë se një vit më parë, si dhe 4.9 miliardë ose 7.8% më shumë se plani për 7 mujorin 2021. Ekzistojnë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në realizimin e performancës së tatimit mbi vlerën e shtuar. Gjatë 7 mujorit 2021, produket doganore me efekt pozitiv në të ardhurat e TVSH-së janë karburante importi, automjetet e përdorura, metalet bazë dhe artikujt prej tyre, veshje dhe tekstile, dhe materialet e ndërtimit, të cilat kanë një kontribut pozitiv +6.9 miliardë lekë. Ndër produket me efekt negative renditen energjia elektrike, mielli dhe gruri, sheqeri, fruta –perime dhe telefona celularë, me një efekt -0.6 miliardë lekë.

Gjatë 7- mujorit 2021, ka patur një rritje të lehtë të sasisë së importuar të energjisë elektrike me +818 megaëatorë, krahasuar me vitin 2020, por përsëri efekti ka qënë negativ, -268.3 milionë lekë në të ardhurat për tvsh, megjithëse efekti në të ardhurat totale si rezultat I ndryshimit të çmimit ishte +272.3 milionë lekë.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 28 miliardë lekë, 4.1 miliardë lekë ose 17.3% më shumë se viti 2020, si dhe 1.4 miliardë lekë ose 5.1% më shumë se plani i akcizës për 7 mujorin 2021. Ndikim të rëndësishëm pozitiv në të ardhurat nga akciza kanë pasur produktet:

Karburant importi, me një rritje 50.5 mijë ton, (+19.4%) më shumë se viti i kaluar, me efekt në të ardhurat e akcizës +24 miliard lekë, ose 19.8%.

Cigare me një rritje 100 ton, (+6.8%) më shumë se viti i kaluar, me efekt në të ardhurat e akcizës +1.4 miliard lekë, ose 16.7%.

Ndër produktet e akcizueshme që kishin ndikim negativ ishin: Birrë prodhim vendi, me një rënie prej 1.2 mijë ton (-5.3%) krahasuar me një vit më parë, me efekt negative në akcizë me -137 milionë lekë; Gaz i lëngët me një rënie prej 24.1 mijë ton (-31.5%), krahasuar me një vit më parë, me efekt negative në akcizë me -8 milionë lekë.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.4 miliardë lekë, 132.7% krahasuar me vitin i kaluar dhe realizim në masën 104.2% kundrejt planit, ose 57 milionë lekë më shumë. Të ardhurat nga renta minerare e naftës bruto janë 1.2 miliardë lekë, 360.5 milionë ose 43.7% më shumë se renta e 7 mujorit të vitit 2020. Krahasuar me vitin e kaluar, të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto kanë pësuar rritje si rezultat i rritjes së sasisë së prodhimit të naftës bruto e cila për 7- mujorin 2021 është 9.1% më shumë se viti i kaluar me efekt +32.1 milionë lekë, por në të njëjtën kohë edhe rritja e çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, ka sjellë një efekt +285.1 milionë lekë. Gjatë 7-mujorit 2021 kemi një rritje të rentës për njësi nga 2.35 lekë/ton në 3.09 lekë/ton.

Ndërkohë, të ardhurat nga mineralet e eksportuara kanë pësuar rritje në masën 24.1 milionë lekë, për shkak të rritjes së sasisë së eksportuar me 7.8% krahasuar me 7- mujorin e vitit 2020 me efekt +86 milionë lekë njëkohësisht dhe rritjes së çmimit të mineraleve, me efekt +6.2 milionë lekë.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 4 miliardë lekë, 642 milionë lekë ose 18.9% më shumë se 7- mujori 2020, si dhe 305 milionë lekë ose 8.2% më shumë se plani i 7- mujorit 2021. Peshën më të madhe në taksën doganore e zënë produket, si cigaret (11.2%), fruta – perimet (9.1%), mish importi (9.3%), veshjet e këmbës (9.2%).

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 7- mujorin 2021 u realizuan në masën 141.5 miliardë lekë, 19.7 miliardë ose 16.2% më shumë se 7- mujori i vitit të kaluar, si dhe 2.1 miliardë lekë, ose 1.5% më shumë se plani i 7- mujorit 2021.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (bruto), u realizua në masën 31.7 miliardë lekë, 7.2 miliardë ose 29.1% më shumë se 7- mujori 2020, si dhe 2.8 miliardë ose 9.6% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 7 mujorin 2021. Sektorët me kontributin më të madh krahasuar me 7- mujorin e vitit 2020 janë sektori i tregtisë, ndërtimit dhe sektori i prodhimit. Rimbursimet për periudhën 7- mujore 2021 arritën 16.1 miliardë lekë, 7.4 miliardë lekë ose 184.1% më shumë se 7 mujori 2020, si dhe 5 miliardë lekë ose 45.3% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 7- mujorin 2021.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 19.6 miliardë lekë 4.2 miliardë lekë, ose 27.3% më shumë se 7- mujori 2020, si dhe 271 milionë lekë ose 1.4% më pak se plani 2021 për Tatimin mbi Fitimin. Nga analiza e tatimit mbi fitimin sipas sektorëve rezulton sektori i shërbimit me rritje 34% krahasuar me 7- mujorin e vitit 2020 dhe sektori i ndërtimit me rritje 44% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 23.4 miliardë lekë, 4.3 miliardë lekë ose 22.3% më shumë se 7 mujori 2020, si dhe 511 milionë ose 2.2% më shumë se plani 7- mujor i 2021. Ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë patur: të ardhurat nga tatimi mbi deklaratën individuale vjetore të të ardhurave me rritje 151% krahasuar me 7- mujorin e vitit 2020; të ardhurat nga tatimi mbi dividentin dhe aksionet me rritje 125% krahasuar me 7- mujorin e vitit 2020; Taksat nacionale, për peridhën Janar-Korrik 2021 u realizuan në masën 20.9 miliardë lekë, 3.8 miliardë lekë ose 22.1% më shumë se 7- mujori 2020, si dhe 0.8 miliardë lekë ose 4% më shumë se plani i përcaktuar për 7 mujorin 2021. Peshën më të madhe në të ardhurat e taksës nacionale e zë taksa e qarkullimit rrugor me 51.1% të totalit të taksës nacionale, e cila gjatë 7 mujorit 2021 ka pësuar rritje me 21.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 61.9 miliardë lekë, 7.6 miliardë lekë ose 14.1% më shumë se 7- mujori 2020, si dhe realizim 105.7% të planit për 7- mujorin 2021. Nga analiza e numrit të të punësuarve të deklaruar për muajin Qershor 2021 rezulton rritje me 30,314 vende pune ose 4.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, në 7- mujorin e vitit 2021, arritën në rreth 311.3 miliard LEK me një realizim në masën 96.4% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 10% më i lartë ose rreth 28.2 miliard LEK më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 7- mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 52.5 përqind të planit vjetor fillestar dhe 51% e planit vjetor të ndryshuar me Aktin Normativ nr.26, datë 22.06.2021 (AN nr.26).

Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 7-mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 99.6% dhe 63.3% e planit të periudhës.

Niveli i deficitit për periudhën 7- mujore të vitit 2021 rezultoi në rreth 29.9 miliardë lekë, ose rreth 19.5 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për periudhën 7- mujore niveli i deficitit rezulton 64.4% e planit të periudhës prej rreth 46.4 miliardë lekë./Monitor

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 3 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 02/07/2025
BOTA

U vra nga vjerri, zbulohet pas 17 vitesh koka e një kufome të gjetur pranë autostradës në Itali

22:55 : 02/07/2025
SHENDETI

A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ja çfarë thonë ekspertët

22:52 : 02/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Elbasan/ Bushati: Djegin plehrat, kryebashkiaku karagjoz thotë se u ndez nga vapa

22:41 : 02/07/2025
SPORT

Atalanta blen sulmues në Premier League, prezantohet 23-vjeçari ganez

22:41 : 02/07/2025
RAJONI

Takimi me Osmanin për konstituimin e Parlamentit, Kurti: Ka pak shpresë

22:26 : 02/07/2025
Para

Pogba te PSG? Ja paga javore që i ofrohet mesfushorit francez

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 3 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 02/07/2025

U vra nga vjerri, zbulohet pas 17 vitesh koka e një kufome të gjetur pranë autostradës në Itali

22:55 : 02/07/2025

A është e sigurt të pini kafe gjatë verës? Ja çfarë thonë ekspertët

22:52 : 02/07/2025

Zjarri në Elbasan/ Bushati: Djegin plehrat, kryebashkiaku karagjoz thotë se u ndez nga vapa

22:41 : 02/07/2025

Atalanta blen sulmues në Premier League, prezantohet 23-vjeçari ganez

22:41 : 02/07/2025

Takimi me Osmanin për konstituimin e Parlamentit, Kurti: Ka pak shpresë

22:26 : 02/07/2025

Si favorizoi Ligji për Investimet Strategjike një dorë biznesmenësh vendas

22:26 : 02/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com