Një 59-vjeçar është arrestuar në Fier për zjarrëvënie. Raportohet se shtetasi Xh. V., banues në Hoxharë e Vjetër, 59-vjeç dyshohet se u kishte vënë zjarrin disa barërave të thatë, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u dogj një sipërfaqe me bimësi në vendin e quajtur “Grykëderdhja e lumit Seman”.
Gjithashtu, po nga këto struktura u procedua penalisht qytetarja me iniciale J. M., banuese në Grykë, pasi duke djegur disa barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë ka dëmtuar pronën e dikujt tjetër, duke i djegur bazën ushqimore të blegtorisë.














