Një minibus me 35 pasagjerë në Rusi ka shpërthyer. Shpërthimi ndodhi rreth orës 21:30 me orën lokale të enjten në qytetin Voronezh, 500 km në jug të Moskës. Në kohën e shpërthimit minibusi ishte i parkuar në qendër të qytetit.
Një grua është vrarë dhe 18 persona të tjerë janë plagosur, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë sipas autoriteteve ruse.
❗️🇷🇺 WARNING: The moment of the bus explosion in Voronezh caught on video#Russia https://t.co/GpkNK41q8H pic.twitter.com/SOasYDUdyZ
— The RAGEX (@theragex) August 12, 2021
Fillmisht mediat ruse raportuar se ishte shpërthim i një bombole gaze që mundësonte motorin por më vonë përfaqësuesit e kompanisë që zotëronte minibusin thanë se motori i tij funksionon me naftë.
Zëvendës guvernatori i rajonit Voronezh, Sergei Sokolov, vuri në dukje se “për momentin, nuk ka asnjë indikacion se ky mund të jetë një akt terrorist”.
Guvernatori i rajonit, Aleksandër Gusev, njoftoi se shërbimet kompetente të sigurisë po punonin në vendin e shpërthimit, ndërsa u udhëzua që të kontrolloheshin të gjitha mjetet e transportit publik dhe t’i kushtohej vëmendje e veçantë çdo bagazhi të braktisur ose të dyshimtë lëvizjet e udhëtarëve.