Një punëtor ndërtimi ka rënë nga lartësia dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ndërsa policia njoftoi se ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale ”shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Specialistët e Hetimit të Krimve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin M. P., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi duke punuar në një objekt është aksidentuar duke rënë nga lartësia, punonjësi i tij, shtetasi B. H., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme’, njofton zyrtarisht policia e Durrësit.