Real Madrid mund të largohet nga La Liga dhe po mendon t’i bashkohet Premier League.
Ky është skenari që paralajmëron “Mundo Deportivo”, pavarësisht se mund të duket një skenar i çmendur. Por galaktikët janë kundër marrëveshjes së ligës me fondin CVC, sikurse edhe Barcelona e Athletic Bilbao.
Sipas gazetës spanjolle, Real Madrid po mendon që të regjistrohet në një tjetër kampionat dhe po mendon që të kalojë në Premier League.
Padyshim që në aspektin sportiv do të ishte një “WOW” i madh kjo lëvizje.
Sigurisht ka pengesa për këtë, sidomos prej “Brexit”. Regjistrimi i një klubi jo anglez në Premier League nuk është i lehtë në aspektin juridik, por duhet parë nëse mund të gjendet një zgjidhje për këtë.