Mbi 5 milionë banorë në Japoni kanë marrë urdhër evakuimi për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë prekur pjesën jugperëndimore të vendit.
Paralajmërimi më i fortë për evakuim, Niveli 5, u lëshua të shtunën për më shumë se një milion banorë në prefekturat Saga, Nagasaki, Fukuoka dhe Hiroshima. Kurse, paralajmërimi i Nivelit 4, iu dha 17 prefekturave të tjera në të cilat jetojnë më shumë se 4 milion banorë.
Autoriteti meteorologjik i vendit njoftoi në një deklaratë se fronti i shiut mund të qëndrojë mbi vendin për rreth një javë, sipas Reuters.













