• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

6 vende të BE kundër pranimit të afganëve: Çojmë sinjale të gabuara, motivojmë…

13:39 : 14/08/2021
në BOTA

Gjashtë vende anëtare të Bashkimit Evropian i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian të mos e ndalojë dëbimin e emigrantëve afganë, pavarësisht marrjes së kontrollit nga ana e talibanëve të disa pjesëve të vendit.

Austria, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Greqia dhe Holanda i shkruan Komisionit Evropian duke pretenduar se mbajtja e emigrantëve “dërgon sinjal të gabuar dhe ka të ngjarë të motivojë edhe më shumë qytetarë afganë të largohen nga shtëpitë e tyre për në BE.”

Adalbert Jahnz, zëdhënësi i Komisionit për çështjet e brendshme shpjegoi se “i takon secilit shtet anëtar të bëjë një vlerësim individual nëse kthimi është i mundur në një grup të caktuar rrethanash, që duhet të marrë parasysh parimet e ligjit dhe të drejtat themelore”.

“Por kjo nuk është diçka që BE -ja e rregullon në mënyrë specifike,” shtoi ai, raporton Euronews.

Thirrja e gjashtë shteteve anëtare vjen një javë pasi Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) u bëri thirrje autoriteteve austriake të ndalojnë dëbimin e një shtetasi afgan deri në fund të gushtit për shkak të “rrezikut të qartë të dëmit të pariparueshëm për ankues “.

Lexo edhe:

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Në muajin korrik, Afganistani i bëri thirrje BE -së që të ndalojë dëbimet e detyruara të emigrantëve afganë, për tre muaj, derisa forcat e sigurisë po luftojnë kundër talibanëve.

Talibanët filluan një ofensivë kundër forcave qeveritare që kur Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera, në muajin maj, filluan tërheqjen e forcave të tyre nga Afganistani, pas rreth 20 vjetësh të operacioneve luftarake atje. Tërheqja e plotë pritet të ndodhë deri në fund të muajit gusht.

“Vetëm sepse rajonet e një vendi janë të rrezikshme nuk do të thotë se çdo person nga ai vend ka të drejtën e mbrojtjes” tha ministri belg i Azilit dhe Migracionit, Sammy Mahdi, duke arsyetuar kërkesën e gjashtë shteteve drejtuar KE-së.

Ministria holandeze e drejtësisë konfirmoi gjithashtu se i kishte kërkuar Brukselit të mos pezullojë dëbimet e detyruara, ndërsa shtoi se “zhvillimet në Afganistan po ndiqen nga afër”.

Por, një zyrtar i lartë i BE -së tha se “duke pasur parasysh situatën aktuale, unë nuk pres që operacionet e kthimit të detyruar të ndodhin”, raportonte REL.

Sipas AFP-së, ky zyrtar ka thënë se këtë vit, 1.200 njerëz ishin kthyer nga BE-ja në Afganistan. Prej tyre, 1.000 ishin “vullnetarë” dhe 200 “të detyruar”.

Pas kërkesës së Kabulit drejtuar vendeve të BE -së më 11 korrik, Suedia dhe Finlanda ndaluan dëbimet e detyruara në Afganistan.

Afganët në vitin 2020 përbënin 10.6 për qind të azilkërkuesve në BE, ose pak më shumë se 44.000 nga rreth 416.000 kërkesat e përgjithshme për azil. Shifra është e dyta më e madhe pas sirianëve me 15.2 për qind, sipas statistikave të BE -së.

Lajme të lidhura

SPORT

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025
AKTUALITET

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025
BOTA

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025
BOTA

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025
Para

U përfshi në sherr, goditi në kokë edhe një polic, arrestohet 24-vjeçari

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com