Një 24 vjeçar nga Fieri u ndalua nga Policia e Pogradecit, pasi kundërshtoi me dhunë një patrullë që kishte shkuar për të shuar një konflikt ku ishte përfshirë fieraku.
Policia njoftoi se arrestoi shtetasin A. M., 24 vjeç, banues në Fier, pasi mbrëmjen e djeshme, përballë një lokali në rrugën e Volorekës, Pogradec, ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të neutralizuar një konflikt në të cilin 24-vjeçari ishte përfshirë me persona të tjerë.
Policiatha se gjatë shoqërimit të tij për në ambientet e Komisariatit, shtetasi A. M., ka goditur me grusht në kokë, njërin prej punonjësve të policisë.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.