• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhen argumentet, ja pse u shkarkua gjyqtarja e Apelit Tiranë, Zegjine Sollaku

21:41 : 12/08/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, VETTING

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku u hetua në veting për transaksione të padeklaruara, konflikt të mundshëm interesi dhe denoncimet nga publiku, por u penalizua në fund nga aritmetika e analizës së pasurisë.

Pas 26 vitesh në sistemin e drejtësisë, gjyqtarja Zegjine Sollaku u shkarkua nga detyra më 8 korrik, pasi nuk arriti të justifikonte burimin e ligjshëm të pasurisë së saj familjare me një vlerë të llogaritur në 5.2 milionë lekë.

Sipas vendimit të arsyetuar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Sollaku ka mungesë burimesh të ligjshme për investimet e kryera si dhe përballimin e shpenzimeve gjatë karrierës së saj si gjyqtare, ndërkohë që në disa raste, deklarimet e saj u konsideruan të pamjaftueshme.

Vetingu i gjyqtares së Apelit të Tiranës u krye nga trupa e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Suela Zhegun.

Procesi u fokusua kryesisht në llogaritje aritmetike mbi kriterin e pasurisë, ndonëse gjatë hetimit u gjetën transaksione financiare të padeklaruara të bashkëshortit të subjektit si dhe deklarime të mangëta të llogarive bankare.

Në kriterin e aftësive profesionale, Komisioni analizoi dyshimet për konflikt të mundshëm interesi si dhe 58 denoncime nga publiku – dy prej të cilëve ishin shoqëruar edhe me kallëzime penale për ‘shpërdorim detyre’.

Lexo edhe:

Pistë e re për Kristjan Asllanin, mesfushori i Interit kërkohet në La Liga

Qëlloi me armë rojet kufitare në Teksas, policia amerikane ekzekuton agresorin

Për njërin prej kallëzimeve ishte vendosur mosfillimi, ndërsa kallëzimi i dytë kishte kaluar pingpong mes dy prokurorive, përpara se të pushohej me vendim gjykate.

Në fund, Komisioni i konsideroi si të pabazuara denoncimet dhe e vlerësoi pozitivisht Sollakun për kriterin e aftësive profesionale.

Zegjine Sollaku ka punuar si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës në vitet 1995-2003 dhe pjesën tjetër të karrierës së saj ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Në seancën dëgjimore me KPK, ajo u mbrojt nga bashkëshorti i saj, Theodhori Sollaku –avokat dhe ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë, i cili deklaroi se të gjitha transaksionet financiare ishin kryer nga ana e tij dhe jo nga bashkëshortja.

Minuse dhe mosdeklarime

Komisioni analizoi fillimisht pasuritë e familjes Sollaku të deklaruara për llogari të vetingut, të cilat përbëhen nga 7 apartamente, pesë garazhe, 1 banesë private në qytetin e Fierit si dhe dy automjete.

Gjatë hetimit administrativ, Komisioni gjeti mungesa financiare në vlera të konsiderueshme për një pjesë të pasurive të patundshme, ndërsa pjesa tjetër u konsiderua pa probleme.

Vendimi i arsyetuar tregon se Sollaku e kundërshtoi në të gjitha rastet barrën e provës dhe prapësoi një pjesë të mirë të gjetjeve të KPK-së, përfshirë edhe analizën financiare.

Diferenca negative e konstatuar në fillim u reduktua ndjeshëm gjatë procesit, por jo aq sa t’i siguronte subjektit konfirmimin.

Në fund, Komisioni vlerësoi se subjekti dhe bashkëshorti i saj nuk kishin pasur burime të ligjshme prej rreth 283 mijë lekësh përpara vitit 2003 dhe 5 milionë lekësh për periudhën 2003-2016 – për të cilën u aplikua dhe masa disiplinore e shkarkimit.

E mjaftuar me këtë konkluzion, trupa gjykuese e Komisionit u ndal shkarazi tek gjetje të tjera në kriterin e pasurisë; të tilla si transaksione apo ndryshime të llogarive bankare të padeklaruara.

Komisioni identifikoi 11 transaksione të kryera nga bashkëshorti i subjektit, me përshkrimin dhënie/kalim dhe kthim borxhi në vlera të konsiderueshme. E pyetur nga KPK, gjyqtarja Sollaku pretendoi se nuk kishte qenë asnjëherë në dijeni të tyre dhe se ato ishin kryer në kuadër të aktivitetit të bashkëshortit si avokat.

Subjekti ka sqaruar më pas se këto veprime financiare janë kryer në kuadër të ndihmës reciprike shoqërore dhe miqësore dhe nuk kanë shërbyer ‘kurrsesi për shtimin e pasurisë”.

Komisioni vlerësoi se disa nga transaksionet ishin të paqarta, disa nga shpjegimet nuk ishin bindëse dhe burimet financiare të shumave të qarkulluara nuk ishin gjithmonë të provuara me dokumentacion ligjor.

Megjithatë, Komisioni e çmoi të panevojshme që të dilte me konkluzion për secilën prej transaksioneve, pasi gjykoi se veprimet ishin zeruar brenda vitit dhe nuk kishin shërbyer si burim për pasuritë –me përjashtim të një rasti.

Për mungesën e deklarimeve të shtesave dhe pakësimeve në llogaritë bankare, Komisioni u mjaftua me përcaktimin si ‘deklarim i pamjaftueshëm’ në vlerësimin tërësor të kriterit të pasurisë.

Rrëzohet konflikti i interesit

Ndryshe nga pasuria, gjyqtarja Zegjine Sollaku mori vlerësime pozitive për kriterin e pastërtisë së figurës. Ndërsa për vlerësimin profesional, trupa e KPK-së është investuar në hetimin e dyshimeve për konflikt të mundshëm interesi si dhe në verifikimin e denoncimeve, përpara se t’i jepte subjektit notë kualifikuese.

Për periudhën e rivlerësimit, Komisioni ka identifikuar 29 çështje të gjykuara nga Zegjine Sollaku me subjekte që në periudha të caktuara, kanë pasur marrëdhënie juridiko-financiare me bashkëshortin e saj.

E pyetur mbi këtë fakt, Sollaku ka hedhur poshtë konfliktin e interesit, ndërsa ka pretenduar në mënyrë të përsëritur se nuk ishte në dijeni të transaksioneve të kryera nga ana e bashkëshortit.

Edhe Komisioni është bindur se gjatë ushtrimit të detyrës, subjekti nuk është gjetur në rrethana të konfliktit të interesit.

“Komisioni ka analizuar materialet e administruara dhe përgjigjet e subjektit, si dhe momentet kohore të trajtimit të çështjeve nga subjekti në raport me kohën e ekzistencës së marrëdhënieve të interesit, duke arritur në përfundimin se nuk ka pasur rrethana të tilla,” thuhet në vendim.

Në analizën e 58 denoncimeve nga publiku, trupa gjyqësore vlerëson se disa syresh janë të përsëritura dhe disa të tjera nuk përbajnë prova apo indicie për verifikime të mëtejshme.

Dy prej denoncuesve kishin depozituar më parë edhe kallëzime penale për ‘shpërdorim detyre’ ndaj Sollakut, por hetimet ose nuk kishin nisur, ose ishin pushuar me vendim gjykate.

I dorëzuar fillimisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, njëri prej kallëzimeve është dërguar më pas në Prokurorinë e Durrësit dhe prokurori ka kërkuar në gjykatë pushimin e akuzës.

Gjykata e ka rrëzuar këtë kërkese dhe ka urdhëruar plotësim të hetimeve, por pas ankimit të prokurorit dhe një përplasje kompetencash me SPAK-un, çështja është pushuar nga gjykata me argumentin se ‘fakti nuk ekziston’.

Sipas KPK, kallëzimi ndodhet aktualisht në Gjykatë të Lartë pas ushtrimit të rekursit nga njëra prej palëve.

Në vlerësimin tërësor të kriterit të profesionalizmit, KPK çmon se ka gjetur problematika kryesisht me afatet në disa prej çështjeve të administruara. Megjithatë, KPK vlerëson se ato nuk mund ta penalizojnë subjektin.

“…mbeten të një niveli të tillë që vlerësohet që nuk përbëjnë në vetvete shkaqe të mjaftueshme për të konkluduar për papërshtatshmërinë profesionale të subjektit të rivlerësimit, znj. Zegjine Sollaku..,” thuhet në vendim, ndërsa shtohet se subjekti arrin nivel kualifikues në kriterin profesional.

 

Lajme të lidhura

SPORT

Pistë e re për Kristjan Asllanin, mesfushori i Interit kërkohet në La Liga

18:05 : 07/07/2025
BOTA

Qëlloi me armë rojet kufitare në Teksas, policia amerikane ekzekuton agresorin

17:52 : 07/07/2025
AKTUALITET

Zjarr në një banesë në Pogradec, dyshohet për defekt elektrik

17:49 : 07/07/2025
AKTUALITET

Çudirat e Rilindjes/ Pensionisti nga Tërpani bëhet pronar i koncesionit 60 milionë euro në Portin e Vlorës

17:44 : 07/07/2025
AKTUALITET

Rinumërimi në Fier, Lubonja: Ceno Klosi mori vota me pushtet e shantazh

17:43 : 07/07/2025
SHOW BIZ

Arrestimi i Noizy-t në Zvicër/ Stresi zbulon emrin: Ja kush e çoi në burg reperin

17:42 : 07/07/2025
Para

Zjarr i madh në një lagje të Fushë-Krujës, flakët shumë pranë banesave

TË GJITHA

Pistë e re për Kristjan Asllanin, mesfushori i Interit kërkohet në La Liga

18:05 : 07/07/2025

Qëlloi me armë rojet kufitare në Teksas, policia amerikane ekzekuton agresorin

17:52 : 07/07/2025

Zjarr në një banesë në Pogradec, dyshohet për defekt elektrik

17:49 : 07/07/2025

Çudirat e Rilindjes/ Pensionisti nga Tërpani bëhet pronar i koncesionit 60 milionë euro në Portin e Vlorës

17:44 : 07/07/2025

Rinumërimi në Fier, Lubonja: Ceno Klosi mori vota me pushtet e shantazh

17:43 : 07/07/2025

Arrestimi i Noizy-t në Zvicër/ Stresi zbulon emrin: Ja kush e çoi në burg reperin

17:42 : 07/07/2025

Gerti Bogdani do të festonte sot 45-vjetorin, Edlira Çepani e përkujton me një dedikim prekës

17:31 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com